Deti me koncesion, Greqia kërkon naftë në zonën e diskutueshme me Shqipërinë

Qeveria greke ka dhënë me koncesion kuadratet detare dhe tokësore në zonën e veriut deri në Peloponez nëpërmjet një marrëveshje të nënshkruar në Athinë pasditen e së enjtes në Ministrinë greke te Energjetikës, nga ministri Jorgos Stathakis dhe kompanive fituese të koncesioneve.

Ministria greke publikoi vetëm marrëveshjen dhe jo hartën detare ku do të kryhen kërkimet fizike, duke shtuar dyshimet se ato do të prekin pjesën e negociueshme mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ndërkohë për kërkimet në tokë, harta dhe koordinatat u publikuan normalisht. Mes zonave të dhëna me koncesion është “Joni 2″, që është kuadrati që shtrihet në veri të ishullit të Korfuzit, një pjesë e të cilit mbivendoset në zonën e diskutueshme mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kjo zonë iu dha konsorsiumit “Total France”, “Elpe” dhe italianëve të “Edison”, ku shpimi i parë është parashikuar të kryhet brenda vitit 2018.

Përfaqësuesi i “Elpe”, deklaroi se konsorsiumi është i bindur se në këtë zonë ka rezerva të mëdha të gazit dhe naftës. Edhe ministri grek i Energjetikës ka shprehur bindjen se kërkimet do të kenë sukses dhe ka deklaruar se në pak vite harta energjetike botërore do të ndryshojë dhe Greqia do të gjendet në qendër të ndryshimeve pozitive.

Kuadrati “Joni 2”, ndodhet brenda zonës ekskluzive ekonomike të Shqipërisë, por në bazë të marrëveshjes së demilitimit të ujërave me Greqinë mes ministrit të Jashtëm shqiptar Lulzim Basha dhe ministres greke të Jashtme Dora Bakoyannis, një pjesë e madhe e tij, i kalon zonës ekskluzive ekonomike të Greqisë.

Marrëveshja mes dy vendeve u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare dhe nuk është ratifikuar nga parlamentet respektive. Si duket kjo situatë nuk e ka penguar Athinën ta negociojë fillimisht me kompanitë norvegjeze të kërkimeve sizmike, dhënien e zonës për kërkime, të cilat, pas reagimeve të Tiranës zyrtare, u kryen natën nën mbrojtjen e rojes bregdetare greke.

Pas kërkimeve sizmike, Athina vendosi avancimin për shpime me sonde, pavarësisht se kërkimet në këtë zonë, duhet të kenë të paktën dakordësinë e Tiranës, ose për të qenë tërësisht të ligjshme, një tjetër marrëveshje për demilitimin e ujërave mes dy vendeve.

Për Athinën zyrtare kjo pjesë mbetet territor grek, madje për këtë Greqia ka dorëzuar edhe koordinatat gjeografike të saj në departamentin e hartave të OKB, pa patur një rezultat të bisedimeve apo marrëveshje të re mes dy vendeve.(TCH)

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Deti me koncesion, Greqia kërkon naftë në zonën e diskutueshme me Shqipërinë”

  1. optimizem per vendin says:

    S’ kuptoj, por dhe po te jete ashtu Lulezimi Basha dhe Sali Berisha duhet te ishin ne burg.

    1. cold comfort says:

      Shkoni mo injoranta, marreveshja eshte vetem me urdher te EDrames. Akoma, se kuptoni pse nuk flet per kete tradheti Edrama Juaj.Saliu dhe Luli tradhetuan por kete e meshtet kryeministri i tanishem Ed RAMA, SIC E SHIKONI.

  2. gzimi says:

    SHTETI SHQIPTAR ka 25 vjet qe esht ne duar te rrugaçve dhe antishqiptarve , si luli dhe saliu qe e shiten detin , ben tradhti komtare dhe zgerdhien dhe presin te marin akoma drejtimin e shtetit , qija nonat o grek se jan nje popull kuv qe njeri tjetrin e vrasin vetem pse shikohen shtrember , per at vend nuk e rruajn kta te degjenerum , kta jevgjit e europes qe nuk meritojn atdhe , gjyna qe te paret tan kan luftuar per kto troje brez mas brezi dhe jan vrar , po ky esht popull qe nuk meriton atdheun qe i lan te paret , jan dobiça e kurva , matrapaz te trojeve te veta , serbi se ka token e vet kosoven dhe nuk ka njeri byth ti nderhyj , jo te firmosin politikanet e tyre dhurim trojesh qe i djegin me benzin familjarisht ja humbasin vulet brenda minutit , pra ata e meritojn atdheun e vet gjithashtu dhe greku qe vetem na xhvat ,por jo ne te zgjebosurit e ksaj bote , mos paçi kurr atdhe o popull zgjyr se nuk ja dini vleren atdheut ,se ja u ngecen ne dor te paret tan qe dhan jeten per kto troje.

  3. Inxhinieri naftes says:

    Shurre shqiptaresh do gjejne greget aty ke deti Jon as sot as kurre nuk ka pas e nuk ka nafte aty.Kjo bohet per te tall koqet me popujt e dy vendeve.Greget do thone ,kemi shume nafte por sna lene shqiptaret dhe shqipkaret do thone kemi shume nafte por sna len Gajreket.Nderkohe aty ka shume mut grekoshqiptar.

    1. Koco Koqedhima says:

      Vallahi bilahi gomar e ngordhur do gjejne. E lane naften ta gjejne tashti keta karallaret. Do gjejne nafte sic gjeten floririn e Ali Pashe Topelenes

  4. Alban Hamzai says:

    Duhet te kuptoni nje gje :Asnje kompani,aq me teper nderkombetare ,nuk kryen punime ne zona te diskutueshme dhe pa dokumentacion te plote .Kompanite e mesiperme nuk jane kompani qe formohen ne kafenete shqiptare,por jane kompani serioze me prestigj nderkombetar .Prandaj mos u perpiqni qe per cdo gje me Greqine te gjeni,edhe aty ku nuk ekziston ,shkak per sherr se bo beheni te neveritshem .Ju lutem botoni komentin tim!

    1. Karahelinis says:

      Eh mor karahelenis. Edhe llagapet turqisht keni sebda ti mbani. Dashuri e hershme qe kur i dorezuat Konstandinen byrazerrve selxhuke ne kembim te sum cpimit

  5. lelegu says:

    Po Tirana Zyrtare pse nuk reagon? Po Lideri global qe shkon me tuta ne Samit pse nuk reagon? Po qeveria e tanishme pse nuk reagon ndaj cenimit te hapesires se saj detare???

  6. Tema says:

    Greqia do kryente këto veprime po të ishte sipërfaqja jon në OKB 40 000 km².,Greqia të mos nxitohet të heq litarin nga fyti pas kollares pasi cenon sovranitetin tonë dhe bën krim ndaj njerzimit duke i rrembyer prosperitetin.

  7. emigranti says:

    Mbare strukturat shteterore duhet te punojne me gjithe kapacitetin per te mos lejuar te cenohet asnje pellembe e territorit tone tokesor apo detar.
    Te mos luajme me vone rolin e qaramanit, por te mbrojme me force te drejtat tona.
    Ne rast se hyjne ne territorin tone ne duhet te jemi pjese e negociatave duke u bere per aq sa na takon aksionere ne kete projekt duke fuqizuar me vone ekonomine shqiptare.

  8. prisni se skeni pare gje akoma says:

    Pazaret e koqos dhe edit. Shitja mbaroi edhe pse gjykata dha vendim.
    Ku eshte kolonel pashai qe nuk bertet me???

Lini një Përgjigje te gzimi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *