Prova e dytë e Bashës pas mbylljes së “çadrës”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Armand Shkullaku

Lulzim Bashës i kanë mbetur shumë pak orë për provimin e fundit që duhet të japë përpara shqiptarëve, prezantimin e listave të deputetëve të Partisë Demokratike për në Kuvendin e ri. Zhvillimet e fundit politike, të cilat vetë Basha i orientoi, e kanë zhvendosur atë në një sfidë jo aq me kundërshtarin historik se sa me opinionin publik. Gjykimi i emrave të PD nga ky opinion do të jetë ndoshta përcaktues për rezultatin elektoral të 25 qershorit.

I vetëdijshëm për gjendjen e vështirë të PD në këta katër vjet, për shkak të arrogancës së mazhorancës por edhe të defekteve të lidershipit të tij si në distancimin nga e shkuara mëkatare ashtu edhe në ngjizjen e një opozite të besueshme, Basha zgjodhi një betejë të re, që tashmë njihet nën emrin e “çadrës së lirisë” me anë të së cilës synoi zgjerimin e frontit opozitar, forcimin e rolit të tij si lider dhe mbi të gjitha bashkimin e njerëzve rreth një ideje më shumë se sa afrimin e tyre te një parti politike. Forca e kësaj ideje, që u shpërfaq nëpërmjet sloganit të “republikës së re”, në pak javë jetë, i shkaktoi Edi Ramës shumë më tepër humbje se katër vite opozitë të bëra vetëm nën siglën e PD.

Ideja e “çadrës” u bë më e besueshme se sa opozita e PD. Ajo ishte një ndjesë për të shkuarën, që shkonte deri në vetësakrifim, ku ideja prevalonte mbi interesin e një grupi të caktuar politik, ku nuk goditej vetëm një parti kundërshtare por një sistem i tërë, pjesë e të cilit kishte qenë edhe vetë PD. Në këtë mënyrë, opozita e Bashës u shndërrua në një front që kërkonte aleancë jo thjesht me një grup të përcaktuar politik, por me të gjithë ata qytetarë që në fund mund të besonin te ndryshimi dhe jo te ndërrimi i pushtetit. Basha synoi të bënte një pakt me ta, duke shpresuar që ideja do të ishte më e fortë se numrat e ngurtë të militantëve.

Këtë bast të parë Lulzim Basha nuk mundi ta fitonte. Ai arriti të forcojë autoritetin e tij, të rikthejë shpresë te PD, të ndajë kundërshtarët e majtë, por të gjitha këto mbeten përsëri fitore brenda gardhit të tij. Pakti me Ramën i dha fund një ideje dhe rihapi përsëri llogaritë e njohura elektorale. Ajo pjesë e elektoratit që heziton t’i bashkohet një alternative, me dyshimin se nuk do të sjellë diçka të re por që mund të prodhojë vetëm thjesht një rotacion politik dhe që është pjesa që në fund mbetet vendimtare, ende kërkon prova që “republika e re” nuk është një truk. Që Basha, ndonëse nuk pati fuqinë për t’i qëndruar idesë së tij deri në fund, të paktën ta materializojë atë te zgjedhjet që do të bëjë më pas. A do të jenë ato përçuese të idesë që nuk mundi të realizohej nëpërmjet “çadrës” apo rikthim në kohët e shkuara?

Përzgjedhja e emrave të kandidatëve për deputetë të opozitës është prova më e fortë në këtë drejtim. A do të vendosë Basha njerëz që simbolizojnë një front më të gjerë se PD, që me personalitetin e tyre garantojnë besueshmëri përtej militantizmit, që shkojnë më shumë nga ideja e “republikës së re” se sa nga koniunkturat brendapartiake, ky është provimi i Bashës përpara opinionit publik.

Ai ka sot mundësinë që të bëjë diferencën edhe vetëm me njerëzit që do t’u tregojë votuesve si përfaqësuesit e tyre në parlamentin e nesërm. Nëse shumë nga ata që besuan në idenë e ndryshimit të sistemit, e mirëkuptuan pafuqinë e tij për të shkuar deri në fund, vështirë të falnin një përzgjedhje emrash brenda interesave të ngushtë të një grupi në PD. Basha duhet të jetë bindur nga 90 ditë në çadër se forca e idesë dhe jo kalkulimet e vogla, mund ta bëjnë të jetë fitues. Dhe emrat e deputetëve të ardhshëm janë pasaporta me të cilën mund të kalojë kufirin e ngurtë ku deri dje ishte izoluar PD.

Fryma e mbetur nga ditët e rezistencës, koha e shkurtër e fushatës, njohja paraprake e listave të kundërshtarit, ia lehtësojnë Bashës peshën për të dalë para shqiptarëve me emra që përfaqësojnë një front shumë më të gjerë se PD, që janë garanci e të ardhmes dhe jo pengje të së shkuarës. Për opozitën sot ka më shumë rëndësi prova përpara opinionit publik se sa eksitimi i militantëve. Basha e zhvendosi vetë betejën e tij në këtë front, duke kërkuar aleancë me qytetarët në emër të një ndryshimi të madh. Përpara kësaj, çdo  llogari tjetër do ta rikthente përfundimisht në pritësin e zakonshëm në radhën e pushtetit.(Mapo)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Prova e dytë e Bashës pas mbylljes së “çadrës””

  1. i pa besi(Berisha vete) says:

    Basha dallkauku yt o Shkullak e ka da menjen dhe ti mos e vrit kaq shume ,se Bashes nuk i besohet te shkosh me te ne hale e jo te hartoje lista me rendesi pasi me kete pune ka kush merret,Sali (qen) Berisha,e jo te marre men nga ty qe je fytyra me e urryer e gazetarise, ne planin moral e etik.

  2. eli-tiv says:

    ….difekti i bashes se nuk u shkeput nga e shkuara..nuk ka fraze me idiote se kjo..si mund te shkeputet nga vjedhja e shekullit ? do te ktheje parate ??—po te vraret e 21 janarit?? Nuk e kuptoj llogjiken prej bualli qe kane keta gazetare??? Cfare rendesi kane emrat e pd me bashen e saliun?? I pame ministrat qe zgjodhen–askush mos te votoje pd jane plaga e qelbur e vendit. Shkullaku eshte pjese e saj..Sa per cadren e lirise ; ishte cadra qe do te mbaj peng shqiperine e nuk frikesojne njeri. Saliun e bashen i debuan kur kishin pushtetin e jo tani me ca ministra langaraqe qe dregojne forcen e tyre te kalbur…

  3. al says:

    E ka fajin mesuesi qe nxenesi nuk kalon dot
    klasen, nje gazetar me se I rendomte, ndoshta
    dhe per shkak Te forminit psikik

  4. Populli says:

    Ik ore brumbull bajge!

  5. ILIRET says:

    Deputetet e Bashes do jene ata te 2009 dhe 2013 o i Shkalluar.
    Sa per cadren, une di se ne PS u merziten kur PD doli nga cadra se shpresonin te vdisni atje.

  6. Emigrant says:

    O shullaku si “gazetar” apo “analist politike” nuk duhet te ishe tifoz i PD dhe as i PD. Megjithate gjithe retorika qe ben ti dhe shume e shume gazetare e analiste made in Albania problemi i Bashes eshte nje dhe i vetem. Duhet te ishte ndare me guxim dhe kurajo nga “udheheqesi i shquar” Sali Berisha. Nuk e beri sepse edhe vete ishte i njollosur me skandalet korruptive te qeverisjes Berisha. Saliu eshte nje figure tashme e djegur qe ka merita dhe demerita. Por me shume ai do te njihet ne histori si lideri i pare “demokratik” qe lejoj dhe krijoj nje sistem korruptiv ne Shqiperi qe dhe sot e kesaj dite shqiptaret nuk e kuptojne dot sepse eshte ky sistemi. Me te bashkuan dhe pjesa tjeter e Partive ne Shqiperi(shih PS ,etj etj). Ky eshte dhe problemi qe kane te huajt me Shqiperine etj etj etj.
    Kam vizituar dhe punuar ne shume vende qe sot kane demokraci ne bote. Por korrupsionin dhe gazetaret dhe analistet politike e media qe ka Shqiperia nuk mi kane zene syte ne asnje vend pervec Kosoves dhe disa vende te tjera ballkanike. “Ndoshta e ka fajin pushtimi i gjate otoman”

  7. Kris says:

    Te shohesh fotot e Lubos,Andit,Shkullakut e disa te tjera te vjen per te vjelle!

  8. Sami says:

    Shkullaku nga forma e kokes duket si njeriu i neandertalit dhe IQ e tij perputhet me xhungat e kokes. Ky palo karakter nuk pushoi se shari dhe baltosur Edi Ramen me arsye te padukshme qe publiku nuk i shikonte.. Sigurisht kete e bente kundrejt pageses. Ky lango nuk shkroi kurre nje fjale per krimet e Saliut me permasa makabre per Gerdecin, 21 Janarin, faljen e detit greqise, vrasjet berishiane te tipit mafioz etj sepse e dinte qe Berisha te dergonte per gjah. Ky leh si konia pas gardhit sepse e di qe Rama nuk eshte hakmarres e aq me pak gjaksor. Rama nuk i perfill cfaqje te tilla dhe nuk ben plane te lendoje ndonje gazetar. Kete e di mire Shkullaku dhe hiqet si garip dhe ben akuza me imagjinaten e nje truri para historik te neandertalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *