Ylli Rakipi: Basha i ka futur nën sqetull aleatët. Këtë gjë do të bëjë edhe Rama, por…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gazetari Ylli Rakipi ka komentuar në studion e lajmeve në Neës 24 “rebelimin” e kreut të PSD-së, Skënder Gjinushit ndaj thirrjes së PS-së për tu tërhequr nga gara më 25 qershor.

Sipas Rakipit, Gjinushi ka të drejtë që nuk tërhiqet sepse ka afruar pranë partisë së tij njerëz që marrin vota siç është Tom Doshi.

Nga ana tjetër gazetari e sheh kërkesën e PS-së si një manovër për të hequr një grerëz të madhe nga qafa, duke iu referuar kështu aleatëve të vegjël.

“E majta duket më më e qartë në atë që kërkon, ndërsa PD i ka futur aleatët nën sqetullën e vetë.

PS e bën këtë kërkesë për të mos i krijuar telashe vetes, që aleatët të mos jenë një grerzë e madhe në qafën e PS.

Por nga ana tjetër Gjinushi ka një vlagë të së shkuarës, ka afruar njerëz të rëndësishëm që dinë të marrin vota. Do kandidojë Doshin për këtë parti.

Kjo e bën të dallohet nga emrat e tjerë”, tha ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *