Mediu dhe Duka, presion Bashës për më shumë se dy deputetë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

24 orë përpara se të dorëzojë listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike ka mbyllur marrëveshjen me disa prej aleatëve.

Nard Ndoka i Partisë Demokristiane, Vangjel Dule i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar nuk do të konkurrojnë me lista të veçanta, por do të përfaqësohen në zgjedhje me logon e Partisë Demokratike.

Në këmbim, secili prej tyre ka një vend të sigurtë në listat e deputetëve demokratë, përkatësisht në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë. Gjithashtu, ata do të kenë kandidatë në vende jo shumë të sigurta në qarqe ku historiku elektoral i favorizon.

“Ne kemi vënë 2, ose 3 njerëz, dikush më lartë, dikush më poshtë. Pothuajse me të gjithë është ndjekur e njëjta formulë. Varet si do shkojnë zgjedhjet, por po fitoi PD fitojmë të gjithë. Kështu që nuk ka surpriza dhe unë besoj se deri nesër do të mbyllen gjërat”, ka deklaruar kreu i LZHK, Shehi.

Deri tani nuk ka ende një marrëveshje të mbyllur me dy aleatët e tjerë, republikanët e Fatmir Mediut dhe agrarët e Agron Dukës, që pretendojnë më shumë sesa një vend të sigurtë në listën e deputetëve, në mënyrë që të maksimalizojnë votën për opozitën dhe të heqin dorë nga dalja me listë të veçantë.

Nëse do të ketë një marrëveshje, kjo do të mësohet të premten, që është dita e fundit e dorëzimit të listave në KQZ, ku Partia Demokratike dorëzoi mesditën e së enjtes kërkesën për regjistrimin e saj për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në Kavajë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *