Basha lë jashtë listës së PD Kreshnik Spahiun dhe "Kaubojsin", gati mbyllja e paktit me aleatët

25 Maj 2017, 12:01Politika TEMA

Pavaresisht çfare “piruetash” ka bere, pavaresisht ashpersimit te gjuhes ne çader, Kreshnik Spahiu ka mbetur jashte listes se garancise se PD. Dhe te njejtin fat ka pasur dhe ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj.

Gjatë paradites të djeshme, Basha ka zhvilluar takime intensive edhe me kryetarët e partive aleate.

Në një takim të zhvilluar gjatë ditës së djeshme me disa prej aleatëve të tij në koalicion, Basha ka dakordësuar edhe formulën se si partitë aleate do të shpërblehen nga marrëveshja e re.

Partitë e koalicionit opozitar nuk do të regjistrohen në zgjedhjet e 25 qershorit me logon e forcave të tyre politike, por të gjitha do të mbështesin Partinë Demokratike. Basha ka garantuar se aleatët e tij me mandate parlamentare do të jenë pjesë e listave të sigurta të PDsë.

Pjesë e listave fituese pritet të jenë kreu i PR­, Fatmir Mediu, kreu i LZHK­, Dashamir Shehi, kreu i PDK, Nard Ndoka si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Garanci për të qenë në listat fituese ka marrë edhe kreu i PAA­së, Agron Duka, por ky i fundit ka ngritur pretendime për të pasur edhe të paktën dy kandidatë të tjerë të forcës së tij politike, të cilët në rrethet ku do të kandidonin pretendohet se do të ishin fitues.

Pasditen e djeshme, kreu i PD­, Basha, dhe kreu i PAA­, Agron Duka, kanë zhvilluar një takim për të marrë një vendim final në lidhje me çështjen e listave. Duket se jashtë listave fituese të Partisë Demokratike do të ngelen dy prej aleatëve të rinj në PD.

Mesohet  se kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nuk ka marrë një garanci nga kreu i PD­së, Basha, se do të jetë pjesë e listës fituese të PD. Të njëjtin fat do të ketë edhe aleati më i ri i PD­, Eduard Ndocaj.

Ish­deputeti i PSë, i cili pak javë më parë iu bashkua koalicionit të PD-­së, ka deklaruar dje se nëse Basha nuk do ta vendosë në listë fituese, do të dalë nga opozita dhe do të dorëzojë listat e tij në KQZ.

8 komente në “Basha lë jashtë listës së PD Kreshnik Spahiun dhe “Kaubojsin”, gati mbyllja e paktit me aleatët”

  1. Asus says:

    Cfare keni bere? Keni lene dy me the miret ….

  2. Albani says:

    Niku ka thene se ka 1 milion ndjekes.Tani ta mbaje tek goja.Enjoy Niku!

  3. Dajti says:

    A sa mire ja ka ba Sorres e Kaubojsiy

  4. ja ky eshte krim partiak,te lesh dy me te miret sidomos kreshniku turceli qe donte ti shikonte shqiptaret te kacafyteshin me njeri tjetrin dhe spahiu me dylbi te perfitonte nga betejat e tyre.
    Ky trapi i dyte eshte mire te mbaroj 8 vjecaren ne fillim.

  5. Ilir says:

    Po tani Nik legeni ngeli me gishtin ne goje…tani e kuptoj se Po volle per Te tjeret duhet ti gelltisesh prap

  6. Elektori says:

    Kesaj i thone te lesh mutrat jashte hales,hahaha

  7. Qorri says:

    2 plehra.mire ja bon.gelltit diku nje luge corb te prishur dhe pastaj vjell ter jeten.

  8. Tarrasi says:

    o kurva postoni shkrimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje