Zululand/ Kandidatja e LSI-së për Tiranën, kritikon Reformën në Arsim: Kam dëgjuar shumë probleme; dhe nuk mund të them në këtë studio se ky është sistemi më i mirë

Sot në emisionin Zululand të gazetarit Mustafa Nano, ishte e ftuar kandidatja për deputete Floida Kërpaçi.

Këpraçi kandidon për deputete në qarkun e Tiranës nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Intergrim, dhe ajo është 22-vjeçe dhe renditet e treta në listen e kësaj partie ku ka shumë shanse për të qenë pjesë e parlametit të ri.

Floidën e rënditur në vendin e tretë nuk e gjykoj si emër të përvetshëm por e gjykoj si një shans për shumë të rinj në të gjithë Shqipërinë”, tha ajo.

Në vazhdim të bisedës, Floida Kërpaçi u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të bëhen bashkë për politika të cilat do të shërbejnë për një jetë më të mirë.

“Të bëhemi bashkë për të punuar për politika konkrete rinore, për politika që na ndihmojnë ne për të pasur një jetë më të mire”, shtoi Kërpaçi.

Ndërkohë, ajo si studente nuk nguroi që të kritikonte fort dhe Reformën në Arsim, e cila sipas saj është një dështim nga ane e Ministrisë.

Kërpaçi tha se ka takuar mjaft të rinj në të gjithë shqipërinë të cilët i kanë treguar problematikat e kësaj reforme, si dhe tregoi eksperiencën dhe vështirësit e saja si studente në auditorët e fakulteteve ku ajo studion.

“Kemi dërgjur shpesh se ky është sistemi më i mirë arsimor. Por, unë kam shkuar nga veriu në jug dhe kam dëgjuar pafundësisht shumë probleme, dhe si mund të vi unë sot në këtë studio dhe të them; po ky është sitemimi më mirë kur realiteti tregon të kundërtën”, tha Kërpaçi e cila më pas shpalosi programin e LSI-së për Arsimin.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...