Çfarë llogarish ka bërë Edi Rama?

26 Maj 2017, 10:17Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Ilir Meta përcaktoi një tavan, mbi të cilin asnjë parti shqiptare, sipas tij, nuk do mund të ngjitet në këto zgjedhje. Ky tavan, sipas tij, ishte baraz me 53 deputetë. Kuptohet, jemi në betejën propagandistike të shifrave (nëse këtë tavan do ta linte më të lartë, i binte që të mos mbetej gjë për LSI-në). Është një betejë që do ta bëjnë edhe partitë e tjera. Madje, Partia Socialiste e ka filluar përpara tij. “Synojmë të marrim 71 deputetë”, është dëgjuar Rama të thotë më shumë se njëherë. Dhe është e qartë se kemi të bëjmë me një wishful thinking. Kjo e Ramës duket më larg të vërtetës se sa “tavani” i Metës. Janë shumë të pakta gjasat që Partia Socialiste të marrë, e vetme, mbi 70 deputetë. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte surpriza më e madhe në historinë elektorale të Shqipërisë postkomuniste, e cila nuk ka qenë shumë e pasur me surpriza. Në zgjedhjet tona nuk para ka surpriza, si rregull. Ndonjë përjashtim i rrallë në zgjedhjet komunale (si fjala vjen në Shkodër kur është refuzuar në një rast Partia Demokratike dhe votat iu dhanë një kandidati të djathtë) ka qenë thjesht përforcim i rregullit. Shqiptarët mund të jenë qeniet më të paparashikueshme në botë, por si zgjedhës nuk janë hiç të paparashikueshëm. Në këtë kuptim, dihet pothuaj me siguri që socialistët do të dalën të parët si parti në këto zgjedhje. Si gjithnjë. Por nuk do të jenë të vetëmjaftueshëm për të ndërtuar një shumicë qeverisëse.

Nëse biem dakord se është kështu, atëherë ka diçka që kërcet në llogaritë e Ramës për t’u futur i vetëm në zgjedhje. Me cilën parti do ta ndërtojë ai koalicionin qeverisës? Kështu si u bë, me partitë që do garojnë individualisht në zgjedhje (nuk do ketë koalicione parazgjedhore), parlamenti i pas 25 qershorit do të ketë në rastin më të koklavitur katër parti (PS, PD, LSI e PDIU) e në rastin më të thjeshtë tre (tre të parat). Kjo është një situatë që nuk e favorizon PS-në e Ramës. Kur vjen puna te bashkëpunimi, Rama është më i vështiri, për rrjedhojë më pak i preferuari, qoftë për LSI-në, qoftë për PDIU-në. Kjo e fundit, sidoqoftë, edhe sikur të demonstronte vullnet për të bashkëpunuar me Ramën pas zgjedhjeve, nuk do të ishte një barkë e sigurt shpëtimi për Ramën. PS plus PDIU nuk e kapin dot shifrën magjike 71. Vetëm koalicioni PS plus LSI do të jepte garanci 100%. Mirëpo, ky koalicion ose nuk ka për të ndodhur (Metën më kollaj mund ta detyrosh të vërë një bombë në brez e të hidhet në erë në mes të parlamentit se sa të bëjë një koalicion të dytë me Edi Ramën), ose do të ndodhë pas një marrëveshjeje me terma të tjerë, të cilat do të bënin të mundur valorizimin politik e parlamentar të LSI-së si kurrë ndonjëherë më parë, pavarësisht nga numri i deputetëve. Të njëjtat vështirësi do të jenë edhe për PD-në, nëse do të negociojnë me LSI-në krijimin e një shumice qeverisëse së bashku (Nëse kjo do të ishte e mundur, kuptohet: mund të ndodhë që të dyja bashkë të mos kapin dot numrin 71). Madje, në këtë rast LSI-ja do ta hapte më shumë gërshërën e vet të pretendimeve. Dhe kështu, do të ndodhë ajo që ka ndodhur edhe më parë: përpjekja për dobësimin numerik të LSI-së do sillte fuqizimin real të saj. Në këto rrethana lind pyetja: Ç’ishte kjo që bëri Rama? Pse nuk preferoi koalicionin parazgjedhor me LSI-në që, ishte si ishte (në fakt, ishte si mos më keq), i jepte garanci të plota për të mbajtur frenat e drejtimit të vendit edhe për katër vjet të tjera?

Në fakt, këto pyetje bëhen ngaqë ne nuk dimë se për çfarë janë marrë vesh Rama e Basha gjatë negociatave që kanë patur. Nëse në këto negociata nuk është biseduar gjë tjetër, përveçse asaj që është bërë e njohur, atëherë Rama, në rastin më të mirë për të, është duke luajtur një bixhoz shumë të rëndë, është duke hedhur në një bast të rrezikshëm gjithë karrierën e tij politike. Basha është në një situatë më të keqe, të kuptohemi, por puna është që Basha nuk ia ka komplikuar jetën vetes. Përkundrazi, ai ishte në sallën e reanimacionit dhe tani po e sheh veten, më të këndellur, në një dhomë pavijoni. Ndërsa Rama ishte mirë e bukur dhe tani e sheh veten në pavijonin e një spitali, tok me Bashën. Të gjithën e bënë për të futur fillimisht në reanimacion, e më pas në varr, LSI-në e partitë e tjera të vogla.

Shpëtim Nazarko mbron idenë se Rama ka lëvizur si një mjeshtër i madh në këtë situatë. Mirëpo mjeshtër i madh mund të dalë veç nëse PS-ja merr 71 deputetë. Madje, sa më e pamundur të ngjajë kjo gjë sot, aq më i madh do të shfaqet Rama nesër, me 71 deputetët në xhep, e për rrjedhojë aq më leshko do të dalin njerëz si puna ime që këtë skenar e konsiderojnë si një ngjarje me probabilitet zero. E megjithatë, unë vijoj ta përjashtoj variantin, në të cilin PS-ja do të jetë në gjendje të formojë e vetme shumicën qeverisëse.

Për mua, Rama del si një llogaritar i mirë veçse në një rrethanë, veçse ai ka nënshkruar një marrëveshje me Bashën, nëpërmjet së cilës kanë rënë dakord për të qeverisur së bashku pas zgjedhjeve. Nëse kjo marrëveshje nuk futet në ekuacion, nuk kuptohet se ku del madhështia e Ramës. Kushdo që të ishte në vendin e tij, me një opozitë idiote të ngujuar në çadër e me të gjitha qeveritë e botës kundër çadrës, do të dinte të nxirrte Bashën fare të vdekur nga çadra. Ndërsa Rama bëri tjetrën. I dha jetë atij. Përse vallë e bëri këtë? Vetëm një shpjegim ka. Kanë vendosur të qeverisin së bashku. Nëse nuk është kështu, qoftë ai që është. Madje, edhe kështu sikur të ishte, socialistët do duhej të ishin pak të trembur. Sepse kjo marrëveshje është lidhur me Lulzim Bashën. T’i besosh Bashës kur ai thotë se flet në  emër të PD-së është si t’i besosh një clochardi kur thotë se ka nxjerrë në shitje vilën e tij.(Mapo)

27 komente në “Çfarë llogarish ka bërë Edi Rama?”

  1. Kola says:

    Shume interesante kjo llogari qe ben zoti Nano, por tej llogarive te tij ka nje ngrec tjeter edhe me te madh: Marrveshja PS-PD ishte fund e krye nje mashtrim e nje prerje ne bese qe nuk arriti ta garantoje cblokimin e Vetingut, ndersa fuqizoi qeverrisjen me lloj lloj banditesh qe s’do rrine duar kryq. Me te pabeset shkoi kot edhe perpjekja e drejte e Rames per ta terhequr edhe fashizmin e SHQUPIT ne votime. Ne keto kushte kaq delikate, me teper se rroli i Rames, duhet te duket rroli i shqiptarit qe kerkon drejtesi dhe shtet social. Po te beje prape lojen e qelbur te te pabeseve, mire ti behet e ne te semave vafshin, se nuk ua ka njeri fajin

    1. Celo Mezani says:

      O Muc,
      Meqe e ke thene vete “qe do te dalesh leshko” mund ti kishe rene ca me shkurt koalicionit PD-PS.
      Ai nuk ka shanc te ngjase sepse nese PS nuk i ka votat Berisha as qe behet fjale te vazhdoje vallen europiane te Rames, por do martohet prape me LSI.

      E vetmja llogari qe ka bere Rama eshte qe popullit shqiptar i ka dhene mjaftueshem prova qe eshte 10 shkalle mbi Lulin e mbi Meten dhe duhet ta votojne. Nese populli kete nuk e ben, por zgjedh prape mjerimin e Xenit dhe Monikes, atehere cdo popull merr qeverine qe meriton.

      Rama i kthehet artit. Shqiptaret hane prasin.

    2. Grigor says:

      Ky koment të sjell nder mend humorin e Rremes me Fadil Hasen. Rrema I thote Fadilit: “Sa I zgjut qe je ti mër dreq!”
      Kur te vije Korriku dhe Rama te mos kete fituar , kush do ta kete fajin? Rama, apo ti me shoket e tu qe do shisni bythen me para tek LSI?
      Rama nuk ka shitur asgje. Voten tende mund ta shesesh vetem ti dhe trapat qe po na bejne per te vjelle me qurravitjet per nje marreveshje nje mujoreshe. Nga komenti yt kuptohet qe ti e ke shitur voten qe tani, pa ardhur Qershori.
      Partia Socialiste nuk eshte Rama, ashtu sic nuk ishte edhe Nano apo Meta. Nano dhe Meta kane ikur nga PS. Edhe Rama do ikë, por PS do mbetet PS. Nuk e mban Rama ne kembe Partine Socialiste. E mbajne votuesit. Jo ti, Jo. Ti e ke shitur voten.

  2. endri says:

    zoti Nano! Nuk hyn tek surprizat qe PS te marre 71 deputete. Kjo per shume arsye, por ne rradhe te pare secili prej nesh duhet te heqe perdhet para syve dhe te shikoje. Ne keto kater vite ne asnje sektor Edi Rama nuk ka zhgenjyer. Ne asnje skandal nuk eshte i perfshire. Normalisht ai ne 2013 ka ngritur steken lart, por kjo nuk mund te konsiderohet qe PS nuk ka mbajtur premtimet. Ta konkretizoj me nje rast nga sporti. Kemi atletin tone ne kercimin se gjati, Izmirin. E di si tha ai para gares: “do kercej 8.35”! Ne fakt kerceu 8.07, por u shpall kampion Evrope. Edhe Edi Rama punon me steke te ngritur shume lart, por kjo nuk do te thote qe ai genjen. Te pakten ai, ne keto 20 vitet e fundit, flet per pune, projekte, ide, endrra… neverit thashethemet dhe eshte e qarte qe ne to perfshihet nga zori. Te tjeret dengla. “Me burre se Sali Berisha nuk ka. E kam me prove”, thote Ilir Meta. Jane shume poshte te tjeret Muço, bie ne sy kjo gje. Dhe mileti ka per ta pare. Mbaje mend, do qeshesh me “surprizen”, por nuk ke per tu zhgenjyer. Me mire do te jete. Pershendetje!

    1. Albi_I says:

      Ore zoteri, FMN-ja dora vete, qe nuk i lejon vetes te perfshihet ne debate te brendshme, i ka quajtur te gjitha koncesionet e Rames vjedhje de facto duke thene se nuk sjellin vlere te shtuar e po rrisin borxhin. Ti derdellit per mospatje skandalesh!

    2. Shkodra says:

      Puna qe ka bere Rama eshte si ajo thenia te heq syte dhe te ben vetullat ,ku e shikon punen ,pastaj ti vejme ne plan te pare edhe KAPITULLIMIN para PD ne negociata si mund te thuash qe ka ngritur steken me lart ,analize prej trapi.Elektorati socialist sado qe eshte militant dhe kokederr nuk do ta ndjeke pas Tradhetarin Rama ,mos harro Gerdeeci, 21 janari ….etj per te qeverisur bashke me pd ,bastardi .

  3. Luani says:

    gjenial Muc Nano!Shume e bukur “marreveshja me lylin…te besosh tek lyli eshte si t’i besosh nje clochardi kur thote se ka nxjerre ne shitje vilen e tij…”shume e bukur. Flasim prape pas 25 qershorit.

    1. XheJ eN Bi says:

      Skypion..Lylzimi…
      Bashkohem për të vetmen herë me ty se Nano nuk është analist kalibri, se nuk di të analizojë një ngjarje, është më keq se Bushati yt.
      Dhe ta argumentojë se nuk mund të analizojë.Po shkëput një fragment:…Do të dinte të nxirrte Bashën fare të vdekur nga çadra.Ndërsa Rama bëri tjetrën. I dha jetë atij…
      Skypion..Lylzimi, Nanua nuk kupton një gjë.Në këtë rast është si një boksier që pret në ring kundërshtarin e tij i cili është I drobitur dhe mezi mbahet në këmbë.Cila është zotësia e boksieri? Zotësia e boksieri është që t,I jap pak ujë ose lëngje sa të ngrihet në këmb për të zhvilluar ndeshjen.A është në gjëndje që ai boksier të fitojë ndeshjen? E pamundur!
      A do kishte vlerë fitorja për boksieri kur kundërshtari i tij të ishte i shtrirë jashtë ringut? JO!
      Kaq gjë nuk kupton analisti”avdall” Muç Nano.

      1. Grigor says:

        Shyqyr qe me ne fund dikush beri nje koment me inteligjencë.
        Nderime Xhej eN Bi se na mbyten trapat miltantë qe nuk shikojne dot pertej punës se premtuar. Kjo marreveshje nje mujoreshe u duket sikur eshte tete vjeçare.

  4. Skypion says:

    A e keni verejtur,se ideja e nje bashkeqeverisjeje PD-PS pas zgjedhjeve po propagandohet vetem ne mediat e majta,ne portalet e majta dhe nga analistet e majte?!
    Si shpjegohet qe, ata te cilet shkruajne me shume mbi nje bashkeqeverisje te tille ,jane te gjithe analiste socialista,te majte,pro-qeveritare,si Muc Nanua?!
    Pse per nje koalicion te madhe PD-PS po flasin vetem mediat dhe analisitet e majte,qe mbeshtesin Edi Ramen dhe pak apo aspak,te tjeret?!
    E gjithe kjo e ka nje arsye.
    Shume te thjeshte:Derexheja ku eshte katandisur qeverisja socialiste.
    E kemi thene dhe sterthene kaq e kaq here,jo vetem ne,por edhe shume e shume analiste dhe gazetare te tjere qe,nuk ka patur qeverisje me mizerabel se kjo e ketyre kater viteve 2013-2017,ne gjithe historine e tranzicionit shqiptar.
    Tani,ne kete rrethane deshperuese,si Rama si mbeshtetesit e tij,shohin si te vetmen mundesi ate te te konsideruarit edhe te kundershtarit politik njejte si veten.
    Per t’i rene me shkurt e per ta thene me qarte: edhe PD-ja eshte si ne…edhe Luli eshte si Edi …!!!
    Deri para dy vitesh,thoshin me te madhe : mire,e pranojme, ka keqqeverisje,ka korrupsion ,ka kriminalitet etj etj,por, megjithate,jemi ku e ku me mire se ne kohen e Saliut(gerdeci,21 janari etj,si argumentet e perhershme).
    Sot,jane demaskuar aq shume, jane diskretituar aq keq,sa nuk mund t’ia mbushin mendjen askujt me,se jane me mire se ne kohen e Saliut.
    Dhe,e vetmja mundesi qe kane,eshte,te pakten,te barazohen me kohen e Saliut.
    Eshte kjo arsyeja,se pse ka nisur nje propagande e fuqishme,anipse tinzake dhe e terthorte,nga ana e socialistave dhe mediave te tyre,per nje koalicion te madh paszgjedhor PD-PS.
    Eshte kjo arsyeja,se pse po flitet per nje pakt te fshehte Basha-Rama,per te bashkeqeverisur pas zgjedhjeve.
    Rama u dsikretitua…ky eshte fakt…nuk kemi c’i bejme,nuk e zhbejme dot…atehere hajde ta diskretitojme edhe Bashen… e ku ka menyre me te mire per ta bere kete ne syte e elektoratit te djathte,e sidomos ne syte e masese se madhe te te pavendosurve,sesa t’ua ngulitesh ne mendje idene e nje marreveshje te fshehte,shume turperuese per Liderin demokrat(nenkuptimin ,kujdesen ta bejne sa me te qarte ne kete pike)?!
    Keta nuk jane gazetare e as analiste.
    Keta jane argate dhe mercenare mediatike.
    Jo me kot, une i quaj bashibozuke mediatike te Edi Rames.
    E meritojne kete epitet.Madje,edhe me rende se kaq.

    1. Ervini says:

      Artan, ne kohen e Saliut ishe me mire ti me gjithe ata qe Rama i quan me te drejte kazani i medias.

  5. astrit says:

    Zoti Nano. Neqoftese ke jetuar ne Shqiperi keto muajt e fundit, duhet ta dije se nuk qe Rama ai refuzoi koalicionin parazgjedhur me LSI, por kjo e fundit nuk ka pranuar dhe ka bere veshin shurdh para thirrjeve te Edi Rames per te dale se bashku ne zgjedhje.

  6. I says:

    Muc Nano. Si nuk permend shprehjen per hir te kombit. Edhe po te dal i humbur nga zgjedhjet ca ka rendesi. Koalicion me Meten nuk behej me. Opozita ishte ngujuar ne cader. Edi Rama sakrifikon karrigen e tij. Keq apo mire nje gje eshte e sigurte. Asnjeri se ka bere perpara tij.

  7. Mersin says:

    Zoti Nano ose nuk te dalin llogarite se ndoshta nuk je i mire ne matematike, ose i ben ashtu sic te pelqen. Eshte mire te degjosh Nazarkon se nuk gabon per dy arsye: -e para eshte me kembe ne toke, e dyta njeh matematiken shume mire. PD nese behen votime te rregullta nuk e kalon 30%. Aq eshte elektorati i saj. LSI mbart me vete edhe mekate dhe te fluturoje Like Floriri me… nuk merr me shume se 8-9 mandate

  8. Gjergji says:

    O Muc ke harruar te mendosh dicka tjeter: Qe ne realitetin shqiptar ajo parti e cila del e para ne zgjedhje e ka pothuajse te sigurte qeverisjen. Perse? Pasi asaj i drejtohet presidenti te pares per formimin e qeverise dhe pasi do te kete njefare kohe ne dispozicion qe te arrije te terheqe pas vetes nje parti te dyte: PD-ne LSI-ne apo PDIU-ne, nese i ben 71 deputete me kete te fundit. Shih si ndodhi ne zgjedhjet e fundit ne Kosove. Isa Mustafa, Haradinaj, Kurti etj u betuan e sterbetuan se nuk formonin koalicion me PDK, por ne fund dikush u korruptua dhe PDK, e cila ishte force e pare, e arriti te forrmoje koalicionin.

  9. Majmuni says:

    O Muç, ti si shumica derrmuese e shqiptareve vazhdon ta shikosh politiken si vdekja jote jeta ime. Prandaj dhe çuditesh si Rama nuk e la te vdiste Bashen nen çader. Rama eshte i pari qe prezantoi shqiptaret me kulturen e ‘munde po mos e vrit’. Kjo eshte gje e re dhe kafshet nuk e kuptojne dot por Edi Rama ketij mileti te fandaksur po i ben nje nder qe askush nuk e mendonte se do te ndodhte. Deri para kater vjetesh kundershtaret politike shaheshin me liber shtepie nga foltorja e parlamentit dhe u permendeshin pushket!! Prandaj kur flasim per Ramen mos te bejme analiza sikur vijme nga Danimarka dhe te shesim pordhe si njerez te mendimit. Rama futi energji te re ne nje vend qe mbasi u perdhunua, sakatua dhe neperkemb per dy dekada, humbi ç’do shprese dhe perfundoi ne depresion. Rama na pelqen apo jo si vishet dhe si flet e beri kete milet te hapi syte, te zgjohet dhe te besoje qe ka edhe ndryshe. Kurse ne ja masim fitoret Rames me sa ja ‘kiu nanen Bashes’!! Kerkojme llogari pse nuk u pasuruam ne kater vjet kur ne kishim rritur dy breza qe nuk e kuptonin se pse duhet te paguhen dritat apo pse nuk duhet ngare makina i pire dru. Kerkojme llogari per kanabis sikur te kishim pat mbjell trendafila e zambake deri dje.
    Prandaj Muço gjasat qe Rama te marre 71 vota nuk jane endera je diell por shume te mundshme. A e kupton se ç’fare traume ka kaluar populli shqiptare pre politikes se shqelmave dhe kallashit!!?? Rama mund te jete ai mjeku jo i talentuat dhe nganjehere i paafte por eshte i vetmi mjek qe kemi ne fshatin tone ku vuajme te gjithe nga gjithçka.
    Rama vertet po luan nje ndeshje te rrezikshme pasi lojtaret e tjere e dime kush jane dhe nga vijne. Por Rama e ka bere te qarte qe do beje te tijen edhe me koston qe te mos rizgjidhet per kater vitet e ardhshme.
    Ti Muço e ke kthy antenen tende nga LSI se me sa duket te ushqejne me mire atje. Mire ben se do hash dhe ti nji çap buke por me ngadal se ne nuk jemi me ato kullufat e ’97 apo 2005. Dhe kjo, ne permasa te konsiderueshme, fale Edi Rames!!

  10. ILIRET says:

    Zoti Nano! Vertet ne keto zgjedhje nuk kemi dy koalicione, por ama nje koalicion te madh e kemi. Pra te gjitha partite duke hyre secila me vete, ne fakt kane hyre ne nje koalicion te vetem.
    Dhe ne kete rast LSI do te jete perfituesja e vetme. Ajo do te mbledhe te gjitha votat e partive te vogla, te majta apo te djathta qofshin.

  11. Aleati says:

    E ke bere shkrimin si anetar I denje I fshatit mediatik, pass harron se cfare mendojne shqiptaret. Ti nisesh nga mendja jote dhe nga deshira e Ilir Metes I cili pervec se nje hajdut eshte dhe qylaxhi e I pabese. Ed Rama per reformen ne drejtesi ka luftuar Jo vetem me Bashen por dhe me Meten dhe ministrat idiot te LSI. Parrulla e LSI, te dalim te paret, tregon se nuk ka shprese tjeter per te qene ne qeveri por dhe fundin e saj si nje parti qyli. Iliri nuk del I humbur se ka presidencen, po Monika do mbetet me gisht ne goje.

  12. shushica says:

    Rama ka bere dy plane
    1..Fiton me mbi 71 deputete…pastaj çdo gje eshte e thjeshte….por kete ai mund ta arrije vetem ne se radikalizon fushaten ,,,ne aspektin programatik ,,,lufte pa meshire korrupsionit dhe krimit ,reforme rrenjesore ne arsim …ekonomi liberale me taksa progresive dhe eleminimi i oligarkomonopoleve,page minimale te drejta sindikale,rritje e rolit te shtetit ne te gjitha fushat…..ne aspektin imediat ,sulm frontal ndaj te gjitheve ,edhe ndaj PD por edhe ndaj LSI…duke theksuar se i vetem mund te realizoje gjithcka pa pengesa …
    2..Ne rast mossuksesi dhe ne se PD dhe LSI nuk arrijne baske 71 deputete ,do te vere kushte te qarta per te perfituar nje aleance te favoreshme …Kjo do te varet shume nga Bojaxhiu ,qe sipas meje eshte e vetmja force qe mund te marre disa deputete ,perveç tri te medhenjve…
    Ne se Rama ben nje fushate te vaket ,pa goditje te forta ,90 perqind eshte vendosur nje pakt parazgjedhor Rama Basha ,ndoshta nje pakt imponuar nga SHBA ,per interesa gjeopolitike dhe mbarshqiptare …Ky pakt duhej bere qe ne 90….por perendimi deshironte 25 vjet hakmarrje ,pavaresisht se Shqiperia edhe pse ishte komuniste ortodokse,ishte vendi qe ndihmoi perendimin e shume nga kushdo me largimin e bazave ushtarake sovjetike ne ne fillim te viteve 60…dhe Traktati i Varshaves mbetci jashte Mesdheut..Jane miliarda dollare te kursyera dhe rreziku atomik i spostuar mijra km…Per fat te keq politikanet e vjeter kane vdekur ,te rinjte e kalojne kohen ne Facebook

  13. lavdosh says:

    Muco & Mero,
    Parashikimi, sot me 26 Maj
    PS 45-55% e votave, 65-75 mandate
    PD 28-37% e votave, 45-55 mandate
    LSI 08-15% e votave, 08-15 mandate
    PDIU 5-8% e votave, 1-5 mandat
    PSD 3-6% e votave, 0-2 mandate
    PAA 1-2% e votave, 0-1 mandate
    Mega 2-3% e votave, 0-1 mandate
    FRD 3-4% e votave, 0-2 mandate
    Libra 1-2% e votave, 0-1 mandate

  14. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Sipas z.Nano duhet te behemi gati per zgjedhje te parakohshme !
    PD per te marre pushtetin i duhet te bej kualicion minimumi me tre parti ish palamentare.
    LSI eshte nje parti kualicioni PS+PD,me kryesi te majte,qe po drejton vendim me “qetesi dhe maturi” !
    Meta vazhdon te jap leksione ne distance,duke u bere i “padukshem” ne postin e kryetarit.Ai po konkuron dhe Berishen ne kete varjant. Ambicjet e tij,kur te filloj nga detyra e Presidentit,do te jene ti jap “leksione” Parlamentit. Tentativat per aleanca brenda te majtes,tregojne pasionin e tij te dikurshem,per te qene numeri nje !
    Dukshem LSI e ka ngritur kerkesen ndaj elektoratit,deshiron force e pare,eshte merzitur me detyrat dytesore ne bashkeqeverisje ! Ne varjantin kur mungojne kualicionet parazgjedhore, perfitimet per LSI do jene 0 .
    LSI eshte duke kerkuar “penallti” para ndeshjes.
    Kerkesa me normale e partive politike do ishte ruajtja e elektoratit,por ne kushtet e reja,kur dikush ka qene i demtuar nga kualicioni,me te drejt pretendon permiresimin e rezultatit,ndoshta dhe 71 vota !
    Percarja me e madhe ndodh atje ku eshte “torta” e pushtetit !
    Eshte e pa mundur ti ngopesh te gjithe,torta e Bashes ajo e 28 Nentorit,nuk do mjaftonte,jane shume te “uritur” !
    Aleanca parazgjedhore PS+PD I shkarkoi karikimet 3 mujore te elektoratit .Sa me konsensual te behet Berisha aq me shume I largon votuesit e majte,per te votuar kunder tij.Tabela e “qitjes” ka qene gjithmon ai,vetem populli i ka erdhur hakut,e ka zbritur nga kali.
    PS & PD do ta kene shume te veshtire te bindin elektoratin,shpetimi i vetem per ta do jene programet ,jo mashtrimet !

  15. Don says:

    O ti shoku Muci u kepute per Meten duke ushqyer terrenin mediatik se LSI eshte faktor ne politike dhe pa te nuk zgjidhet ekuacioni. Me nje fjale ti me ate arithmetiken tende i jep ze pranise absolute te LSI qe ne perberje ka disa dhiare me ne krye kryehajdutin e vendit me ze dhe me figure. Ti kete gje e di apo jo? Ne opinionin publik Meta figuron si hajdut dhe jo si udheheqes dhe kete ti e ke parasysh apo jo? Ti po mundohesh ta besh faktor ne politike hajdutin por ai ska asnje platforme politike apo ekonomike. Meta ka nje platforme ekonomike dhe ajo eshte vidh te vjedhim derisa te mos mbetet gje. Platforma politike e Metes eshte mashtro sa te mundesh dhe hidh balte mbi aleatin dhe duaje armikun me shume se mikun. Edhe ajo teoria e gjithperfshirjes eshte nje blof per sabotim nga LSI. Ne ndertimin e shtetit te se drejtes Meta ka programin shkaterro vetingun. Kjo po duket qarte fare ne komisionin e vetingut ku Luan Rama nuk eshte paraqitur fare edhe pse perfaqesuesit e PD jane prezent. ku eshte gjitheperfshirja ketu or Muci? Po ti nuk ke faj sepse nga je nga Skrapari dhe per tu ngjitur ne mal pervec rruges se pas gomarit nuk ke nga shkon. Do ndjekesh gjurmet e tij.

  16. zi says:

    Normale, deri tani, na shfrytezuan, na larguan,shtypen, vrane, poshteruan, vec e vec .
    Tashme e tutje do e bejne bashke,me se normale per ta ,
    per ne e mundimeshme dhe e neveriteshme.

  17. Shvejk says:

    Po ti muc per ke do votosh?

  18. cufja says:

    Interesant !
    Asnje nga komentuesit e Temes, nuk kujtohet se ishte Muc Nano ai qe beri thirrjen “historike” te gjithe qelbesirat te votojne per Edi Ramen e ju degjua fjala e tij. Socialistet duhet ta mbajne M.Nanon si “profetin” e tyre e nuk ka sepse te shprehin mosbesim tek ai.

  19. Vesi says:

    Skypion, po ku je or bir?

  20. ta says:

    ka bere llogari qe te beje deputet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje