Jemini dhe Koçi, pa stemën e FIFA-s

25 Maj 2017, 13:40Sport TEMA

Lorenc Jemini dhe Andi Koci jo vetëm të pezulluar, por edhe pa stemën e Fifa-s.Shqipëria aktualisht ka vetëm një arbitër që plotëson kriteret për të gjykuar ndeshjet ndërkombëtare, të paktën sipas Fifa-s.

Nëse i hedh një sy skedës në faqen zyrtare të organizmit botëror të futbollit, është e lehtë të konstatosh se ndër arbitrat me stemën e Fifa-s, figuron vetëm emri i Enea Jorgjit, ndërkohë që mungojnë emrat e dy arbitrave të tjerë që kanë patur këtë stemë, Lorenc Jemini dhe Andi Koci, të dy të pezulluar pa afat para pak kohësh nga Komisioni i vlerësimit dhe meritës pranë Komitetit të Arbitrimit.

Mungesa e emrave të tyre në faqen e Fifa-s lë të kuptohet se si për Lorenc Jeminin ashtu edhe për Andi Kocin, ju është hequr stema e Fifa-s e si rrjedhojë edhe e drejta për të gjykuar në ndeshjet ndërkombëtare, edhe pse FSHF ende nuk ka patur një konfirmim zyrtar në lidhje me këtë vendim. Pavarësisht kësaj përditësimi i listës së arbitrave në faqen e Fifa-s ku nga Shqipëria figuron vetëm Enea Jorgji lë pak vend për hamendësime për Jeminin dhe Kocin për të cilët madje është e pamundur të thuhet nëse do të rikthehen të arbitrojnë sërish dhe kur, duke qenë se pezullimi që ju është dhënë ka qenë pa afat.

Mbetet për tu parë në të njëjtën kohë se cilët do të jenë arbitrat nga garda e re që do të bëjnë përpara për të marrë stemat e Fifa-s për të mbushur boshllëkun e krijuar,  ku natyrshëm në pole position për momentin, duke Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja, dy arbitra të rinj dhe me potencial për të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje