Presidenti i Atletico Madridit: S’ka ofertë nga United për Griezmannin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Griezmann, kontrata e të cilit me Atleticon skadon në qershor të vitit 2021, në mënyrë të vazhdueshme ka qenë i lidhur me një kalim në Old Trafford.

“Komentet e tij nuk më befasojnë. Ai pyetet gjithmonë për këtë temë. Mendoj se ai është lodhur duke u pyetur vazhdimishtpër këtë punë. Situata është se ai është lojtar i joni dhe ka kontratë me ne për tri ose katër vitemë shumë. Ai kurrë s’më ka thënë që dëshiron të largohet.

Nuk ka pasur asnjë kontakt nga Manchester United. Për momentin, asnjë ekip nuk ka ofruar ndonjë pagesë të klauzolës. Dhe, unë nuk mendoj se dikush do të arrijë ta paguajë klauzolën e tij”, u shpreh Cerezo.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *