Tifozët e Realit zgjedhin Iscon si lojtarin e vitit

25 Maj 2017, 17:25Sport TEMA

Isco Alarcon është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit 2016-2017 nga tifozët e Real Madridit

Mesfushori spanjoll, është duke kaluar momentet më të mira, që prej transferimit të tij në Real Madrid në vitin 2013.

Pavarësisht se ka pasur probleme që të luaj në formacionin e parë për shkak të konkurrencës së fortë të Kroos, Modric, Casemiro dhe BBC, ai nga tifozët e Realit është përzgjedhur si më i miri i sezonit 2016-2017.

Isco ka marrë çmimin Pesë Yjet e Mahou, pas sezonit fantastik, ku shënoi 11 gola dhe dhuroi shtatë asistime.

Spanjolli kështu ka lënë mbrapa tij yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo, i cili në 9 ndeshjet e fundit ka shënuar 14 gola

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje