Totti konfirmon largimin nga futbolli: Jam i gatshëm për sfidën e re

25 Maj 2017, 14:31Sport TEMA

Francesco Totti ka konfirmuar përfundimisht se ndeshja e së dielës kundër Genoa do të jetë e fundit për të me fanellën e Romës.

40-vjeçari deri më tani ka heshtur rreth të ardhmes, dhe kanë qenë vetëm zyrtarët e Romës që e kanë konfirmuar se ai do ta luajë ndeshjen e fundit për Romën në javën e fundit të Serie A.

Por, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, legjenda e klubit të Romës ka konfirmuar largimin nga futbolli.

Roma vs Genoa, e diele, 28 maj 2017, është hera e fundit që unë do ta vesh fanellën e Romës. Është e pamundur ta shpreh me fjalë të gjithë atë që këto ngjyra e kanë përfaqësuar, e përfaqësojnë dhe do ta përfaqësojnë për mua. Por, ndjej se pasioni për futboll nuk më ka ikur: është një pasion, pasioni im. Është aq i thellë saqë nuk mund të mendoj rreth ndalimit të kësaj ndjenje. Kurrë. Nga e hëna, jam i gatshëm të shkoj. Jam i gatshëm për sfidë të re,” shkruan Totti.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje