Marrëveshja Rama-Basha/ Ja kush do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve

25 Maj 2017, 14:56Politika TEMA

Nga marrëveshja Rama-Basha e pak ditëve më parë drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve mësohet se është emëruar Arjan Hoxha.

Hoxha zëvendëson në këtë detyrë tashmë ish-drejtorin, Miklovan Kopani.

Hoxha mbante më parë detyrën e ish-shefit të Krimit Ekonomik, dhe ka arrestuar edhe të atin e Sajmir Tahirit, Bashkim Tahirin të dyshuar për kontrabandë ilaçesh.

Ky i fundit u lirua nga detyra gati një muaj pasi PS-ja mori pushtetin bashkë me 7 efektivë të tjerë.

Duhet theksuar se marrëveshja Rama-Basha përpos 6 ministrive teknike, përfshinte edhe disa drejtori të rëndësishme në vend.

1 komente në “Marrëveshja Rama-Basha/ Ja kush do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve”

  1. enter"" says:

    Drejtori I perkoheshem I burgjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje