VIDEO/ Artan Lame kujton “sherrin” me Fevziun: Për një fije, desh u bëra për rrahmet…

Artan Lame ka kujtuar “sherrin” e katër viteve më parë me Blendi Fevziun në “Opinion”, që edhe sot kujtohet me humor për shkak të shpërthimit të Fevziut.

“Një prej të paktave të mira të Fb, është se të kujton vetë ngjarje të tuat që ti vetë i ke harruar.

Sot FB-ja, me një nga ato mesazhet e veta elektronike e të pa ndjenja, më kujtoi se plot 4 vjet të shkuara kish ndodhur ai debati në OPINION, që se mora vesh kurrë se me kë e pata, me Fevziun apo me të ndjerin Olldashi.

Kaluan 4 vjet qe atehere, Sokoli u bë për rrahmet dhe, për një fije, desh u bëra edhe unë.

Mjafton kaq për ta kuptuar të gjithë se sa m’ kot therremi e shkulemi…

P.S: Fragmentin që po sjell këtu, e mora në Youtube dhe përpunimi i tij nuk është i imi”, shkruan Lame.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “VIDEO/ Artan Lame kujton “sherrin” me Fevziun: Për një fije, desh u bëra për rrahmet…”

  1. Tajari says:

    Edhe qentë duken me të kulturuar.

  2. Nani says:

    Lame,
    Humbe per kater vjet…si dole me legalizimet?
    Po vijne shume gjalecsi eko…shume..thone ke filluar te vishesh shtrenjt…

  3. Nani says:

    Láme,ti u solle si telendar ne ate emisjon.
    Si grua e keqe.

Lini një Përgjigje te Nani Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *