Bashkia e Tiranës letër shefes ekzekutive të Facebook-ut për perversitetet e Berishës

Fotomontazhi i shëmtuar dhe ‘fake news’ i disa ditëve më parë i shpërndarë nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili postoi në faqen e tij në Facebook një tren në formë penisi, duke mashtruar publikisht se fotoja qe postuar nga Bashkia e Tiranës, por në fakt rezultoi se ishte bërë në një qytet të Polonisë, shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale.

Të shumtë ishin qytetarët që e sulmuan Berishën me komente negative, duke e akuzuar atë për postime perverse, sidomos për faktin se bëhej fjalë për një tren lodrash për fëmijë.

Por, me sa duket Bashkia e Tiranës nuk e ka lënë me kaq. Nisur nga kjo, mësohet se institucioni i ka dërguar zyrtarisht një kërkesë Shefes Ekzekutive të rrjetit social Facebook, Sheryl Sandberg, duke i kërkuar fshirjen e postimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Burime nga Bashkia bëjnë me dije se në letrën që i është drejtuar dje shefes ekzekutive të Facebook, sqarohet se postimi i Berishës jo vetëm që është i dëmshëm për Tiranën, por ka shkelur edhe Udhëzimin e Komunitetit të Facebook-ut me referencë të veçantë në kapitullin e “Dhunës dhe shfrytëzimit seksual”.

“Facebook-u është një partner i madh i yni në përcjelljen e mesazheve tona. Por, për fat të keq platformat si kjo e juaja, lejojnë këdo të bëjë lajme, pavarësisht nëse janë të vërteta ose jo. Çdo “lajm”, nuk ka rëndësi nëse është i vërtetë apo jo, ai bëhet viral në çast. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në 23 Maj 2017, kur për habinë tonë, një nga postimet tona u ndryshua në mënyrë dashakeqe. Z. Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe ish-president gjithashtu, e që sot është deputet i Parlamentit Shqiptar, shpërndau me 1.061.581 fansat e tij në Facebook, një imazh të ndryshuar të një treni lodrash. Ju mund ta gjeni postimin origjinal të publikuar nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, duke klikuar në linkun bashkëngjitur link. Në mënyrë të turpshme deputeti i lartpërmendur, i cili është edhe gjysh, zëvendësoi fotot origjinale të trenit aktual, me disa foto të papranueshme, të një treni lodër fëmijësh që ndodhet në Poloni. Imazhet e postuara ishin realisht shqetësuese, të turpshme dhe gjithashtu, e tillë ishte edhe gjuha e përdorur prej tij”, thuhet në letër.

Në letrën e saj, Bashkia e Tiranës thotë se shprehje të tilla të përdorura në postimin e Berishës, nuk janë vetëm të dëmshme për fëmijët, por edhe pengojnë përpjekjet për zhvillimin e qytetit. “E nderuar Znj. Sandberg, postime të tilla nuk janë të dëmshme vetëm për fëmijët dhe familjet në komunitetin tonë, por ato pengojnë përpjekjet tona për ta bërë këtë qytet të lulëzojë, pas një izolimi disavjeçar. Gjatë mandatit tonë, fëmijët kanë qenë në fokus të shumë prej politikave tona drejtuese, për të cilat jemi vlerësuar ndërkombëtarisht dhe jemi krenarë”, theksohet më tej.

Duke shprehur vullnetin për të qenë të hapur ndaj kritikave apo diskutimeve, Bashkia kërkon krijimin e një mjedisi digjital të sigurt për audiencën në Shqipëri. “Ekipi ynë i komunikimit ecën me të njëjtën etikë sikurse ju, duke u munduar çdo ditë të fuqizojë njerëzit, t’i inkurajojë dhe të mirëpresë kritikat konstruktive, këndvështrimet e ndryshme dhe diskutimet e hapura. Kjo letër nuk ka për qëllim të pengojë asnjë prej të sipër përmendurave. Ajo që ne kundërshtojmë me forcë është çdo përpjekje që kërcënon këto principe dhe përpiqet të përdorë fuqinë e platformës suaj për të disinformuar, shkaktuar dhe krijuar mosbesim. Me rritjen e gjuhës së urrejtjes, ne kërkojmë me mirësjellje suportin tuaj, për të siguruar një mjedis digjital të sigurt për audiencën në Shqipëri”, sqaron Bashkia.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/berisha-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/berisha-4.jpg","attachment_id":"692030"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/berisha1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/berisha1.jpg","attachment_id":"692031"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *