Pakti Rama-Basha/ Bushati: Pse LSI bën sikur s’ka ndodhur asgjë...?!

25 Maj 2017, 23:36Politika TEMA

Në emisionin “Të PaEkspozuarit” në News24, po diskutohet marrëveshja e arritur mes Bashës dhe Ramës, dhe impaktin që ka tek Lëvizja Socialiste për Integrim.

Analisti Andi Bushati ka dhënë një shpjegim të tij se pse LSI po sillet në mënyrë absurde përballë marrëveshjes mes dy liderëve dhe nuk po e denoncon një gjë të tillë.

Sipas Bushatit, LSI-ja nuk kërkon të jetë simpatike përpara popullit shqiptar, por kërkon që të tregojë muskujt përballë dy partive të mëdha.

Çdo ditë po bindemi se një marrëveshje jo e ndershme, ka synuar të godasë edhe LSI-në. Ku kishte dhuratë më të madhe se janë mbledhur dy të mëdhenjtë për të vrarë demokracinë, po vrasin dhe LSI-në. Ndërsa LSI-ja bën sikur s’ka ndodhur asgjë. Pse LSI nuk sillet normal po në mënyrë absurde?

Se dhe LSI nuk pretendon të jetë simpatike për publikun, por të tregojë muskujt. Gjithë fushata e LSI-së në 2013-n ka qenë si do që të ndodhë ne do jemi në pushtet. LSI nuk do të nxjerrë në sy të publikut që të mëdhenjtë janë bërë bashkë për të na goditur ne,” tha Bushati.

3 komente në “Pakti Rama-Basha/ Bushati: Pse LSI bën sikur s’ka ndodhur asgjë…?!”

  1. Antwerp says:

    Demokracia qenka LSI-ja…………… a pika qe s’te bie o………cte te them…….me ze diarrieja sa here qe te shoh ptuuuuuuuuuuuuuu

  2. bimi says:

    duke ndenjur ne vend edhe uji,qelbet pa me Bushati.Nje jete te tere duke pozuar.LSI-ja I degraduari analist nuk ka sesi te sulmoje.Ajo gjithnje rri fshehur.Si hienat qe shkojne te tregojne muskujt pasi kane ikur luanet.

  3. migeni says:

    LSI nje parti qe votohet nga votues te blere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje