Vjedhja e CEZ/ Juristi i OSHEE kërkon zëvendësimin e gjyqtarit: I lidhur me familjen Berisha

Juristi i OSHEE-së  Romeo Kara, ka kërkuar zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës, përjashtimin e gjyqtarit të çështjes së hapur mes tij dhe djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Sipas juristit, gjyqtari Gerd Hoxha është një njëri i afërt me familjen Berisha qoftë në bindje ashtu dhe në biznes.

Gerd Hoxha duhet të japë vendimin për cështjen penale të hapur nga Shkëlzen Berisha në adresë të Karasë nën akuzën e shpifjes.

Gjithçka lidhet me deklaratat e juristit të OSHEE-së për rolin e djalit të ish kryeministrit në privatizimin tek CEZ.

Për këtë privatizim Kara ka ngritur një tjetër padi ndaj ish-kryeministrit Berisha.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *