Zbardhen prapaskenat, Berisha plan për bllokimin e Vettingut. PD, tentativë për të shtyrë pas zgjedhjeve ngritjen e organeve të reja

Partia Demokratike vijon të mos ketë shumë simpati për procesin e vetingut. Edhe pse u ra dakord në marrëveshjen Rama-Basha se vetingu do ishte procesi i parë që do të zhbllokohej, nga radhët e demokratëve janë dhënë sinjale se mund të ketë një tentativë për ta bllokuar sërish.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një intervistë televizive të martën e ka paralajmëruar një gjë të tillë, duke thënë se nuk do ketë veting me drejtorët e Edi Ramës.

“Në tërësi ligji është legjitim, por ka probleme të cilat do të adresohen. Cilat janë për shembull? Njëri prej tyre: ky komision do të ketë në kontroll veprimtarinë e drejtorëve të Ramës. Do shikohet çfarë përputhet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ekspertët do japin vlerësimin e plotë. Drejtorët duhet të jenë nën kontrollin e këtij komisioni. Ligji i vetingut do të shikohet nga komisionet përkatëse nëse duhet plotësuar ndonjë element nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha Berisha.

Deklarata e tij duket se ishte një sinjal shumë i qartë se demokratët nuk e duan vetingun dhe kanë plan për të ndryshuar pjesë të tij. Kjo deklaratë e tij solli dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili dha ultimatum për ta mbyllur procesin brenda muajit.

Por cili është plani i demokratëve dhe çfarë synojnë ata? Sipas burimeve nga Partia Socialiste, demokratët po tentojnë që të shtyjnë pas zgjedhjeve ngritjen e dy organeve të vetingut: Komisionin e Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit.

Në fakt ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurove u jep 50 ditë afat 3 komisioneve ad hoc të përzgjedhin kandidatë për dy organet e reja dhe afati i fundit është 11 korriku shkruan “sot”. Edhe demokratët po synojnë që gjithçka të bëhet sipas ligjit dhe kjo do të thotë që vetingu të shtyhet pas 25 qershorit.

Në ligj është përcaktuar fare qartë se lista përfundimtare me 27 kandidatë duhet t’i shkojë Kuvendit në seancë plenare, i cili duhet që të bëjë përzgjedhjen e tyre me 84 vota, pra me shumicë të cilësuar.

Por nëse pas zgjedhjeve ndryshon situata politike, atëherë në pikëpyetje vendoset dhe fati i vetingut. Nëse PS humbet zgjedhjet, atëherë situata ndryshon dhe PD mund të vendosë të ndërpresë procedurat. Edhe qëllimi i demokratëve është pikërisht ky, që të shtyjnë pas zgjedhjeve procesin, pasi pas 25 qershorit situata politike mund të ndryshojë.

Mesa duket PD vijon të ecë me skenarë të qartë për ta bllokuar këtë proces. Por duke qenë se janë ndërkombëtarët të përfshirë në këtë mes, nuk dihet nëse do e kenë shumë të lehtë demokratët, pasi SHBA dhe BE e kanë bërë të qartë se pranojnë asnjë vonesë.

Por shpresat e demokratëve janë që PS të pësojë disfatë në zgjedhje dhe më pas të ketë një lëvizje të re për të riparë ligjin. Nëse PS humbet zgjedhjet dhe kemi një qeveri të re, atëherë miratimi i kandidatëve për organet e vetingut mund të vihet në pikëpyetje dhe për këtë arsye, socialistët po tentojnë të bëjnë miratimin e tyre para zgjedhjeve

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Zbardhen prapaskenat, Berisha plan për bllokimin e Vettingut. PD, tentativë për të shtyrë pas zgjedhjeve ngritjen e organeve të reja”

  1. Xen deledashi says:

    PD çerdhe gjarprinjsh

  2. Dajti says:

    Popull e shikoni cfare ben PD per vetingun ben cmos te mos behet prandaj kini vemendjen me 25 asnje vote per PD dhe per Lsi se jane shkaktaret kryesore qe reforma te mos behet ose ta bajne si duan vete por reformen e do 95 perqind e popullit prandaj votoni PS qe reforma te miratohet sice eshte jo me aministi sic e kerkon Saliu Me Ilir hajdutin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *