Gilman Lika sqaron pse nuk do të luajë kundër Vllaznisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mesfushori shkodran që luan me skuadrën e Tiranës, Gilman Lika, ka sqaruar mos pjesmarrjen e tij në sfidën e fundit të sezonit Vllaznia-Tirana.

Në një prononcim për mediat, Lika u shpreh se nuk e kishte imagjinuar kurrë që këto dy ekipe do të luftonin për mbijetesë.

“Sikundër është marrë vesh, unë nuk do jem në këtë ndeshje. E di që është diçka jo profesionale, por të them të drejtën kam qenë në një situatë shumë të vështirë. Pas një takimi që kam pasur me presidentin dhe trajnerin, që i falënderoj shumë për mirëkuptimin që patën karshi meje. Për mua është një ndeshje e jashtëzakonshme, nuk e kisha menduar kurrë që do shkonte deri në këtë pikë dhe Tirana me Vllaninë do luftonin për të siguruar mbijetesën. Shpresoj që edhe tifozët të më mirëkuptojnë për vendimin që kam marrë, duke ditur si po e përjetoj unë këtë periudhë”, u shpreh Lika.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *