Dje refuzoi thirrjen e aleatit të Ramës, Milo sot takon kreun e LSI-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një ditë pasi i kërkoi kryeministrit Rama t’i bënte vetë ftesë të tërhiqej nga zgjedhjet, duke refuzuar thirrjen e Petro Koçit, kreu i PDS­-së Paskal Milo zhvillon sot një takim me kryetarin e LSI, Petrit Vasili.

Zyra e LSI­ bën me dije se “Kryetari i LSI, z. Vasili ne oren 10:00 pret Kryetarin e PDS, z. Paskal Milo tek LSI. Pas takimit ka nje konference te perbashket per media”.

Një ditë më parë, në takimin me kreun e PS­së, Rama, ku munguan Gjinushi dhe Milo, Petro Koçi i PSV 91, Gjergj Koja i PSM dhe Idajet Beqiri i PUK u kanë bërë thirrje elektoratit të tyre që në datën 25 qershor “të mos e hedhin votën kot”, por të votojnë PS­.

Pas thirrjeve, ka reaguar Paskal Milo, i cili u shpreh për BW se eshte i hapur per bisedime, por ka një apel për Ramën: “Ne nuk na ka ftuar njeri. Këtë takim nuk e realizojnë partitë e vogla.

Ne s’jemi ftuar. Petro Koçi nuk është regjistruar si parti, s’ka si të tërhiqet si parti. Faleminderit Petro për thirrjen që bën, por më duket se ke marrë pozitat e mercenarit, nuk është e nevojshme që të tërhiqesh ti.

Rama nuk duhet të më bënte thirrje të tërhiqem përmes të tretëve. Ne kemi identitetin tonë, politikat tona. Nuk mund të kthehemi në shërbëtor të dikujt që kërkon pushtet, dhe nuk ndajnë qeverisje në një kohë që s’kanë bërë asgjë.

Do i bëj thirrje mbështetëseve të mi do i mbledh sot dhe do mundohemi të fitojmë në këto zgjedhje 1 mandat deputeti”­ tha ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *