RREFIMI: Jam biri i Pablo Escobarit, por preferoja të jetoja…

Arratia pas vdekjes së babait. Përqafimi me të afërmit e viktimave. Tani një libër për ta mbyllur me të kaluarën. Trashëgimtari i mbretit të kokainës rrëfehet: “Nuk kam njohur asnjëherë narcos të lumtur”

“Kur babai im vdiq, isha 16 vjeç. Reagimi i parë ishte një dëshirë për hakmarrje. I thashë gazetarit që më telefonoi për të më thënë se Pablo Escobari kishte vdekur. I thashë se do të hakmerrem. Por e mendova vetëm për disa minuta. Shpejt e kuptova se, nëse doja që të mbijetoja, së bashku me nënën time Maria Victoria dhe motrën time më të vogël Manuela, do të duhej të sillesha si e kundërta e babait tim. Unë nuk njoh Narcos të lumtur, që jetojnë në paqe. Kam parë vetëm Narcos të vdekur ose të mbyllur përgjithmonë në burg. Kjo nuk ishte jeta që doja”.

Pas vdekjes së babait të tij – një prej narkotrafikantëve më mizorë të historisë, i cili për një dekadë (1983-93) shkaktoi një luftë që shkaktoi qindra të vdekur në Kolumbi – Juan Pablo, i dënuar me vdekje si bir i bosit, nga kartelet rivale, u largua me një identitet të ri, fillimisht në Mozambik, më pas në Argjentinë. Në Buenos Aires ai studioi arkitekturë dhe filloi punë, deri kur vendosi të rilidhet me të kaluarën e tij dhe zgjodhi një udhëtim shpengimi, që shtyu të takojë dhe të kërkojnë falje për viktimat e babait të tij. Dhe për të shkruar dy libra, mes investigimit dhe kujtesës, i dyti nga të cilët (Pablo Escobar, sekretet e fundit të Narcos thënë nga djali i tij) është botuar kohët e fundit.

Kishit zgjedhur si emër të ri, Sebastián Marroquin. Kur dhe pse vendosët të rimerrni emrin Escobar?

Në fakt ndodhi rastësisht. Një kontabilist që kisha takuar në Buenos Aires për të blerë një apartament, na mashtroi dhe për të mos na kthyer paratë, u zbuloi gazetave se cilët ishim me të vërtetë. Në Argjentinë na arrestuan dhe na nxorrën në gjyq. Një histori që përfundoi vetëm në vitin 2007, kur Gjykata e Lartë njohu pafajësinë tonë. Mund të kisha vazhduar të jetoja në anonimitet, duke refuzua të gjitha propozimet për të të treguar historinë time, dhe të merrja pjesë në filma për babanë tim. Por doli si një shans për të bërë llogaritë me të kaluarën time. Fillova të kërkoja bijtë e viktimave të tim eti,  dhe të përballesha me të gjithë të keqen që ai kishte bërë.

I pari ishte Rodrigo, djali i Ministres së Drejtësisë Lara Bonillo, që u vra në atentat nga ushtarët e babait tuaj?

Po, porositi vrasjen sepse kishte denoncuar që ishte narkotrafikant, kur ende e gjithë Kolumbia i besonte përrallës që im atë ishte thjesht një sipërmarrës i pasur e fatlum. Me Rodrigon u përqafuam e ai më tha: “Pranova të të takoj, sepse jemi të dy jetimë dhe duhet të dënojmë bashkë kulturën e dhunës, Kolumbia ka nevojë për një kulturë paqeje”. Më pas takova dhe përqafova katër bijtë e Luis Carlos Galan, udhëheqësi i partisë liberale që u vra me urdhër të babait tim, gjatë një mitingu në 1989. Dhe më pas Aaron Seal, djali i pilotit që tradhëtoi tim atë dhe denoncoi tek CIA se po organizonte dërgesa kokaine në SHBA nga Nikaragua, me mbrojtjen e qeverisë sandiniste të Daniel Ortegës. Pablo Escobari pagoi mijëra dollarë për ta vrarë në Luizianë në fillim të 1986.

A u kthye pothuaj në fiksim ky kërkim pajtimi me prindërit e viktimave të babait tuaj?

Nuk programova asgjë, shumë persona i takova kur prezantova librat e mi. Dhe e vërteta është se sot kam marrëdhënia shumë të mira me ata që pësuan dhunën e babait tim, më shumë se sa me ata që u pasuruan dhe përfituan nga bujaria e tij. Si famija ime nga babai, gjyshja ime dhe xhaxhai Roberto që e tradhëtuan.

I cili fitoi miliarda…

Pablo Escobari i groposte paratë, me narkotrafikun kish gjetur formulën magjike për të bërë miliarda dhe sillej sikur s’kish pushuar asnjëherë së bëri. Dëshironte që kolumbianit ta imagjinonin si Robin Hoodin e tyre. në Medellin thuhet se “i peshonte portofoli…”. Kur isha fëmijë, bleu një fabrikë 2 mijë hektarë për 2 milion e gjusmë dollarë, Hacienda Nápolés, që e mbushi duke blerë qindra kafshë ekzotike, që nga papagallët tek xhirafat, elefantët dhe e transformoi në një Luna Park, ku ftonte mijëra njerëz. Më pas, shumë para i investoi në luftën kundër shtetit, kundër ekstradimit të narcos-ëve në SHBA, armiqtë e tij të Kartelit Cali, grupet ushtarake dhe Pepes, brigadat e armatosura të “viktimave të Escobarit” që donin ta vrisnin. Në fund kur vdiq, në 2 dhjetor 1993, unë dhe ime më ia dorëzuam gjithë sa mbetej, që nga pikturat e Fernando Boteros, tek pasuritë e paluajtshme, tek bosët e Kartelit Cali, si dhe armiqve të tjerë, me qëllim që të mos na vrisnin dhe të la linim të largoheshim në mërgim.

Kishte dhe një pikturë të famshme të Salvador Dalí?

Po, “Rock and roll”. Vlente 3 milion dollarë. Mamaja ia dhuroi, si gjest paqeje, kreut të paramilitarëve, Carlos Castano. Nga Kolumbia u larguam me autobus dhe pothuaj me asgjë me vete.

Pse e kritikuat “Narcos”, serinë televizive të Netflix, e frymëzuar nga historia e babait tuaj?

Ata kanë ngatërruar deri edhe ekipin kolumbian të futbollit për të cilin Escobari bënte tifozllëk! Në një kapitull pastaj shfaqet nëna ime që qëllon me armë, një detaj i gënjeshtërt, sepse ajo kurrë nuk ka përdorur një armë në jetën e saj. Skenat dhe situatat e sajuara janë shumë, por nuk është vetëm kjo. Narcos është një seri që bën apologji për kriminelët. Nuk e imagjinoni se sa shumë njerëz më shkruajnë në rrjetet sociale, nga e gjithë bota, për të më thënë se ata kanë parë filmin dhe të më thonë se e adhurojnë shumë babain tim, se do të donin shumë të ishin si ai.

Si luftohet narkotrafiku?

Me legalizimin e drogave. Pa ndalimin e tyre, im atë nuk do të kish ekzistuar. Ishte një keqbërës që në adoleshencë, por pa trafikun e paligjshëm të kokainës, nuk do të kish fituar asnjëherë aq shumë pushtet. Endërronte të bëhej president i Republikës dhe i kish paratë për ta bërë. Sa kohë që do të ketë konsumatorë të kokainës, problemi mund të zgjidhet vetëm duke autorizuar dhe rregulluar shitjen. Të ardhurat unë do i kanalizoja për promovimin e artit, kulturës, arsimit.

Ju shkruani se babai juaj nuk u vra, por u vetëvra kur kuptoi se ishte rrethuar.

Vdiq nga një goditje në kokë në lartësinë e veshit, që shpërtheu pak centimetra nga kafka. Kur isha i vogël më thoshte një mijë herë se të gjallë nuk do ta kapnin.

Do të ktheheshit të jetonit në Kolumbi?

Më mirë jo. U ktheva në Medellin vetëm për pak kohë.

Keni nënshtetësi argjentinase?

Jo, e kërkova shumë kohë më parë, por nuk më janë përgjigjur.

Në varrin e babait tuaj, në varrezën e Medellin, çdo mëngjes admirues të tij sjellin lule të freskëta. Por dëshira e tij e fundit ishte të varrosej nën një hije peme në Hacienda Nápolés. Do të donit ta përmbushnit?

Nëse do ta bëja nuk do ta tregoja.

E keni falur babanë tuaj?

Nuk mund të jem unë që ta gjykoj. Kjo nuk do të thotë se veprimet e tij nuk ishin kriminale e të pamëshirshme, por unë e kam dashur dhe kam jetuar deri në fund kontradiktën që ekzistonte mes një babai të ëmbël e të dashur dhe një narcosi vrasës brutal.

Ka dhe nga ata që ju akuzojnë se shfrytëzoni historinë e tij.

Jam djali i tij dhe jam një nga të paktët dëshmitarë ende gjallë, të asaj dekade tragjike. Ndoshta jam dhe i vetmi që ka të drejtën ta bëjë, apo jo?

“Venerdi” – Në shqip nga bota.al

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *