"Lufta" brenda së majtës: LSI i rrëmben Ramës një aleat

25 Maj 2017, 10:24Politika TEMA

LSI i ka rrëmbyer Edi Ramës një aleat.

Bëhet fjalë për Paskal Milon.

Ky i fundit, pas një takimi që ka pasur me kreun e LSI-së, Petrit Vasili, tha se ka nënshkruar një marrëveshje me këtë parti.

Jemi parti qe ndajne vlera te perbashketa.

Kjo marrëveshje institucionalizon nje bashkepunim qe do materializohet gjate fushates zgjedhore, administrimit te votave dhe ne prespektive.

Nuk drejtohet kundra asnje partie te trete por niset nga interesat per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme, maksimalizuar votat tona.

Këtë marreveshje e bejme per te patur nje rezultat maksimal te dy partive tona, qe roli dhe rendesia e LSI te manifestohet gjate fushates dhe ne menyre te vecante pas fushates, qe te shohim nje bashkepunim te mbeshtetur ne vlera”, ka thën Milo, i cili një ditë më parë refuzoi kërkesën e partive aleatë të Ramës, që partitë e tyre në këto zgjedhje të tërheqin kandidatët e tyre, në mënyrë që votat të shkojnë për PS-në.

Ndërsa komenti i tij për kërkesën e PS një ditë më parë që partitë e vogla të çregjistrohen, Milo tha: “Në një kohë kur të tjerët po sillen ndryshe, nuk po respektojnë partitë, përpiqen që partitë të humbasin identitetin e tyre politik dhe integritetin e tyre, kjo marrëveshje shënon një sjellje tjetër politike.

Një marrëveshje që mbështetet në vlerat dhe si e tillë na paraqet para opinionit publik shqiptar si dy parti tek të cilat duhet të ketë besim sepse nuk punojnë kundër të tjerëve po bashkëpunojnë me të tjerët. Këtu e kam fjalën kur flas për maksimalizimin e votave.

Sepse LSI në këtë moment po dëshmon që është një parti e hapur, që kërkon bashkëpunimin dhe e respekton dhe parti që vlerëson aleatët dhe partnerët dhe nuk i hedh ata përtej në një kohë kur të tjerët kanë dëshmuar gjatë këtyre viteve dhe ditëve të fundit një sjellje tjetër”.

Milo deklaroi se LSI-ja është forcë që i ruan marrëveshjet. dhe nuk i hedh aleatët në kosh.

Ndërsa kreu i LSI-së, Petrit Vasili, në takimin me kreun e PSD-së, Paskal Milo, deklaroi se bashkëpunimi do të jetë afatgjatë, dhe se LSI-ja do të mbrojë votat e PSD-së.

12 komente në ““Lufta” brenda së majtës: LSI i rrëmben Ramës një aleat”

  1. Adriatik says:

    Milo aleat ? Nje morr me pak ,nje parazit me pak qe as gruaja e vet nuk e voton.

  2. Populli says:

    E kujt i plasi trapi?

  3. optimizem per vendin says:

    IKu dhe Paskali, doli ne pension. Lsi force qe ruan marreveshjet? Per te qesh e per te qare. LSI eshte force e nje grupi njerezish qe po e fute apo po tu fut , eshte si te mbashe gjarperin ne gji.

  4. Xhike Kumria says:

    Paskali pordhi kali,mumje politike ,duhet te ishte ne shtepi te qeronte orizin,ben kot si faktor politik

  5. mali says:

    Keto partite e vogla qe duan te jetojne perjetesisht pa asnje kontribut jane si shushunja.
    Gabim lsi qe ben marreveshje te tilla, nuk fiton asgje, thjesht do ti pine gjakun.

  6. PALASA says:

    Aleat i madh shume ky Milua !!!!!!!
    Kete vetem gruaja dhe Ruci Tours e voton , se asnje ne Palase nuk voton per te .
    Le ta marre Lsi -ja , se edhe ky Milua anon nga greku .
    E pate sa u lumturuan ne Greqi per Meten president.
    Perse valle ?????????

  7. Shqiptari Ilirise says:

    LSI si parti e hajduteve dhe plaçkitesve eshte e hapur bile e shqyer per te gjithe bashkepuntoret e mundeshem per te vjedhur e plaçkitur zoti Milo.

    1. ver llapa says:

      zoti milo?????? ik mer kokrra karit se le nom

  8. BUJARI JU DEGJON says:

    Pleqeria ben punen e vet… ?
    Prandaj thoshte malesori 90 vjecar :”Ka kohe me u turperue”…
    Edhe Milon e ka marre malli “Te puthet me Milon”…
    Rruga e mbare…

  9. genci says:

    Z.Milo a e kupton cfare ke bere!? E kujt i rruhet per ty se shkon me saliun! Tregove veten se kush je!

    1. NYC says:

      Milua e di qe ai qe te rreh te do. deri ne Bruksel ja dergoi Saliu langot e tij ta rrihnin.

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Sa parti ka Albua, s’ka gjith Ballkani.. Rregulloni mor kodin zgjedhor ku te kete vetem 2 parti alternative se jeni bere si kembt e dhis.. Nuk ngeli pensjonist e interesaxhi te hapi parti..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje