VIDEO/ Zbardhet takimi i Ramës me Mogherinin, kryeministri: Përgatituni se pas 25 qershorit keni punë…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka ftuar për një darkë pune në Bruksel, gjashtë kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Para kësaj darke, Mogherini ka takuar ndaras kryeministrat nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe mandatarin për qeverinë e re të Maqedonisë.

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur edhe detaje nga takimi bilateral që ka pasur me shefen e diplomacise se jashtme te BE-­së.

“Kjo ishte një darkë informale për të diskutuar mbi takimin e ardhshëm në Tireste mbi prespektivat e vendeve të Ballkanit Perendimor duke diskutuar hapur edhe cështjet që kanë interes reciprok dhe duhet të shihen si të tilla.

Nuk kemi biseduar për cështje të brendshme thjesht unë i kam thënë shefes së diplomacisë evropiane se pas 25 qershorit duhet të jetë e përgatitur ajo dhe KE që qeveria dhe opozita e dalë nga zgjedhjet do kërkojë me një zë hapjen e negociatave me BE.

Ajo që mund të them është se ne jemi të destinuar që të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për t’u ulur sa më parë në tryezën e negociatave.

Pengesë për këtë ka qenë vetingu, fillimi i zbatimit të tij që shpresoj mos të ndeshë me probleme të paprtira do jetë për ne një arsye shumë e fortë që qeveria dhe opozita, apo shumica dhe pakica e dale nga zgjedhjet te kerkojne hapjen e negociatave dhe do e bejme kete me force, ne kuptimin e nje zeri te unifikuar dhe pastaj nuk i kemi te gjitha ne dore, se Evropa ne keto momente eshte ajo qe eshte dhe nuk eshte me e mira qe do donim te ishte“, tha Rama.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Zbardhet takimi i Ramës me Mogherinin, kryeministri: Përgatituni se pas 25 qershorit keni punë…!”

  1. lili says:

    Kur aktoret na bejne teater duke ditur fort mire se nuk do kete me anetarsime te reja n’evrope!
    Edhe edi rames duhet dikkush t’i thot se tash duhet nje referendum neper disa shtete per pranimim e nje shtet te ri dmth per shqiptaret ,po edhe balkanast tjere nuk ka shans qe te pranohen nga popujt e shume vende t’evropes.
    eçrrugen tenden bile si komb e mos prit nga te tjeret ate qe nuk d bene vete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *