LSI përcakton kundërshtarin e saj në fushatë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Përfshirja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në garën e Kavajës, më shumë se sa një përpjekje për t’i prishur punë kandidatit të Partisë Socialiste, është një sinjal i qartë se mes dy partive, nuk ka më të ardhme.

Në qëndrimin ndaj zgjedhjeve në Kavajë, LSI ka ndjekur qëndrimin e PD-së, dhe është e përfshirë qartë në një plan për t’ia hequr Partisë Socialiste nga duart Bashkinë e Kavajës. LSI nuk pranoi të përfshihej në zgjedhjet e Kavajës, për shkak të refuzimit të PD-së për të marrë pjesë në zgjedhje. Përkundër kësaj, LSI ka qenë arsyeja kryesore, përse Partia Socialiste u tërhoq nga zgjedhjet, duke ja kërkuar këtë dhe si një luajalitet politik.

Edhe pse Rama e maskoi tërheqjen nga zgjedhjet me përpjekjet e PD për destabilizim, ai në fakt e kishte konsumuar këtë temë përfundimisht, ditën që Meta u bë president, në kuadër të marrëveshjes me të.

Pra në një farë mënyre, LSI ishte faktori kyç që shmangu zgjedhjet pa opozitë në Kavajë, dhe tani po bëhet sërisht faktori kyç, për të rrezikuar mandatin e PS në Kavajë. Pra ajo i shërbeu dy herë PD-së. Në fillim duke shmangur zgjedhjet dhe tani duke ja lehtësuar ato. Dhe të dyja radhët, në kurriz të PS-së.

Kjo do të ndryshojë ndoshta dhe skemën e fushatës së Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në Kavajë. Socialistët kanë ndërruar kandidatin që do të garonte më 7 maj, duke futur në garë dikë tjetër, për të cilin pretendojnë se është më konsensual, ndërsa PD është në dilemë mes tre kandidatëve, të cilët mund t’ia dalin, nëse vota e LSI është e ndjeshme për të bërë diferencën.

Por më shumë se sa për Kavajën, garimi i LSI në Kavajë, ka rëndësi për fytyrën që do të ketë fushata elektorale në gjithë vendin. Me këtë gjest, LSI i ka nxjerrë turpin PS-së, që ajo të jetë e distancuar nga ajo në fushatën elektorale kombëtare, dhe ta konsiderojë atë rivale në fushatë.

Edhe pse të treja partitë kryesore janë fomalisht në bashkëqeverisje, PD dhe LSI janë më afër me njëra- tjetrën, drejt idesë së një qeverie të përbashkët pas zgjedhjeve, nëse PS nuk merr e vetme shumicën, dhe kjo do ta rrisë agresivitetin e fushatës.

LSI e ka pasur të nevojshme të jepte një shenjë, se nuk është në koalicion me Partinë Socialiste. E ka pasur të nevojshme për të përgatitur mbështetësit e saj për një koalicion të mundshëm me PD-në pas zgjedhjeve, por dhe për t’i pozicionuar ata në fushatë pro saj. Prej sot, ajo nuk është më me filozofinë e fushatës së 2009-s apo 2013-s, si një e mesme e artë, që qetëson ankthin e kujtdo që nuk dinte si dilnin zgjedhjet, por dinte si dilte LSI. Sot ka përcaktuar armikun e saj të parë në këtë fushatë, dhe ai është Partia Socialiste.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “LSI përcakton kundërshtarin e saj në fushatë!”

  1. Popolo albanese says:

    Lsi eshte e keqja me e madhe e ketij vendi.
    Meta beri shum mire qe doli me kandidatin e vet ne Kavaj, por ai harron qe kavajsit jane te mencur, do dine per ke ta japin voten.
    Kavaja do eci para, nuk do shitet tek ata qe nuk kane bese.
    Mero, mos ki fare merak, e majta me Ramen ne krye do marre mbi 71 mandate.

  2. Luli says:

    Cuni tezes lulzim bashes qe lahet ne pishin.

  3. fcb says:

    Mero , mos u merzit , Edi Rama do i marre 71 mandate po tja shtrengoje njehere Ver Llapes per qafe :))

  4. Gregor Lato says:

    Eh, mo Mero,
    Po PS dhe Edi Rama e kane ditur qe ne krye te heres qe LSI per PS eshte me e keqe se PD, por sidoqofte, juve dhe gazeta e juaj ka bere nje pune shume te mire perrballe opinionit publik duke i treguar qarte e shkoqur se kush ishte LSI ne qeveri, bemat e keqija te saj para popullit (qendrimet diabolike). dhe ju kerkoj perseri si nje lexues i rregullt i gazetes tuaj dhe editorialeve tuaja qe te kembengulni edhe me shume gjate kesaj periudhe per te qartesuar njerzit se kush eshte LSI pa zmadhuar apo zvogeluar gjerat, qe gjithmone ka qene per shkeljen e ligjit e kushtetutes, qe postin e Presidentit, ne menyre te turpeshme e beri si nje mall qe blihet dhe mund te kthehet e te kembehet me nje tjeter. Eshte mbi te gjitha nje parti familjare, ashtu si PD, qe vetem me qytetaret nuk e lidh asgje, pervec se tregetia me vendet e punes, te cilat te punesuarit prej saj i blejne dhe me pas kercenohen.
    Sidoqofte, keni nje merite te vecante qe keni folur gjithmone hapur e pa doreza, ju pergezoj. Faleminderit.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    LSI-ja + Pd-ja kur te duan e si te duan.. “Me qetesi e dashuri” do behen zgjedhjet dhe Vettingu po ashtu..

  6. Epo kjo pune! says:

    shiten detin kur ishin bashke, quajti kokepalare qytetaret e 21 janarit, quajti sharlatane analistet qe dolen kunder shitjes se detit… etj etj. Po socialistet e gelltiten pazarin e 1 prillit dhe u bene bashke me LSI. Koha qe kjo parti te rrudhet….

  7. Korçari says:

    LSI-ja e Like Floririt, hajdutit me çizme e me bllok, është kanceri i politikës në Shqipëri.

  8. Vata says:

    Te hapet nje hetim urgjent . LSI cdo te punesuari prej saj i merr duke filluar nga 150000 mije leke te vjetra ne cdo muaj. Keto leke do te shkojne ne blerje votash. Ja, kjo eshte LSI.

  9. lysper era says:

    Shkrimi kerkon te bej me Ramen socialistet e thjeshte qe nuk jane me Rilindjen.
    Cdo socialist dhe me gjere e ka pare se kush ka bere aleance me bashen dhe Berishen e kush do te jete
    ne pushtet me ata te dy.Rama dhe vetem Rama.
    Suksese ne Jete gjithe shqiptareve …po degjuat Meron dhe Ramen

  10. cufja says:

    Shume domethenese kjo thirrja e “mafia italiana” drejtuar Meros e “Popolo albanese”. Hic merrak mos kini o Mero e “popolo albanese” se Kavajen do ta fitoje perseri dora jone

  11. refree says:

    LSI-ja tentoi te merrte meritat e shpetimtarit ose ta zhyste PS-ne ne nje batak te thelle te zgjedhjeve pa opoziten. Deshtoi ne te gjitha objektivat e saj.
    LSI nuk arriti te zevendesonte nderkombetaret, pra nuk arritit te behej “mbi palet” ose “deux ex machina”, dhe tani po perpiqet te luaje me karta te fshehura ne menyre qe ta dredhe andej nga i leverdis.
    Sigurisht varet nga populli dhe vetem nga populli, i cili ne kete rast duhet kryesisht te beje ate qe thote PD-ja dmth te mos shese voten.
    Askush nuk mund ti parashikoje rezultatet e zgjedhjeve. LSI ka komoditetin qe te shohe rezultatin dhe pastaj te vendose, por ky komoditet mund ti kushtoje shtrenjte persa i perket votave, sepse do te marre vetem votat e veta plus ato qe do te mund te bleje!

    Edi Rama u deshmua me nje mbeshtetje te jashtezakonshme dhe shembullore nga ana e perendimit. Olir Meta mbeti nje faktor politik lokal dhe parazitar, qe vjel poste e para pa marre asnje pergjegjsi per qeverisjen. Nuk di se kush mund te jete i iinteresuar ti jape qeverine nje paraziti si LSI.

  12. Lennard says:

    Ne Kavaje Meta do te marri nje Hu ne Sume.

  13. Thanas Mustaqi says:

    Pse, a ka LSI në Kavajë?!

  14. Donela says:

    LSI per fatin e keq eshte kthyer ne nje zyre pune te rendomte,premton vend pune kundrejt votes,e neveritshme per nje parti pa
    shtylle kurrizore.

  15. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista says:

    Rruga elbasanit si debiazi nderron skemat e lojes.
    Hahahaaaaa

  16. Ardi says:

    E drejte ajo anektoda Kur nje djali e pyeti te Jatin: c ‘do te thote opozite?
    Pergjigja ishte:
    SE Di SE une jam me LSI-ne!.

    Dridhe like beje trike…
    Keta hajdute me blloqe qe vjedhin, hane e pijne nga te gjitha krahet Nuk ngopen me pushtet…dhe kakaris in sikur Kane qene te persekutuar kaq vite ne pushtet…vjellin tani per ta lepire me vone…
    I ka fut Sala ne rreth SE ja Di c’kane vjedhur…
    Kurve politikane…qe flene me Ke u del perpara.
    Tipik komunista…iken Meta futet gruaja ne karriken e tij…dhe I ha llapa sa para mbrapa tani…I duket vetja…kurve e bukur…qe mund te dale force e pare…
    Flene me endrra derisa te bien ne toke…Kur prasit qe Kane nga pas ti vyshken gjethet…
    Ja pafshin hajrin….

  17. Dridhe like, beje teike says:

    Bote e trete nje profke tjeter
    Maske e re avaz i vjeter.
    Rruga elbasanit ka zyra per krijimin e skemave te reja e me te besueshme.
    Dridhe like beje trike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *