Conte shuan zërat për largimin nga Chelsea

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Antonio Conte nuk kërkon që të largohet nga skuadra e Chelsea.

Trajneri italian ka deklaruar se ka edhe dy vite kontratë me klubin anglez dhe do ta respektojë atë dëri në fund.

Conte i cili arrtiti që të fitoi “Premier Leaguen” që në sezonin e parë në Angli, duke bërë një sezon spektakolar.

Ndërsa kërë fundjavë ka shansin të fitojë edhe një tjetër trofe, ku në finale të “FA Cup”, Chelsea do të përballet me Arsenalin.

“Ka pasur shumë spekulime gjatë gjithë sezonit për lojtarët dhe mua gjithashtu, por kjo është normale në futboll. Kam edhe dy vite kontratë me Chelsean dhe e kam ndërmend ta respektoj. Dua të ndërtoj diçka të rëndësishme për të ardhmen”, u shpreh Conte.

Finalja mes Chelseat e Arsenalit zhvillohet të shtunën në Wembley nga ora 18:30.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *