SKANDALI/ Shqipëria lejon ekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK

25 Maj 2017, 18:57Rajoni TEMA

Debati për ekstradimin e luftëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për llogari të drejtësisë serbe dhe akuzave të ngritura ndaj tyre për krime lufte prek dhe gjykatat shqiptare.

Në një proces prej 3 vitesh ka qenë Gjykata Kushtetuese ajo e cila me vendimin e datës 22 maj 2017 i ka hapur rrugë ekstradimit drejt Serbisë të ish- ushtarit të UÇK Skënder Harizaj, ish- ushtarak në zonën operative të Shalës, raporton Report TV.

Fillimisht ishte Gjykata e Kukësit ajo që refuzoi ekstradimin e Harizaj drejt Serbisë me vendimin Nr. 111, datë 15.06.2014.

Por ky vendim u apelua dhe Gjykata e Apelit në Shkodër ktheu në fuqi ekstradimin për llogari të Ministrisë së Drejtësisë serbe.

E në këtë gjykim që përfundoi më pas në Gjykatë të Lartë, Harizaj së bashku me avokatin e tij pretenduan se do t’i rrezikohej jeta dhe do të diskriminohej, pasi Skënder Harizaj kishte qenë luftëtar i UÇK.

Por sipas gjykatës, ky pretendim s’qëndronte, pasi Harizaj nuk ishte hetuar dhe dënuar për krime lufte por për veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit me Serbinë dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e la në fuqi ekstradimin.

Ky vendim tashmë është lënë në fuqi dhe nga Gjykata Kushtetuese, duke shënuar rastin e parë të lejimit të ekstradimit të një ish- luftëtari të UCK-s nga drejtësia shqiptare për llogari të drejtësisë Serbe.

Pak javë më parë në një debat për ekstradimin e ish- ushtarëve të UÇK-s u përfshi dhe drejtësia franceze me ndalimin për llogari të Serbisë të ish- komandantit dhe ish- kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, për të cilin në fund u vendos të mos ekstradohej.

27 komente në “SKANDALI/ Shqipëria lejon ekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK”

  1. DETARI [email protected] says:

    yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyshttttttttttttttttttttttttttttt felliqesiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiraaaaaa!

    1. m says:

      Perse ju duken te cuditeshme qe ne UCK fshiheshin edhe Kriminela, trafikant dhe felliqesira.
      Perse gjithmone Ne duhet te jemi “engjej” dhe “ata” te jene “djaje”.

  2. mirel says:

    Epo shqiptaret pisa jane.
    Mund ta denonte vete shteti qelbesire shqiptar
    Aq me teper shkodranet..proserbe te terbuar..spiuna serbe, te gjithe kasta e Berishes

  3. Bertoja Shkodër says:

    Vendimi për ta ekstraduar në Serbi është njollë turpi për këta Gjyqtarë.Të shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të hedhë poshtë këtë vendim antikombëtar.
    Nuk jam me nacionalizmin e përzier me elementë penalë dhe çdo vepër penale duhet ndëshkuar.E në këtë rast mesa duket kemi të bëjmë me vepër penale,e cila duhet të ndëshkohet,por në Shqipëri ama.
    Ia garantojnë dot Gjykatësit tanë këtij shtetasi një gjykim të drejtë në Serbi në lidhje me veprën penale të kryer,apo që përveç asaj nuk do të dënohet dhe për krime lufte?!

  4. aleko says:

    formulimi i akuzes eshte nje gjetje. mbulese qe ay te mos ekstradohet ne serbi.Nese ay ekstradohet mund ti dalin gjera te tjera qe kane lidhje me veprimet e tij si ushtare i uck se qe duhet te jete qellim kryesor per tu ekstra duar..Gjykatat tona nuk duhet ta lejojne kete gje..

  5. asd says:

    Ne se krimi per te cilen kerkohet nuk ka te beje me UCK por me krime te tjera, askush nuk mund te mbrohet pas uniformes.

    1. Mondi says:

      Te rime shtrembet te flasim drejt dhe greket ja dorzuan Avdullah Ocalanin turqve sepse kishte kryer krime kunder njerezimit

      1. fredi says:

        ocalani nuk ishte grek se po te ishte grek kishin per ta ba hero greket

        1. Mondi says:

          Grek ishte Ocalani,ne pasaporten greke e kishte ‘Llazi i Zi’.
          Ne Greqi ai konsiderogej hero kombetar,po prape greket ja dorezuan turqve per krimet qe Ocalani pat bere kunder popullsis civile

  6. Daku says:

    O sa mire me qene Shqiptar

  7. Baliu says:

    Ky eshte idiotizem i dores se pare, qe asnje popull tjeter ne bote nuk do ta bente.

  8. Abdullah Prapashtica says:

    Koment

    PAVARËSISHT SE PËR ÇKA AKUZOHET CILIDO USHTART I UÇK-ës NGA ish REPUBLIKAT ARMIKEM JUGOSLLAVE, EKSTRADIMI NË DUAR TË ARMIQVE ËSHTË I PA LEJUSHËM, SI NGA PRISHTINA SI NGA TIRANA!

    NËSE USHARËT E UÇK-ës KANË BËR NDONJË KRIME ATA DUHET TË DËNOHEN BRENDA SHQIPERISË APO BRENDA KOSOVËS PËR VEPREN E BERË ME LIGJET TONA DHE DËNIMIN DUHET TË E VUAJN NË VENDIN TON!

    EKSTRADIMI SHQIPTARËVE NË SHTETET ARMIKE ËSHTË TRADHTI DHE DHE TRADHTIA PAGUHET ME KOKË!

  9. orli says:

    Ai qenka nje trafikant qe ekstradohet dhe mundohet te fshihet pas emrit te uck-es qe ka mundesi as me uck-en nuk ka qene! A nuk dolen 60.000 “luftetare” nga 17.000 qe kane qene ne te vertete?! Krahasimi i ceshtjes se ketij pseudoluftetari te kthyer ne trafikant me ceshtjen e Ramush Haradinajt eshte i turpshem.Ramushi eshte hero i gjalle i kombit Shqiptare.

  10. shushica says:

    Ne cdo vend te botes ushtaraket amerikane jane subjekt vetem te gjykates ushtarake amerikane ,,,edhe kur akuzohen per krime te renda….ka shembuj pothuajse nga te gjitha luftrat …Atehere ,ne se ka bere krime ky person perse nuk gjykohet ne Kosove apo Shqiperi…Bile shteti shqiptar mund tja dorezoje Kosoves e cila ka autoritet per gjykim….Kosova mund ta dergoje ne Serbi por pasi te kerkoje nja 10 kriminele serbe qe shetisin rrugeve te Beogradit pa u hyre gjemb ne kembe ,megjithese krimet e tyre ndaj shqiptareve te Kosoves jane te tmerreshme…

  11. burim says:

    Oj shipni per ti po i lam fmit tan jetima e cysh po na kthen kshu shpinen mos nan shipni

  12. Vurkari says:

    Apel në Strasburg vendimeve të gjykatave sllavo komuniste që japin vendime kundër pronarëve dhe patriotëve që kanë rrezikuar jetën për mëmëdheun

  13. realist says:

    Ky eshte trafikant o njerez. Keta nxjerrin pretekstin e Uck per te vjedhur, vrare dhe rrembyer.

  14. basri says:

    Vetedija kombetare shqiptare!

  15. Bashkimi says:

    Gjykata e Shkodres qe e ka kthyer vendimin e ektradimit ne serbine fashiste te nje shqipetari eshte me anti shqipetare se vete serbet dhe serbia. Ketu nuk behet fjale per nje vendim juridik te ndonje gjyqtari me pjekuri ligjore ,i cili do te bente te pamunduren per te gjetur argumente te mirefillta juridike per nje vendim sa me te sakte. Ketu behet fjale per disa “gjyqtare” sharlatane injorante te cilet jane me origjine nga komuniteti “podgorican” dhe ne zemer e kane serbine fashiste. Ketu behet fjale per njerez te cilet i kane paguar diplomat me qofte , raki dhe meze te tjera ne lokalet afer insitutit te shkodres. Jane po keta qe me siguri kane marre para nga BIA serbe per te hapur edhe njehere vendimin e ekstradimit. Fatkeqesisht BIA serbe permes ketyre elementeve eshte shume aktive ne Shkoder dhe vrake, ne te njejten kohe kur shteti shqipetare ( inegzistent) flene vetem gjume. Lind pyetaja se si keto paljaco shqipefoles me zemer serbe, nje dite te bukur me shi u zgjuan me idene e kthimit te vendimit per ekstradim te nje ish luftetari te UCK s. Eshte pikerisht SHIK u ai qe duhet te hape dosje per gjyqtarin apo gjyqtaret ne fjale. Ti behet balanci i pasurise dhe ti tregoje ku i ka fshehur parate e marra nga BIA serbe .Ekstradimi ne te ashtuquajturen “serbi” eshte rrezik per jeten e cdo qytetari te cdo vendi te botes. Serbia eshte nje shtet i versionit taliban ku me mijera kriminele lufte kane pozita drejtuese ne gjykata,polici,ushtri dhe ne cdo aspekt tjeter te jetes publike. A mos valle se dine keto gjyqtare injorante sharlatane se pamvaresisht se cfare detyre zyrtare nje person ka , ne rradhe te pare ai duhet te jete patriot dhe te dije se eshte ne sherbim te popullit shqipetare. Le ta denojne ne shqiperi ose ta ektradojne ne kosove por jo tja japin krimineleve albanofob serbe. Diskriminimi dhe vrasja e shqipetarvet nga serbia nuk eshte asgje e re , por jane vete shqipetaret qe duhet ta kthejne ate ne nje histori te se kaluares duke bere as me shume e as me pak se ato cfare ben Kroacia trime.

  16. Bashkimi says:

    Gjykata e Shkodres qe e ka kthyer vendimin e ektradimit ne serbine fashiste te nje shqipetari eshte me anti shqipetare se vete serbet dhe serbia. Ketu nuk behet fjale per nje vendim juridik te ndonje gjyqtari me pjekuri ligjore ,i cili do te bente te pamunduren per te gjetur argumente te mirefillta juridike per nje vendim sa me te sakte.
    . Ketu behet fjale per njerez te cilet i kane paguar diplomat me qofte , raki dhe meze te tjera ne lokalet afer insitutit te shkodres. Jane po keta qe me siguri kane marre para nga BIA serbe per te hapur edhe njehere vendimin e ekstradimit. Fatkeqesisht BIA serbe permes ketyre elementeve eshte shume aktive ne Shkoder dhe vrake, ne te njejten kohe kur shteti shqipetare ( inegzistent) flene vetem gjume. Lind pyetaja se si keto paljaco shqipefoles me zemer serbe, nje dite te bukur me shi u zgjuan me idene e kthimit te vendimit per ekstradim te nje ish luftetari te UCK s. Eshte pikerisht SHIK u ai qe duhet te hape dosje per gjyqtarin apo gjyqtaret ne fjale. Ti behet balanci i pasurise dhe ti tregoje ku i ka fshehur parate e marra nga BIA serbe .Ekstradimi ne te ashtuquajturen “serbi” eshte rrezik per jeten e cdo qytetari te cdo vendi te botes. Serbia eshte nje shtet i versionit taliban ku me mijera kriminele lufte kane pozita drejtuese ne gjykata,polici,ushtri dhe ne cdo aspekt tjeter te jetes publike. A mos valle se dine keto gjyqtare injorante sharlatane se pamvaresisht se cfare detyre zyrtare nje person ka , ne rradhe te pare ai duhet te jete patriot dhe te dije se eshte ne sherbim te popullit shqipetare. Le ta denojne ne shqiperi ose ta ektradojne ne kosove por jo tja japin krimineleve albanofob serbe. Diskriminimi dhe vrasja e shqipetarvet nga serbia nuk eshte asgje e re , por jane vete shqipetaret qe duhet ta kthejne ate ne nje histori te se kaluares duke bere as me shume e as me pak se ato cfare ben Kroacia trime.

  17. arben says:

    Mos u nxitoni o njerëz të mirë.Lufta heroike e UÇK gëzon respektin e të gjithë shqiptarëve por askush nuk ka të drejtë që nën lavdinë e kësaj lufte të përkrahet për aktivitet kriminal kudo dhe kurdo që ka kryer.Nëse personi i lartpërmendur ka kryer trafik të qenieve njerëzore dhe kjo është vërtetuar duhet të jemi vetë ne shqiptarët që duhet tu japim dënimin e merituar pasi këta persona përdhosur gjakun e sakrificat e popullit për liri.Patriot nuk është ay shqiptar që përkrah këto mostra por ay që lufton e punon për të ardhmen e shqiptarëve të bashkuar e të lirë në Evropën demokratike.

  18. Bardhi says:

    Si jua merr mendja ju se Gjykatat e Shkodrës i komandojn shkodranët?? Mblidheni rradaken e mos mallkoni shkodranët sepse prej 1944 e sot 2017 e n’vazhdim e komandojn Shkodrën ftyrat më antiishkodrane si Prokurorin, Gjykatat, Policin dhe Sherbimin njerëz nga Tosknia!

  19. Ne komente shkruaj edhe agjente te huaj ata kontrollojn te gjitha mediat shqiptare vetem per stabilizimin e vendit prandaj te dashur vellezer shqiptare mos bini ne provokime te agjentures ruse serbe greke maqedonase mali i zi etj keta jane armiq te betuar te kombit shqiptare.Ato flasin dhe shkruajn mire gjuhen shqipe vetem vetem per percarje boll kombi shqiptare ka derdhur gjak gjak derdhet ku ka nevoje Atdheu dhe jo shqiptare kundra shqiptarit KUJDES!!! kete lajmerim qe po ju zgjoj kam eksperiencen time duke qene dikur ish pjese e sherbimit informativ kombetar sektori i zbulimit kunder agjenturave te huaja ne shqiperi. Kur sherbimet e huaja ne shqiperi hidheshin valle ne goje te ujkut qeveria shqiptare e korreptuar dhe e pa afte per ti sherbyer popullit shqiptare gjithashtu edhe per ti siguruar mbrojtjen kombetare gje qe nuk ka fuksinuar dhe nuk fuksionion akoma prandaj i bej thirrje shqiptarve qe ta duan Atdheun ashtu si vetja bashkimi ben fuqine serbia dhe greqia nuk kan interes ta shohin shqiperine e bashkuar europiane por e do gjithmon skllav.

  20. Gent says:

    E gjithe ceshtja eshte kjo Serbia eshte nena e te gjithe krimeve motra e Frances dhe spiunja e agjencive sekrete. Ne qofte se ata kane dorzuar dikur kriminelet me te medhej te historise per ata qente ajo pa tjeter ka marre nje shperblim. Shqiperia ne qoftese sot eshte e forte eshte e ndihmuar nga Amerika por e copetuar historikisht nga Rusia Franca Anglia nga Konferenca e Londres e shtyre nga Serbet dhe greket vetem si armiq me te medhej te Shqiptarve ne histori kjo eshte nje tradheti per ata persona te cilet kane luftuar per toka shqiptare cfardo qe ai ka bere ai nuk duhet te dorezohesh. NJe cope rrugaci ka grisur flamurin tone ne stadium perse Serbet nuk e dorezojne sepse ai eshte hero per Serbine kjo eshte urrejtja e Serbise te beje plane me tradhetare shqiptare per ta marre kalane si Shqiperine apo Kosoven nepermjet percarjes duke paguar natyrisht politikanet tane qe nuk kane identitet ky eshte nje turp per ne dje Sali Berisha sot rilindja komuniste .

  21. SHQIP says:

    Kjo eshte e padegjuar. Te dorzosh nje ushtar te UCK ne Serbi???? kjo eshte e tmerrshme. Ne burg ata gjykates. Po te isha Kryeminister i Kosoves, nuk do i qasja ne Kosove as me vize shtetasit shqiptare, dhe do nderprisja mardhenit diplomatike, pra do e perzija nga Kosova ambasadorin e Shqiperise. TURP.

    1. BALLIST PURO says:

      Ateher gjykata e kuksit ka gabuar keshtu i bie deri sa nuk e ekstradoj,tradhetare jane o gjykata e shkodres o e kukesit,si do qe te jete vellai nuk dorezohet nuk shitet kurre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje