Batutat e Ramës nga Fieri: Kur do që të bësh muhabet rri me burra, kur do të mbarosh punë, lërua grave

Kryeministri Edi Rama në një takim gratë socialiste të qytetit të Fierit nuk kurseu vleresimet për to, ndërsa pohoi se ato janë forcë e madhe dhe e vendosur per te ecur para.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat, ndërsa tha se gjithmonë ishte suprizuar nga mikpritja që i bënin në këtë qytet.

Mirëmbrëma dhe mirë se ju gjeta. Në fakt sa herë që kemi ardhur në Fier në prag zgjedhjesh, gjithmonë mikpritja ka qenë e jashtëzakonshëm.

Kujtoja se i kisha parë të gjitha, por skam parë asgjë akoma. Se kisha menduar kurrë që do isha rrethuar me kaq shumë gra dhe mos të dija nga të ndaloja, se ngado që të kthehesh jo vetëm kaq.
Shumë gra dhe vajza. Por kaq shumë gra dhe vajza janë këtu për PS.
Tradita e vjetër shpesh herë na ngatërron dhe ju e dini se shpesh herë thuhet se kur do të mbarosh punë në atë familje, në atë lagje, thonë ik fol me të parin e punës.
Kur do të bësh muhabet, rri me burra, kur do të mbarosh punë, lërua grave”, tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Batutat e Ramës nga Fieri: Kur do që të bësh muhabet rri me burra, kur do të mbarosh punë, lërua grave”

  1. joel shkodra says:

    Atehere edhe ti o Ed Rama lerua grave vendin qe ke qe te mbarohet ndonje pune. Apo keto mendime nuk jane per ty, jane per ne te tjeret.

  2. art says:

    Tallim bythen me kete popull se gjithsesi ai e ha, duke e dit’ se nuk kam kundershtar une flas ca te dua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *