Pse nuk duhet të shqetësohen njerëzit, që Rama pranoi fanatikët e Saliut në qeveri!

25 Maj 2017, 16:42Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Janë të trembura te dyja palët dhe duan që më ujdinë mes tyre, t’i shpëtojnë ndëshkimit…

Kështu më shkruajnë shumë individë që i ka mërzitur marrëveshja për krijimin e një qeverie të përbashkët PS-PD

Deri diku kanë të drejtë, Sepse Rama nuk i refuzoi asnjë propozim Bashës edhe pse fjala ishte për njerëz jashtë politikës: propozimet ishin fanatikë injorantë të Saliut.

Ky është shqetësimi i njerëzve….

Por si është e vërteta:

Nuk duhet të ketë shqetësim. Reformën nuk e ndalon dot askush – qoftë ky dhe kryeministër, e jo më ministër teknik.

Që ta provojmë këtë duhet t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve:

Kush rrezikohet nga klasa politike e korruptuar, të gjithë apo disa?

Rrezikohen që të gjithë sepse kanë përfituar vlera materiale duke qenë vetë të pakontrolluar. Realisht këta nuk e kanë ditur se mund të vinte një ditë si kjo kur interesi amerikan dhe gjerman, intetesi i të gjithë Perëndimit do të ishte i përqëndruar në krijimin e një shteti shqiptar institucional, të drejtë dhe pa korrupsion.

Përderisa rrezikohen të dy krahët e politikës, bashkimi i tyre i fshehtë, a mund ta bllokojë realizimin e Reformës?

Jo, fare! Nuk i bën dot asgjë. Politika amerikane, pasi ka miratuar kushtetutën e re shqiptare, e ka gjetur metodën e vet: me kërcënim direkt për denoncimin botërisht të të gjitha aferave korruptive që ka bërë hierarkia e lartë shtetërore e korrupsionit shqiptar.

Po ku e kemi parë më qartë metodën shtrënguese me fakte kundër hierarkisë së lartë shtetërorë të korrupsionit shqiptar?

Ishte Hoyt Brian Yee, zyrtar i lartë politik i Departamentit të Shtetit Amerikën i cili e vuri në zbatim metodën e trysnisë së publikimit të krimeve të hierarkisë politike aktuale në Tiranë. Në fakt, ishte kjo metodë që i futi palët e korruptuara kokëulur në votimin e vetingut.

Por, sipas kësaj i bie që këta hierarkë të lartë të korrupsionit shqiptar të votojnë ndëshkimin e tyre – a nuk duket si absurde kjo?

Jo, nuk është absurde, sepse interesi individual vepron me zgjedhjen midis dy të këqiave: ai është i detyruar të zgjedhë të keqen më të vogël midis dy të këqiave. Votimi i ndëshkimit, në këtë rast, është e keqe më e vogël nga ajo që i paraqet politika amerikane me trysni: njëlloj si rasti i fundit i përdorur nga Brian Yee.

Sipas kësaj duket se, edhe institucionalizimi demokratik i Shqipërisë, edhe ndëshkimi i korrupsionit është një gjë e sigurt: apo Jo? A është gjë e sigurt?

Po, kjo tani është një gjë e sigurt. Nuk ka asnjë dyshim më. Është raporti midis të keqes më të vogël në rastin e dy të këqiave. Si mendoni ju: hierarkia e lartë e korrupsionit shtetëror shqiptar, do të zgjedhë të keqen më të madhe midis dy të këqiave?

9 komente në “Pse nuk duhet të shqetësohen njerëzit, që Rama pranoi fanatikët e Saliut në qeveri!”

  1. PPSH says:

    Nuk duhen ter shqetesohen por te rehatohemi se e ka ne terezi Rama-Basha-Meta.

  2. Rexho Filati says:

    Kupto o popull dele, keta dhe me keq se keta do te jete qeveria nese fiton PD dhe LSI.
    Rama eshte treguar I zgjuar.

    1. Grigor says:

      E kujt ja thua? Mbushen me mend keta njemujorshat? I quaj njemujorsha sepse na çane trapin me thirrjen: Na shite votat.
      Votimet Jane ne 25 Qershor, keta debilat vazhdojne me “na shite votat”. A thua se votimet jane ne 25 Qershor 2025.
      Shkoni votoni o njerez, dhe merr fund Saliu me gjithe Ilir Meten nje here e pergjithmone. Lerini qurravitjet per per ca ministra njemujoresh.

  3. Landi says:

    Ti je femije Ngjela,
    femije me deshira te mira…
    Sikurse femijet edhe ti prijekton deshira dhe jo aresye.
    Rama e Basha u ulen ne tavoline nga US per aresye gjeopolitike ne ballkan.
    Sa per vetingun… Sigurisht , drejtesia do jete shume me e mire se kjo mizerje drejtesi e stme…por…harroje se us mund ti prese kembet kuajve qe i sherbejne…
    ajo lloj pavaresie e drejtesise aq e paster sa e predikon ti eshte utopi… Nuk egziston.,,
    po s’prish pune… Eshte pastertia e nje femije qe na jep nje perfytyrim te “parajses”…
    di besh ndonje dite pushim?!
    Apo do shkruash brockullen e perseritur te radhes.?
    Mjere ne, 30 vjet mire politikanet qe nuk levizin… As ” filozofet ” nuk luajne vendit…
    Vone e hape kafene sot Ngjela!

  4. Populli qe s'duron shtypjen says:

    Pordhe me rigon !
    Bajraktaret dhe bejleret e tranzicionit me agallaret ,me qejallaret dhe me putanat e gjithe zagaret e kockave Na Kane bindur qe jane KUNDER vettingut e Keshtu me radhe. Ora e revolucionit popull or po afron

  5. lexuesi i irrituar says:

    Z. Avokat ! Mua me pelqen optimizmi juaj , por realiteti flet ndryshe . Te negociosh me ata politikane qe duhet te ishin perjashtuar nga politika ,per te mos thene denuar, do te thote qe ky “gogol Wetingu” eshte vetem nje flluske sapuni .Edhe vet z.Lu nuk i ka fshire nga agenda e takimeve dhe ata po kandidojne per deputet .Dhe ju i fryni burive te wetingut akoma .Me sa duket ky i famshmi Weting do te zbatohet vetem per ata qe shkelin rregullat e qarkullimit apo nuk paguajne dritat… Ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe.

  6. Lennard says:

    Z.Ngjela te kam perkrahur vazhdimisht.Po kesaj rradhe bathet po tregojne NDRYSHE.PD e pasuar nga LSI po saboton Vetingun.Kerkojne ta shpien ne Kalendat greke!!!.Pra logjikisht del se Z.Rama ka gabuar qe i besoi Zagareve te PD dhe nuk ka parashikuar mire qendrimet e Hajduteve te LSI.Per mendimin tim Ai duhej te perballej me keta Zagare se kishte me vete te Drejten,Popullin qe e perkrah,SHBA,BE dhe Perkrahjen pa hezitim te gjithe Nderkombetareve.Z.Rama duhet te tregohet me i vendosur dhe te veproje fort se kundershtaret i ka Lepuj te Vertete.

  7. Lennard says:

    Z.Ngjela te kam perkrahur vazhdimisht.Po kesaj rradhe bathet po tregojne NDRYSHE.PD e pasuar nga LSI po saboton Vetingun.Kerkojne ta shpien ne Kalendat greke!!!.Pra logjikisht del se Z.Rama ka gabuar qe i besoi Zagareve te PD dhe nuk ka parashikuar mire qendrimet e Hajduteve te LSI.Per mendimin tim Ai duhej te perballej me keta Zagare se kishte me vete te Drejten,Popullin qe e perkrah,SHBA,BE dhe Perkrahjen pa hezitim te gjithe Nderkombetareve.Z.Rama duhet te tregohet me i vendosur dhe te veproje fort se kundershtaret i ka Lepuj te Vertete.
    Cfare ke mo Z.Moderator? Po eshte e vertete kjo qe them .Sali Serbi dhe like Floriri nuk e duan Vetingu se i con ne Hapsane!!!

  8. @ says:

    Mos e quani “naiv” dhe “femije” Spartak Ngjelen.. Si mendoni ju, nuk e kupton realitetin ai, qe fluturon me pras ne bythe? Une nuk e besoj. Mjafton te hetosh se ku i gjen parate per jeten luksoze qe ben…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje