Ish-punonjësi i Sigurimit: Si spiunoja kushëririn tim të parë, të cilin më pas e dënuan

25 Maj 2017, 19:39Politika TEMA

Të punoje në “Shtëpinë e gjetheve” nuk do të thoshte se vetë apo të afërmit e tu ishin imunë ndaj përgjimit. Inxhinierit Nesti Vako i është dashur të përgjojë kushëririn e parë, i cili fatkeqësisht u dënua.

Bëhet fjalë pikërisht për dirigjentin Milto Vako, një personalitet i muzikës shqiptare. Nesti Vako tregon se ishte përpjekur ta sinjalizonte, edhe pse kjo ishte e rrezikshme.

Puna e tyre kryhej tërësisht në fshehtësi. Por dukej se artisti nuk ia vinte veshin një punonjësi të Sigurimit të Shtetit.

Një përgjim në Durrës e ka vulosur përfundimisht dënimin e Vakos.

Në vitin 1975 arrestohet dhe dënohet për “agjitacion e propagandë” dhe vuajti dënimin në burgun e Tepelenës e në Ballsh deri në vitin 1982.

Pas burgut, deri në vitin 1991 punoi si punëtor në Ndërmarrjen e Mirëmbajtjes së Shkollave të Tiranës. Pas ndërrimit të sistemeve, do t’i kthehej aktivitetit artistik dhe punës pedagogjike.

Ja çfarë thotë për gazetën Panorama Nesti Vako për përgjimin e kushëririt të tij të parë, me rastin e hapjes së “Shtëpisë së Gjetheve”.

Ju ka ndodhur të përgjoni njerëz që i njihnit?

Po, ka ndodhur. Madje, unë kam pasur muhabet me majorin që u dënua, u pushkatua.

Po ndonjë të afërm tuajin?

Po, ka pasur. Marrim rastin e Milto Vakos, udhëheqës artistik i Ansamblit Popullor, shef katedre, “Artist i merituar”, një nga më të mirët e kohës. Përfundoi në burg. Ai ishte kushëriri im i parë.

E keni përgjuar ju?

Po, unë e kam përgjuar, në Durrës. Doja ta sinjalizoja, po nuk pranoi të fliste me mua se i dukej vetja më i madh. Doja t’i thosha: ore mos fol se kemi informacion nga filani…

Pra, ju tentuat ta sinjalizonit?

Asnjëherë nuk ka pasur tendenca për dënim. Madje edhe në tentativa arratisjeje, do ta survejonim deri në fund se mos përplasej me ushtarin në kufi dhe mund të vritej, ose mund ta vriste ky atë. I përgjuari merrej dhe këshillohej. I bëhej e qartë se do të futej në burg nëse do arratisej. Ai mohonte. “Ne kaq po të themi”, i thuhej, “hajt dil përjashta”. Po ta bënte sërish tentativën, do futej në burg. Ne e kishim të shkruar që punonjësi operativ asnjëherë nuk duhet të mendojë të fusë njerëz në burg, por t’i edukojë.

17 komente në “Ish-punonjësi i Sigurimit: Si spiunoja kushëririn tim të parë, të cilin më pas e dënuan”

  1. PPSH says:

    Sa i ngjaka Alban Deges mori aman.

    1. ALBAN DEGA says:

      HAJDE PPSH HAJDE !

      Edhe nanen me ta pas kajt nuk e kishe kujtuar kaq mire Alban Degen!
      Rri i qete… Jo vetem Alban Dega por askush nga fisi i tij nuk kane shkuar me kurva!
      Per me teper lexo komentin e meposhtem . Aty e ke edhe pergjigjen me te plote !

      1. 173 says:

        ja doli spiuni

  2. Ky qe ka spiunuar kushuririn sot eshte antar i pd.

    1. sigurimsi says:

      Nje spiun qe ka sherbyer per te miren e popullit,Ptu…ptu… o pleh i njerzimit

  3. saramanda says:

    Po rri o shkerdhate, ju do edukonit kend, te fusnit ne burg per nje fjale te vetme

  4. ALBAN DEGA says:

    CMENDURIA E NJE SISTEMI TE CMENDUR TE NGRITUR NE SISTEM
    – Mesimet e nje ngjarje te jetuar dhe demokracise amerikane ne veprim….

    Po beja perkthyesin e nje ish- shefi Sigurimi te Shtetit Shqiptar ne nje nga zyrat e Azilit Politik ne XY .
    Oficeri i intervistes kishte punuar per shume vite si Agjent i Posacem, Special Agent, i FBI-se amerikane dhe pas ekspozimit ishte transferuar ne nje Post te sigurte te Sherbimit te Imigracionit Amerikan.
    Gjate bashkebisedimit, intervistes e pyet nese kishte perdorur dhune fizike ndaj ndonje te pandehuri gjate marrjes ne pyetje te tij…
    – Po, i pergjigjet shqiptari… Ne dy prej dhjetra rasteve…
    Heren e pare behej fjale per nje te pandehur qe ishte arrestuar per perdhunimin e motres se tij 13 vjet me te re, kur ajo ishte vetem 15 vjec…
    – Pse cfare te keqe kam bere… Edhe ajo ishte bere per thike… Ne fund te fundit a nuk eshte edhe ajo femer si gjithe te tjerat, i ishte pergjigjur krimineli …
    Mu erresuan syte dhe humba kontrollin. I dhashe dy shpulla dhe nje grusht sa me hengri krahu.
    – Shume pak ia paske bere . Po te kisha qene Une do ia kisha shembur topet , i thote oficeri amerikan.
    Rasti i dyte eshte ai i nje te pandehuri tjeter qe punonte ne nje pus nafte. E kishin paralajmeruar dy here nepermjet kryetarit te Frontit dhe kryetari i te Keshillit Popullor te fshatit qe te mos e leshonte gojen per tu arratisur dhe kunder shqiptareve te Kosoves qe ishin perfshire ne protesta per liri e te drejta njerezore e kombetare kunder terrorit serb atje… Edhe vete e paralajmerova por vazhdo ne te tijen.
    Jo vetem kaq por megjithese merrte nje rroge me te madhe se nje ish-minister , sigurisht ne nje pune jo te lehte,
    nje dite kishte kapur nje gjarper helmues dhe e kishte lesbian ne tubat e sondes se shpimit… Gjarperi kerkon gjithnje vrime per te dale dhe ne kerkim te saj bllokon vrimen e shpimit dhe ftohjes tek koka e sondes prej diamanti duke bllokuar ujin per …
    Sonda kalon ne avari dhe 15 punetore mbeten pa pune per nje muaj derisa zevendesohet me koke te re qe importohej nga Japonia dhe kushtonte rreth 250 000 dollare !
    – Doja te beja te pakenaqur punetoret prandaj e bera dhe e bej prape, mi pergjigj gjate marrjes ne pyetje me nje cinizem cnjerezor !
    E kam qelluar me shpulla duke i kujtuar edhe buken e femijeve te kolegeve te tij qe i kisha pare duke qare me lot diten e avarise…
    – Ky akt denohet edhe ne SHBA si sabotim ekonomik me pasoja sociale, i thote oficeri amerikan…
    Kam pase edhe disa raste te tjere te ngjashem ne keto dy dekadat ne SHBA.
    Ne te gjitha rastet ata e kane fituar statusin e Azilantit Politik me interviste pa qene nevoja te kalonin ne gjyqet e Imigracionit, cka eshte nje perjashtim jo rregull.
    Pse !?
    Sepse FBI- ja dhe agjencite e tjerat ligjzbatuese, sic e thote edhe inxhinjeri i Shtepine me Gjethe, kane nje politike parandaluese per arrestimin e nje personi. Demokracia amerikane perdor te gjitha rruget e mbetet per te bere sa me pak ndalime dhe arrestime per vete pasojat humanitare, sociale, ekonomike e familjare qe kane si per individui edhe per shtetin
    Per agjitacionin, propaganden antikomuniste apo fetare dhe ato qe ne Perendimin demokratik quhen ” Verbal Delicts”, krime verbale ose gojore, fajin kryesor e kane pasur ligjet e mbrapshta e cnjerezore komuniste.
    ” Perballe tyre ne nuk kishim rruge tjeter, ose te arrestonim personin ose te perfundonim vete ne burg” , i tha oficerit amerikan ish oficeri i sigurimit te Shtetit shqiptar.
    Aq me teper kur babai spiunonte te birin e anasjelltas vellai vellain apo motren, gruaja burrrin apo anasjelltas. Ishte nje xhungel, nje realitet Oruwellian, ku te gjithe spiunonin te gjithe e secili spiunonte secilin jo vetem ne familje e shoqeri,qe nga rrethi me i ngushte ne bazen e saj deri tek vete Byroja Politike, qe nga fshatari me i humbur e deri tek Kryeministri apo i pari i Piramides Sekretari i Pare Enver Hoxha !
    Ishte nje cmenduri e nje sistemi te cmendur te ngritur ne sistem !

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Moron!

  5. optimizem per vendin says:

    Po çfare jane keto pislleqe te ketyre njerzeve! Po lajthisin fare per nje lemoshe nga zyrtaret e sistemit sot. Dje spiunonin kusheririn, sot edhe mund te te vrasin keta tipa qe ne pamjen e jashteme duken si engjej, por nga brenda fshehin shpirtin e zi. Dje spiunonin, arrestonin, denonin, vrisnin; po sot nuk denohen, arrestohen vriten? Ato qe dje i bente shteti , sot i ka lene dore te lire vete njerzeve ta bejne nje gje te tille, veç atyre qe i eliminon vete shteti si Remzi Hoxhen…apo nepermjet 1997-es, 14 shtatorit, Gerdecit, 21 janarit etj etj etj A ndodhnin dikur ato qe ndodhin perdite sot neper qytete? Po çfare ndodhi mbreme ne Vlore dhe ku jane vrasesit? Prandaj ti Nesti Vako qe nuk je vetem, nga keto qe thua, dukesh qe je nje legen njeri si shume te tjere. E diskretitove apo denove diktaturen me kete qe the? E kujt i intereson sot se çfare kane bere njerezit primitive me kafshet e egra. I sherben te sotmes, apo meqense barku mban nje these me m… nuk mbaka dot ca gjera qe per ty eshte nje turp i madh ajo qe ke bere. Shikoni te ecnin me hapin e kohes dhe te beni me te mrien per vete dhe femijet se jeten nuk e kini te perhershme, por eshte e limituar. Me tregonte njeri sot: shkova ne Shqiperi, por çfare te degjoje; nje shoku im polic qe bente roje tek dera e burgut kishte gjetur belane me te burgosurit. I binte ziles i burgosuri qe te hapte porte, ai e hapte dhe i burgosuri fillonte e shante policin: te qi…nenen, pse nuk e hap shpejte, rri keto per 200 mije leke, sho ne shtepi se po te qi….gruaja etj etj etj. Dhe polici i thoshte te faleminderi , thuaji sa here te duash ato qe the.—Ndersa keta na tregojne se si spiunonin kusheririn. Aty sot eshte me mire te jeshe i burgosur se sa i lire, rron me mire, prandaj s’kane nevoje te spiunojne, por ta japin ne çaçke te kokes. Keshtu Nesti ?! Dhe ne kete menyre, te humbet optimizmi.

  6. Hick says:

    Rrespekte per Nesti Vakon se ka mbetur njeri fisnik.

  7. themiu says:

    Te fala nga Themi Tushe, per perkthyesin ne XY

  8. XheJ eN Bi says:

    ALBAN DEGA…
    Tek fjalia…Sepse FBI-ja dhe agjencitë ….
    Besoj se pas FBI nuk do prapashtesë-ja se nuk lexohet Fë Bë I. Lexohet ef bi ai dhe nuk do -ja.
    Më bën përshtypje në Shqipëri që kanë mbrojtur anglishten shqiptojnë SMS ( së më së) dhe jo (es em es ).

  9. shaqo says:

    Ku ka ndonje vend te globit qe nuk ka pergjime?!!!!!!!!!

  10. Novruz Taip Vishanji says:

    ASNJE DITE BURG NUK KA BERE MILTO VAKO

    siç rezulton nga dokumentat zyrtare, po mund te jete internuar ne Tepelene dhe kaq. Ky Miltua, ishte nje nga studentet shqiptare te derguar per studime ne Moske,qe nuk mundi te rriinte pa u takuar edhe me nje spiun shqiptar te UDB-se ne Beograd, Galip Sojlin qe ne 1959-ten.
    Duhej burgosur dhe hedhur ne lume çelesat e qelise se burgut qe nuk ka bere. Kete maskara, sot 87 vjeçar perendia e ka mrekulluar pa te drejte duke e lene akoma te gjalle, per te perfituar padrejtesisht nga parate e demshperblimeve qe Shalegjati i Surrelit i jep ketyre menxyrave pa hanxhine.

  11. Fieri says:

    Keto jane shkrime “brrockulla” Spiunimi lindi me leindjen e shtetit. Athere spiunoje ,dhe po mos te tspiunoje e merrej vesh se eke ditur e nuk tregoje denoheshe, Edhe sot nuk tregon ,zbulohesh ,po nepermjet spiunimit se e dije kete veprim kriminal denohesh per mos kallzim krimi. Pra kur shikon e degjon per nje krim duhet te spiunosh …… Pra barazim si me pare edge tani. Ndaj jane brrockulla dhe thenie propagande kunder te kaluares……….

  12. Lalai says:

    O shqipetare,
    mos rrini me INJORANTE me shume sec jeni,se eshte viti 2017.
    Mua nuk me rruhet se cfare ka bere ky njeri,inxhinier,apo spiun,po me vjen keq me injorancen kolektive shqiptare.

    Po nje shtet ne kembe,nuk e mban as ushtri e as policia po Sherbimi Secret o injorante!!!

  13. Adi says:

    Zotri “Themiu” qe fshihesh pas ketij emri!
    ———————————————————–
    Cfare keni me Themi Tushen qe shkruani ne emer te tij dhe ja permendni ate. Ti udebash tropoje, apo shqipfoles llapaqeni ndonje rrethi tjeter qe shkruan me emrin e Themiut, kot lodhesh per ta pergojuar kete njeri te mire e kuader te nderuar.
    Ju po te jeni burr dilni hapur dhe e merrni vesh se kush jeni dhe sa ju vlen lekura. Me sa e njohe une,Themi Tushen, ai eshte nje burr zotri, patriot, intelektual dhe njeri i ndershem e mjaft pozitiv qe i ka shoket te rrall jo vetem ketu ne diaspore, por edhe ne Shjqiperi. Themi Tushe ka qene nga te paret kuadro qe eshte ndeshur ball per ball me ish diktaturen, sekretaret e pare ne rrethe dhe ish kriminelet Fecorr Shehu, Zylyftar Ramizi(Mahmutaj) e tj, sepse i kane arrestuar dhe masakruar edhe vellan (Perikli Tushe) per 8 muaj te hoteli 15 katesh ne Tirane(hotel Tirana) dhe denuar si armik i popullit i shkalles me te lart(erlement antiparti), pasi i ka shkruar Enver Hoxhes disa letra, duke i treguar se ne rrethin e pasur te Fierit femijet, te moshuarit dhe populli po vdesin per te ngrene. Kur eshte ndeshur Themi Tushe me Fecorr Shehun, Florian Kolonecin, Zylyftar Ramizin, Hodo Hodaj, Bajram Nelin, e kriminel te tjere ne Ministrine e Brendshme, por edhe me udebashin Bashkim Gazidede asnje kuadri tjeter ne ato organe nuk i shkonte as ne mendje per ta bere nje veprim te till
    Themi Tushes i kane ngritur disa here kurthe servilet, analfabetet dhe kriminelet e Fecorr Shehut e Zylyftar Ramizit ne Ministrine e Brendshme per ta denigruar dhe denuar, por kurr nuk ja kane arritur dot qellimit te tyre, fale trimerise, aftesive dhe guximit te ketij kuadri qe i ka demaskuar dhe injoruar hapur dhe me zotesi. Per Themi Tushen edhe sot flasin fjalet me te mira i gjithe populli ne cdo rreth ku ka punuar ai, ku eshte shquar per ndershmeri e figure teper te paster morale, sinqeritet, drejtesi, aftesi e besnikeri te larte ndaj shtetit tone si askusht tjeter. Themi Tushe eshte nipi i atdhetarit TASI TUSHES luftetar nga Petoshaj, qe e e coi me dyfek ne dore Ismail Qemalin nga Libofsha ne Vlore per te shpallur Pamvarsine e Shqiperise dhe i THOMA RISTANIT(NIKASIT) nga Nikasi, patriot dhe shok i ngusht i profesorit JANI KOSTANDIN MINGA , i atdhetarit KOZMA DHIMA(prift, mesues dhe luftetar), i atdhetarit IRAKLI PYLLI(prift,mesues, patriot e deshmor), i atdhetarit SPIRO SAQELLARI(prift, mesues, patriot,deshmor), i atdhetarit ZOI NDREKO e tj.por edhe nip i PALI SPIRO TOSKES nga Fieri ushtarak i larte, mbaruar akademine ushtarake ne Itali, Komandanti i Cetes se Mallakastres, partizan, perkthyes i aleateve tane anglo-amerikan gjate luftes se Dyte Boterore i vrare pabesisht pas shpine nga krimineli, terroristi, ekstremisti islamik, antimyzeqari, antishqiptari, dhe spiuni e tradhetari i Kombit Shqiptar Mehmet Ismail Shehu i Corrushit te Mallakastres me 5 maj 1947 ne Vlore, duke punuar ne zyre.
    Kur te paret e Themi Tushes punonin per komb, gjuhe, atdhe, shkolle shqipe dhe Fene e Krishtere, te tjere vraponin pas taboreve turq te Haxhi Qamilit dhe mallkonin Shqiperine,Flamurin tone, Krishterizmin dhe Europen.
    Ky eshte zoti i nderuar Themi Tushe dhe nuk po zgjatem me shume rreth tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje