Basti i Ramës me historinë dhe habia e Berishës me kompani…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Shpëtim Nazarko

Ashtu si shkruaja në një editorial, nuk do të duheshin më shumë se tri ditë që të shpërndahej tymi i marrëveshjes, për të kuptuar se manovra e Ramës, ndoshta më e pazakonshmja e këtyre 26 vjetëve pluralizëm, ka brenda saj edhe qëllime të pazakonshme.

I habituri më i madh u duk Berisha. Në ditën e parë e quajti marrëveshje historike. Në ditën e dytë, e forcon këtë ide, kur me një kënaqësi të dukshme duket sikur mbron Ramën në parlament, kur ky fundit debaton me Blushin. Pas kësaj vjen tërheqja po e Berishës. Thekson se Rama e bëri këtë marrëveshje për të shpëtuar. Ai mori barkën dhe doii i pari në breg për të mos u mbytur vetë… Por pas gjithë këtyre thënieve e kundërthënieve, Berisha thekson më në fund: Unë nuk do ta kisha bërë kurrë këtë marrëveshje.

Dhe natyrisht, nuk do ta kishte bërë, nëse i referohesh sjelles së tij këto njëzet e gjashtë vjet, kur në situata si ajo e 97-s, me të shpëtuar nga vështirësitë, fillonte lojën e tij të njohur.

Berisha nuk mund të mos e fshehë kënaqësinë. Partia Demokratike, që shpesh e kam theksuar se pas 2009-s ka filluar procesin e pandalshëm të tatëpjetës dhe me “aktin e çadrës” thuajse shpalli vetëvrasjen e plotë, papritur shpëtoi. Po jo vetëm kaq. Ajo tanimë, kur duket se rrugët e PS-së dhe LSI-së ndahen përfundimisht, jo vetëm mund të marrë frymë lirisht, por edhe mund të ëndërrojë të bëhet parti e parë në përplasjen e zgjedhjeve që po afrojnë.

E habitura e dytë e madhe, duket LSI-ja. Por ndryshe nga Berisha, ajo kaloi nga faza e murmurimës së pakënaqësisë, në atë pozitën e moskokëçarësit që megjithatë nuk i kursen thumbat. Po nuk është e vështirë të shohësh se është më e tronditura nga zhvillimi i ngjarjeve.

Në një plan të thjeshtë, duket se LSI ishte më e favorizuara nga zhvillimi i ngjarjeve dhe agonia e çadrës. E sigurt se Rama, sido që të sillej, do të ishte përsëri nën mëshirën e saj, ajo nuk u ngut të kërkonte aleancë paraprake me Ramën, që sipas po këtij të fundit, ia kërkonte prej tetorit të vitit të kaluar. LSI mbase ishte brenda taktikës së saj dhe manovrat bazoheshin në një realitet të thjeshtë. Ajo do t’ia jepte përkrahjen Ramës në momentin kur ai të ishte sa më i dobët nga ngjarjet, që duket se çadra ia shtonte pa pushim. Dukej se kohë të arta po vinin për herë të tretë për të. E para ishte ajo e vitit 2011, kur LSI, për hir të aleancës me PD-në në 2009-n, i dyfishoi numrat e votave duke kandiduar me ndihmën e kësaj të fundit në disa qytete të mëdha. E po në manovër të ngjashme, kësaj radhe në aleancë me PS-në në zgjedhjet e 2013, i trefishoi këto vota duke i çuar në 180 000.

Mud të thuash se Rama ishte në rrethim të dyfishtë apo trefishtë. Në njërën anë ishte kërcënimi i paprecedentë i PD-së, që nuk do të hynte në zgjedhje. Në anën tjetër ishte LSI, që fërkonte duart nga kriza dhe shihte sa do të ishin fitimet konkrete, sido që të zgjidhej kjo krizë… Rama gjendej edhe në një rrethim të komunitetit ndërkombëtar, i cili, megjithëse në mënyrë zyrtare e përkrahte, duke pohuar se do t’i njihte zgjedhjet edhe pa PD-në, natyrisht i trembej një destabilizimi të nesërm që nuk i interesonte për shkak të ngjarjeve në rajon, ku Shqipëria realisht luan rol të madh. E kjo thjesht për shqiptarët që gjenden në tri shtetet përreth.

Manovra e Ramës, që për mua do të mbetet gjatë në mendjet e atyre që nesër do ta shkruajnë në mënyrë të ftohtë këtë histori, dukej si më e pamundura. Mund t’i referohesha në histori, pavarësisht përmasave të personazheve, Napoleonit, kur në fushatën e Italisë, në kohën që austriakët e mundur prej tij arratiseshin nga sytë-këmbët, ai papritur u lypte paqen…

Krahasimi me këtë shembull të fundit ka vlerë nëse shohim të përbashkëtat e betejës. Napoleoni kërkonte paqe se e dinte që lufta e gjatë ishte e pamundur të fitohej, nisur nga fuqitë e pakta numerike që kishte në dorë… Dhe situata e Ramës ishte e ngjashme në një plan. Atij mund t’i njiheshin rezultatet nga Evropa… Po me një LSI në krah, që nuk rreshte së zbuluari mundësinë për t’i marrë copë pas cope, me një ekonomi që gjithsesi është e dobët dhe e gërryer nga korrupsioni dhe me një kërkesë për të hyrë në Evropë, që realisht, nëse ngjarjet zhvilloheshin kështu, bëhej gjithnjë e më e largët… ishte një situatë e keqe…

Për të mos rënë në presën e kritikës për njëanësi të analizës, po i referohem së pari njërit prej mjeshtrave të mëdhenj të politikës, i cili mbetet i përjetshëm, veçanërisht kur ngjarjet zhvillohen në vende me karakteristika gati feudale, siç është edhe ky i yni.

Nëse do t’i referoheshim Makiavelit apo frymës së tij, manovra përkon me frazën legjendare “Në ditën e fitores duhet të armatosësh të mundurit”.

Pikërisht këtë bëri Rama dhe e bëri me qetësi të plotë. Nën një frazë që mbulon mbase edhe cinizëm, ai e zgjeroi paketën McAllister dyfish apo trefish duke theksuar se nuk e përtypte dot në formën që iu dha në tavolinë.

Lëvizja e Ramës rigjallëroi PD-në dhe e rifuti edhe njëherë në binarët e betejës reale. Për teoritë konspirative ai ka bërë pakt me Bashën dhe në këtë pakt ai duket se do të vazhdojë të bashkëqeverisë me të, të paktën në një periudhë të shkurtër. Nëse është kështu, do t’i mjaftonte të ishte forcë e parë dhe të siguronte një bashkëqeverisje të qetë, ku do t’i ngelej të ndante qeverinë jo me LSI-në, por me PD-në.

Ata që e lëvdojnë një manovër të tillë, do të kujtohen për manovra analoge si marrëveshje e tipit gjerman etj., etj.

Në një shprehje cinike që i shkon vendit tonë, i cili nuk mund të krahasohet ende për një kohë të gjatë me Evropën, mund të thoshim: Rama po ndërron, ashtu si korrierët e vjetër, kuajt në stacionin e radhës. A mundet ta bënte këtë? Thënë thatë, tani që bastionet ideologjike kanë kohë që kanë rënë dhe LSI e provoi e para këtë gjë me PD-në, ai mund ta bënte. Bile me një favor më të madh. Loja e përbashkët zhvillohet realisht mes dy kampeve të ndryshme dhe nuk mban brenda urrejtjen brenda llojit, që është më e tmerrshmja nga gjithë llojet e urrejtjeve.

Baza e llogaritjeve konkrete edhe nëse nuk ekziston marrëveshje konkrete PS-PD, pas zgjedhjeve është e thjeshtë. LSI do të duhet të rikthejë numrin e votave që ka marrë nga 2009, e këtej herë në kurriz të PS-së, e herë në atë të PD-së për shkak të aleancave hibride.

Dhe në rastin kur në luftë do të rreshtoheshin vetëm PS e PD, unë besoj, ndryshe nga shumë të tjerë, se LSI do të shkojë me shumicë në vatrën e saj nga dhe ka ardhur.

Po dhe PD e karikuar në maksimum do t’i kërkojë po votat e dhëna andej-këtej nga LSI në momentet e aleancës…

Edhe asaj, po ashtu, i intereson që marrëveshjen ta bëjë me pjesën e madhe, që të mos gjendet në vështirësira analoge me ato të Ramës tani, apo që i kishte provuar vetë dikur. Në një marrëveshje në dritë të diellit, ajo hyn përsëri me forcat e saj në luftë, duke mos qenë në asnjë rast humbëse.

Po për t’iu kthyer titullit të artikullit…

Rama është i qartë në llogaritë e tij. Ai së pari beson se PS është forcë e parë dhe bashkëqeverisja me PD-në e ndihmon së pari të hapë negociatat me Evropën. Së dyti, për të thelluar Reformën territoriale dhe atë Kushtetuese. Do të mjaftonin këto të dyja që t’i siguronin një vend në histori. Kjo sepse, ndryshe nga Hoxha apo Zogu, këto akte nuk do t’i bënte me dhunë, por me vullnetin e plotë të palëve.

Rama duket se ndien me instikt se populli do ta përkrahë. Nën shprehjen e njohur se “Ky ka mund ta mbajë parmendën” ai ka provuar gjatë katër vjetëve se i shkon deri në fund ideve të tij, pa u ndalur asnjëherë, me gjithë kostot që i shkaktojnë lëvizjet që bën. Intuita gjeniale e popullit nuk gabon kurrë…

Po çfarë mund të thonë kritizerët?

Rama po bën edhe një herë marrëveshje për të shpëtuar karrigen e tij. Dhe tani për të shpëtuar edhe kundërshtarin. Këtu ndaj mendim të kundërt. Unë besoj, ndryshe nga të tjerët, se Vetting-u do të jetë i pamëshirshëm dhe mekanizmi i tij nuk gjendet as në dorë të Ramës e as në të Bashës apo Metës. Ai do të veprojë mbi të gjitha këto personazhe dhe nëse do të ketë një hap të vogël në mënyrën e të menduarit të Evropës apo Amerikës, ajo do të ketë të bëjë me radhën e lëvizjeve. Pra kush do të hyjë i pari në presën e thikës së këtij vetting-u… Rama ka bërë me marrëveshjen e fundit bast me historinë. A do t’i japë ajo të drejtë? Të rrojmë e të shohim!(Konica.al)

Basti i Ramës me historinë dhe habia e Berishës me kompani…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

19 komente në “Basti i Ramës me historinë dhe habia e Berishës me kompani…”

  1. Orli says:

    Z.gazetar!rama ju qendron ideve por jo premtimeve e idete jane abstrakte e premtimet fallco.Ti duhet ta dish cilave ide ju ka qendruar por ne e dime se cilave premtime nuk ju ka qendruar e njera me kryesorja eshte lenja e serbit berisha te livadhisin me shtetin paralel te tij dhe shtetaret e tij duke marre dekorata(vishoja) e sa e sa Xhevahire te tjera ramiziste.

    1. ta says:

      po rama s-eshte gjykate?

    2. Astrit says:

      Analisti nazako eshte shume I sakte.kur thote se rama ka instikt e perkrahjen e.popullit,edge kundershtaret.thine,ky ka here pine.

  2. lushnjari says:

    Sa me shume plakesh aq me mire lepin uuushhhttttt ere Laco

  3. butrinti says:

    I NDERUAR NAZARKO . KENAQEM DHE KAM RESPEKT KUR NDJEJ SE KE PREKUR SHUME DREJTE NJE ANALIZE REALKOHORE PER ECURINE E VENDIT TONE . SHUMICA E POLITIKANEVE AS QE E KANE PATUR IDENE E KESAJ PUNE . PER ATA PROBLEM ESHTE XHEPI DHE SHQIPERIA E SHTETI. SA ME PAK NGA ATA AQ ME MIRE. KA EDHE TE TJERE TE TIPIT “KAUBOJS” POR SIGURISHT TE FSHEHTE . ZOTI LE TE NA NDIHMOJ TE MOS KEMI ME . POR MBI TE GJITHA KEMI DHE ELEMMENT PO E THEM PAK ASHPER — ANTISHQIPTAR E ANTI SHQIPERI TE TIPIT BERISHA BASHA APO DULE. EDI RAMA ESHTE NDOSHTA NGA TE VETMMIT POLITIKAN QE E NDAN ME TE GJITHE KETA QE KEMI RROTULL — DESHIRA E MADHE PER TA PARE E PER TA BERE SHQIPERIN SHTET. KAM MBESHTETUR PER KETE MENDIMIN E ATDHETARIT TE MADH SHQIPTAR REXHEP QOSJA KUR THOSHTE == TANI AS I DI MIRE, DHE AS I KUPTON MIRE, MADJE AS NUK DI TE FLASE MIRE, POR DO E MESOJ KOHA == SOT ESHTE I VETMI QE JA NJEH TE GJITHA PLAGET E DHIMBJET SHQIPERISE E SHQIPETAREVE DHE PO BENE LUFTE TITANIKE PER TE KURUAR CDO GJE . PARA KATER VITESH MEQENSE JAM PAK MAJTIST NJE MIKU IM ME UROJ PER FITOREN E SOCIALISTEVE — MBAJ MEND SE JU PERGJIGJA SE — ME ILIR METEN RAMA NUK MUND TE BEJ ASGJE . FAKTI QE TE GJITHA REFORMAT JANE PENGUAR HAPUR NGA PD DHE FSHEHTAS NGA LSI. pRANDAJ RAMA ASHTU SIC THOTE DO NJE FITORE PA PASUR NJERES NE PREHER . PO JA DHA POPULLI SHQIPTAR DO KEMI PAS KATER VITESH NJE SHQIPERI EUROPIANE . DO TE THOSHA ME KETE RASTE ==JEPI MENDJE POPULLIT TIM . DO TA DESHIROJA SHUME NJE GJE TE TILLE EDHE PSE JAM TASHME 21 VJETE LARGE SHQIPERISE .

  4. butrinti says:

    I NDERUAR NAZARKO . KENAQEM DHE KAM RESPEKT KUR NDJEJ SE KE PREKUR SHUME DREJTE NJE ANALIZE REALKOHORE PER ECURINE E VENDIT TONE . SHUMICA E POLITIKANEVE AS QE E KANE PATUR IDENE E KESAJ PUNE . PER ATA PROBLEM ESHTE XHEPI DHE JO SHQIPERIA E SHTETI. SA ME PAK NGA ATA AQ ME MIRE. KA EDHE TE TJERE TE TIPIT “KAUBOJS” POR SIGURISHT TE FSHEHTE . ZOTI LE TE NA NDIHMOJ TE MOS KEMI ME . POR MBI TE GJITHA KEMI DHE ELEMMENT PO E THEM PAK ASHPER — ANTISHQIPTAR E ANTI SHQIPERI TE TIPIT BERISHA BASHA APO DULE. EDI RAMA ESHTE NDOSHTA NGA TE VETMMIT POLITIKAN QE E NDAN ME TE GJITHE KETA QE KEMI RROTULL — DESHIRA E MADHE PER TA PARE E PER TA BERE SHQIPERIN SHTET. KAM MBESHTETUR PER KETE MENDIMIN E ATDHETARIT TE MADH SHQIPTAR REXHEP QOSJA KUR THOSHTE == TANI AS I DI MIRE, DHE AS I KUPTON MIRE, MADJE AS NUK DI TE FLASE MIRE, POR DO E MESOJ KOHA == SOT ESHTE I VETMI QE JA NJEH TE GJITHA PLAGET E DHIMBJET SHQIPERISE E SHQIPETAREVE DHE PO BENE LUFTE TITANIKE PER TE KURUAR CDO GJE . PARA KATER VITESH MEQENSE JAM PAK MAJTIST NJE MIKU IM ME UROJ PER FITOREN E SOCIALISTEVE — MBAJ MEND SE JU PERGJIGJA SE — ME ILIR METEN RAMA NUK MUND TE BEJ ASGJE . FAKTI QE TE GJITHA REFORMAT JANE PENGUAR HAPUR NGA PD DHE FSHEHTAS NGA LSI. PRANDAJ RAMA ASHTU SIC THOTE DO NJE FITORE PA PASUR NJERES NE PREHER . PO JA DHA POPULLI SHQIPTAR DO KEMI PAS KATER VITESH NJE SHQIPERI EUROPIANE . DO TE THOSHA ME KETE RASTE ==JEPI MENDJE POPULLIT TIM . DO TA DESHIROJA SHUME NJE GJE TE TILLE EDHE PSE JAM TASHME 21 VJETE LARGE SHQIPERISE .

  5. Skypion says:

    Ne komente te meparshme,e kam quajtur Shpetim Nazarkon,si nje avdall-analist.Sic edhe mund ta vini re,nga shkarrashkrimi i mesiperm,cilesimi eshte mese meritor.
    Te le pamend budallakia e ketij avdalli,qe i duket vetja nje analist,pa e kuptuar sa qesharak eshte me ate menyren fshatareske te te folurit,me stilin realsocialist te shekullit te kaluar te te shkruarit,me batutat bajate ,qe i merr te gjitha nga jeta bukolike … aq sa te duket sikur, sapo ka lene parmenden dhe i eshte perveshur “analizes”!
    Nese flasim per cudi ketu,me pak i “cudituri” nga te gjithe eshte Sali Berisha.
    Por, Nazarkua eshte aq matuf,sa nuk mund ta kuptoje; dhe aq shejtanbudalla,sa nuk don ta kuptoje!
    Sali Berisha ishte i vetmi politikan,qe paralajmeroi marreveshjen politike,Basha-Rama.
    Sali Berisha e paralajmeroi marreveshjen,qe me 25 prill 2017 ne “tonight” te Ilva Tares,ne OraNews.Domethene,gati nje muaj me pare.
    Sali Berisha e paralajmeroi marreveshjen,ne nje kohe,kur askujt jo vetem qe nuk i shkonte ne mendje,po asqe mund ta imagjinonte nje gje te tille.
    Sali Berisha e paralajmeroi marreveshjen,apo,po te flasim ne gjuhen budalle te Nazarkos,”bastin e Rames me historine” , ne nje kohe kur vete qyqarit Rama,jo vetem qe s’i kishte vajtur mendja per nje “bast” te tille,por edhe po t’ia kishte thene ndokush,do t’i pervishej ne menyren sic vetem ai di t’i pervishet,domethene me ato te sharat e tij pikante!
    Sali Berisha e paralajmeroi “bastin e Rames me historine” ,ne nje kohe kur vete autori i ketij shkarrashkrimi,Shpetim avdalli,jo vetem qe as e merrte me mend por,perkundrazi,ishte i sigurte per zgjedhjet monopartiake,dhe per zhdukjen e Partise Demokratike nga skena e politikes shqiptare!
    Besoj,e mbani mend,sa shume ka folur dhe shkarashkruar ky budall per kete!
    Ironikja,qesharakja,e mjerueshmja,aq e mjerueshmja sa te ben nganjehere edhe te te vije gjynah per keta derdimene, ka te beje me detyren prej argati qe kane avdalle-analiste si Shpetimi,qe mundohen te shplajne te trashat qe keput Rama;qe mundohen,medemek, te “kapitalizojne” deshtimet,budallalleqet,turpet e Edi Rames.
    Edhe sikur Rama te beje cmendurine me te madhe,do te dale nje nje nazarko,qe te thote,se po e ben ngaqe eshte gjeni!!!…

    1. Ermal Shkëmbi says:

      Skypionit – që i duket vetja çoç është, na paska shpikur edhe një fjalë që deri sot nuk gjendet në fjalorin e shqipes “shkarashkruar, shkarrashkrim”, do t´i thoja: Ik or teveqel se nuk merr erë ti nga këto, copë mishi me dy sy!

      1. Grigor says:

        E leshoi edhe nje koment me ere te keqe Skypioni.
        Por ky Skypioni eshte vetem nje budall me brire dhe nuk na prish pune. Si puna e ketij budallit nuk ka shume.
        Diku tjeter eshte problemi. Jane ata qe kane marre kot, kujtojne se marrin vesh nga politika, dhe po çirren: Raaaaamaaaa, maskaaraiii, na shiti qeveeeriinee.
        Keta jane ose ata qe kane ca punera ne shtet, ose presin per pune ne shtet. Kujtojne se jeta jone eshte ne dore te Rames apo te Bashes. Jane keta qe ose vete ose baballaret e tyre dikur kujtonin se po te vdiste Enveri, do ta merrte lumi Shqiperine. Edhe tani kujtojne se Rama do jete nja 20 vjet ne parlament.
        Ne qofte se Rama vazhdon ne politike mbas vitit 2021, atehere eshte me maskara se Berisha.
        Kur t’i nderrojme kryeministrat çdo kater ose tete vjet, dhe te mos na beje pershtypje personi por politikat ekonomike te Partise, atehere do behemi komb i qyteteruar. Deri atehere do mbetemi nje komb katunaresh we qajme kur vdes Enveri, kur jep doreheqjen Saliu ose kur ben Rama ndonje marreveshje njemujoreshe si kjo, qe mbas dy muajsh do ta harrojme fare.
        Do iki Rama dhe do iki edhe ai qe do vije Pas Rames, dhe ketyre debilave qe çirren sot do t’ju vije turp nga vetja per budallalleqet qe thone sot, sepse do jene me te pjekur.
        Jo Skypioni, Jo. Ai nuk piqet. Eshte I destinuar te plaket budall.

    2. shpetim Nazarko says:

      Ketij Skipionit qe i duket vetja se di te bej analizen e te tjereve, mund ti thosha frazen e Faik Konices qe thote, se me mire vete shes nje kove me mut se sa te te kthej pergjigje . Po me qe e ke tepruar shume mund te tet them vetem nje gje A me ha mune e ta kesh haram! Dhe shkruaj me emer se do te ishe me mire, ashtu si bej une.

      1. XheJ eN Bi says:

        Nëse je vetë Sh. Nazarko që komenton Skypion ta kesh të qartë se pas atij nickname fshihet Lylzim (si e thërret E Braçe) Basha.
        Prandaj është ndjerë i ofenduar nga analiza Juaj se ngrini lartë Ramë dhe nga xhelozia ofendon analistët që nuk i bëjnë lajka si Bushati e Lubonja.

    3. sali KAPSLLEKU says:

      Po qe do te perfundoje te 7 penxheretè e ka parashikuar nostradamus- tuafi ,idhulli yt kriminel, maloko-katundari ,perversi berisha ?-Behu gati PALLOSH,ti dergosh steka me cigare se do ta filloje edhe ate .Edhe ndonje pale letra bixhozi se nuk do te jete vetem e do ti duhet te mesoje edhe 5-kateshin.

    4. sit... back..and relaks →→→ says:

      O Sale (alias Skopjon), no worry lale, your time is coming soon ene ket rradhe celesat kane me ti hudh ne det.

  6. asd says:

    Te gjitha parashikimet mund te deshtojne. Ramen e paraqisni si nje Napoleon, nderkohe qe po luan ne bixhoz fatin e tij. Pas zgjedhjeve dhe pas percaktimit te deputeteve per cdo force politike do te fillojne pazaret nga e para, dhe asnje kombinim koalicionesh, nuk eshte i pamundur. Pakti qe pretendoni te jete premtuar midis rames e bashes eshte pa deshmitare dhe mund te tradhetohet pa asnje problem nga Basha por sidomos nga Rama te cilit i duhet edhe nje mandat i fundit si kryeminister, asnje me shume.

  7. Erdi says:

    Je nje matuf….. mos u merzit…. me njerez si ti eshte plot ps….. b… lepires.

  8. ladi says:

    RRESPEKTE ZOTI NAZARKO , jeni i vetmi analist ne teritorin SHQIPTAR qe degjoj dhe lexoj me endje , jeni i mrekullushem dhe analisti me realist i kohes demokracis gjat ktyre 25 viteve ne kte vend , me komentin qe i beni ju zoti nazarko poltikes sot jeni me i miri mendim i kti vendi , rrespekte ,ju degjoj dhe do ju ndjek me respekt ne analizen politike qe shpalos , jeni me i miri i 25 viteve te fundit , ata qe te denigrojn komentojn me tifozllik , un nuk jam tifoz i askerkujt , por ju te impononi respekt me analizen tuaj.

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    Ore keta politikanet i kuptojme
    Qe bejne lojen e tyre ne kurriz te popullit
    Po keta dy vellezerit e “persekutuar”
    Asnjehere si kam kuptuar
    Pervec se MOS Kane pase emrat ne lista e MB se Enver Dulles.

  10. capi dhia says:

    Pavaresisht se si e shtron ceshtjen Nazarko, duke kaluar nga Napoleoni te Makiaveli etj., e verteta eshte se elektorati tradicional socialist, te vjeterit qe Rama i urren, nuk mund te mbeshtesin, gjalle ne bote, as Meten dhe as Salen – sepse – qe te dy keta kane, ne parim, pune me Vettingun. Duke patur pune me Vetingun, Sales dhe Metes nuk u rruhet, thelle, thelle, per votuesit; e aq me shume qe tu kthejne mendjen tradicionalisteve te PS dhe familjeve, miqve etj., te tyre. Pastaj: ish burgosurit, pronaret, deklasuarit etj., vetem nese kane rrjedhur fare, fare e t’ia japin edhe piken e fundit te gjakut te tyre, nese u ka mbetur, kujt? Sales dhe Metes – qe kane 25 vite qe po i shkedhejne para e mbrapa, saqe palla e Enverit u duket lule. Pastaj. Konkretisht. Saliu ngriti Cadren qe te mbrohet nga rrebeshi Vettingut; Meta hyri ne Presidence, braktisi paskrupull LSI, qe te mbrohet sado pak nga Vettingu. Rama beri marreveshje me Salen dhe Meten, i kenaqi perkohesisht ata te dy – dhe – e la fatin e atyre ne dore te Vettingut. Mbarova… . Rama fitoi Vettingun – te cilit i perket e ardhmja – aq shume te deshiruar nga populli, pa dallime. Per pasoje Rama fitoi popullin, dhe e ardhmja qeverisese i takon PS. Megjithe sa mesiper: V.O: perderisa Rama e beri Meten president, Meta e ktheu, me doreheqjen e tij, LSI te PS. U kthye haka te i zoti, pavaresisht “pisllekut” te kombinacionit. Lexohet qarte.
    Kush nuk do takim me “vdekjen”, pas qershorit 2017, le te votoje PS.

  11. Mergimtari i Larget says:

    O Lali Nazarko,

    nuk do doja te shpetoja prej Skylpionit,
    se e ke vete kete aftesi, mbase e ke pasur dhe s’e ke…kam frike nuk je ai me dikur…
    Por banalitetit dhe rendomtesise se perditshme, do duhet t’i ikesh, t
    i shpetosh, if…nese mundesh…
    E kam fjalen, si ka mundesi te mbeshtetesh njerin e te kundervihesh Tjetrit,
    kur me se s’ben duhet ta dish, je i detyruar, ta dish, je hic i madh edhe ti si te tjeret aty rrotull,
    nese nuk kupton se ata qe shesin veten, dhe bejne marreveshje Historike,
    si te te mos shesin edhe ty?!!!

    Nese ke ndonje nevoje jetesore, apo ekzistenciale, eshte tjater pune…
    do te binte turpi mbi mua, nese ne kete rast do vazhdoja te sugjeroja,
    pasi per vete kam marre udhet e botes…

    Edhe ketyre udheve, nuk eshte e lehte jo,
    por kendej nuk je i detyruar te bashkohesh me Dike kunder Tjetrit…
    Aq me keq kur te Dy, jane Gjysma…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *