Mzati i Kamzës letër Trump-it: Na zhgënjeve me takimin me Ramën!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mzati i Kamzës i ka nisur sot një letër presidentit Trump, që gjendet për vizitë në Bruksel.

“Mësova se gjatë takimeve në Bruksel, ke takuar Edi Ramën.

Jam i sigurt se ai me paratë e drogës ka gënjyer stafin tënd dhe ta kanë paraqitur ndryshe.

Por kjo është një tronditje e madhe për demokratët e vërtetë të Shqipërisë.

Në kulmin e luftës kundër teje, unë jam i vetmi shqiptar që të shpalla ty “Qytetar nderi” të Kamza City.

Kur e bëra këtë, shkruajtën gjithë mediet botërore.

Pastaj kur Luli ngriti çadrën në bulevard, të vetmin aset politik që kishte, ishte gjesti im pro teje.

Më kërkoi një mendim si mund të takohej me ty, që ti jepje mbështejte cadres, dhe i thashë se edhe ai duhet të bënte si unë.

D.m.th duhet të bënte një gjë me emrin tënd.

Meqë Bashkinë e Tiranës, na e kanë marrë soroistët, atëhere i ofrova një rrugë në Kamëz City.

Kështu, një rrugë që e kishte emrin “Rruga e Lirisë”, e ndryshuam dhe e bëmë “Bulevardi Trump”.

Luli erdhi mori pjesë në ceremoni, bëri foto dhe ja nisi Fatmiri një kongresmeni në SHBA.

Ai i dha fjalën që do ta dërgonte ty dhe pastaj do bëhej takimi.

Luli u nis vetëm në SHBA, me shpresë se gjithçka ishte gati.

Ne në çadër prisnim surprizën dhe vendi do dridhej.

Por në fakt dështoi.

Edhe pse ata lobistët e Bashës e shënuan tek letra që të çuan ty, se i ftuari i tyre kishte vënë emrin e presidentit në një rrugë në Kamëz City, ju nuk gjetët kohë ta prisni.

Kjo e detyroi atë të bënte pazar me Edin dhe të dilte nga çadra.

Tani mësoj se ju keni pritur Edi Ramën në një takim.

Kjo është një fyerje e madhe për çdo shqiptar të ndershëm e demokrat që është gëzuar për fitoren tënde.

Me këtë që ke bërë ke zhgënjyer çdo demokrat të vërtetë në Shqipëri dhe sidomos ministrin e Brendshëm, që ka kryesuar Shoqatën “Miqtë e Trumpit” në Shqipëri, si dhe shumë personalitete të tjera të shtypit dhe shoqërisë civile.

Tani nuk kemi si u dalim njerëzve përpara, pasi ti në vend të na takosh ne dhe të na falenderosh për mbështetjen, shkon takon armikun tonë të përbashkët.

I vetmi shpjegim është se Brukselin e ka blerë Sorosi dhe ti je aty në një fushë të minuar nga armiqtë tanë.

Me shpresë se një ditë e vërteta do sqarohet.

I yti gjer në vdekje, Mzati!”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Mzati i Kamzës letër Trump-it: Na zhgënjeve me takimin me Ramën!”

  1. TanI says:

    Nuk ke asnje tè drejtè tè flasèsh ne emèr te Shqipètarève tè ndershèm.

  2. cufja says:

    “Mendje e mendje kjo dynja, mendja mendjes nuk i ngja” – thote nje fjale e urte popullore. Une nuk njoh ndonje MZAT nga Kamza qe Meroja ja paskej vene antenen ne k…. e tij. Dij se eshte nje doktor shkencash kryetar i bashkise se Kamzes, qe nje piktor medioker krieminister, u perpoq atij e Trumpit qe t’ja trazoje k…t, e vec qe ju a rrojti qe te dyve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *