Në Vlorë ndodh kiameti, vriten kreu i OSHEE dhe një pronar TV privat, ministri i Brendshëm kujdestar shoqëron ministren e Financave te Dogana Durrës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nuk e akuzojmë Dritan Demirajn se duhet të vendosë rendin në dy ditë që është Ministër i Brendshëm. Madje as ta mbajë nivelin e krimit në ato nivele që ishte.

Fundja ministër teknik është pavarësisht kërcënimeve me largim nga puna apo me burg që u ka bërë dje policisë dhe administratës së Ministrisë së Brendshme, duke shkaktuar madje dhe një buzëqeshje ironike tek drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Fjala është për faktin se duhet të jetë sëpaku i përgjegjshëm për detyrën që ka.

Mbrëmë në mes të lokalit është vrarë drejtori i OSHEE të Vlorës, aksidentalisht dhe fati ndihmoi sëpaku që shpëtoi fëmija e tij. Shënjestra ishte një pronar televizioni privat dhe biznesmen, ku dhe ai u nda nga jeta në spital.

Eshtë ngjarje shumë shumë e rëndë dhe minimumi duhej të kishte bërë dhe një prononcim, deklaratë, ngushëllim apo të kishte hapur të paktën gojën ministri i Brendshëm kujdestar.

Maksimumi duhej të kishte shkuar në Vlorë sot për ta parë situatën më nga afër dhe për t’u dhënë zemër drejtuesve vendorë të policisë Vlorë.

Por jo! Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka zgjedhur rrugën më të lehtë. Mediat lajmerojne se ka vendosur të shoqërojë ministren kujdestare të Financave Helga Vukaj në një vizitë-inspektim tek Dogana Durrës.

Pikërisht aty ku hyjnë lekët, duke treguar qartë synimin e ministrave “teknikë” të Bashës, që kanë mbërritur me mision të përcaktuar: Presion administratës dhe të bëjnë ndonjë lek.

Nuk besojmë se Ministri i Brendshëm lë vajtjen në Vlorën e tronditur nga vrasjet për të shkuar në Durrës në doganën e lekëve thjeshtë për të shoqëruar ministren Vukaj.

Ka shoqëruesit e vet ministrja e Financave dhe “Rambo” duhej të ishte aty ku e thërret detyra./TemA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Në Vlorë ndodh kiameti, vriten kreu i OSHEE dhe një pronar TV privat, ministri i Brendshëm kujdestar shoqëron ministren e Financave te Dogana Durrës”

  1. I lini more hajdutet e shkret te bejne ndonje lek se i duhen edhe lulit pet fushat.

  2. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

    u ka vra nai civil fukara ne vlore jo shyqyr zotit…mos shko fare minister…kto qe jane vra qifshin nonen e vet me pislliqet qe kane bo

  3. Dani says:

    Ai shkon aty ku jane thesaret.Do te beje ca leke para se ti mbaroje afati.

  4. aldo says:

    Se mos u vrane ne pune keta te dy. Po te qendronte ne zyre drejtori i OSHE ne orarin zyrtar do ishte gjalle sot por i kryejne punet ne klub

    1. nn says:

      Pse ti kur del me femijen ne zyre shkon more Aldo?

  5. Vesi says:

    Ky eshte produkti I cadres. Politika e ministrave stazhier. Varja rendit, rendesi ka I kujt eshte Ministri, Joni apo juaj, jo cfare pune ben ai. Ne kete vend nuk flitet per pergjegjesi, po per perkatesi. Prandaj jemi keshtu prej 3 dekadash.

  6. nar gerrneta says:

    drejtori oshe ..haku fukarenjve qe ka rrjep per drita…opa opa

  7. TRAPI says:

    DUHET TE DALE LIGJI VETTINGUT PER TE EKZEKUTUARIT,,,,ATE QE SE BEN LIGJI E MALIQI E BEN FISHEKU,,,

  8. vlora.vlora says:

    Pavaresisht se iku aksidentalisht ,keta qelbesira po na rjepin perdite dhe me e keqja eshte se kur shkon dhe ankohesh te thone cfare te bejme ,e ka sistemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *