Basha i dyzuar për aleatët, propozon Ndokën në Shkodër dhe Shehin në Tiranë nën siglën e PD-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket ende i pavendosur sa i përket marrëveshjes me aleatët e tij.

Burimet bëjnë me dije se aleatët e Bashës do të  shkrihen brenda PD-së, me një skemë të ngjashme me atë që ndoqi Partia Socialiste me aleatët e vegjël.

Dy aleatët e Bashës, Dashamir Shehi i LZHK dhe Nard Ndoka i PKD kanë hyrë në zyrën e kryedemokratit prej disa minutash dhe mësohet se kreu i opozitës i ka kërkuar dy figurave të politikës, të garojnë nën siglën e PD-së.

Burimet bëjnë me dije se Nard Ndoka do të kandidojë në Shkodër e ndërsa Dashamir Shehi në Tiranë.

Gjatë paradites së djesme, Basha ka zhvilluar takime intensive edhe me kryetarët e partive aleate.

Ndërkohë, kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, nuk ka marrë një garanci nga kreu i PD-së, Basha, se do të jetë pjesë e listës fituese të Partisë Demokratike në garën e 25 qershorit.

Të njëjtin fat do të ketë edhe aleati më i ri i PD-së, Eduard Ndocaj i cili mësohet se nuk është përzgjedhur nga Basha për të qenë pjesë e listës fituese pavarsisht nënshkrimit të një marrëveshje veç pak ditë më parë.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Basha i dyzuar për aleatët, propozon Ndokën në Shkodër dhe Shehin në Tiranë nën siglën e PD-së”

  1. malokeria = qeneria says:

    Po Dashin e Havase, deputetin cam ku e ke lene o Lyl?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *