Edi Martini i përgjigjet Bakajt: Spurdhjak i vogël, ishe kalë troje në Shkodër

26 Maj 2017, 20:34Sport TEMA

Një luftë në distancë mes Edi Martinit dhe Elis Bakajt.

Ish-sulmuesi shkodran ka reaguar menjëherë pas postimit të Bakajt në “Facebook”. Përgjigjia e Martinit duket mjaftë e ashpër dhe me tona të larta.

Shkodrani e quan Bakajn një kalë troje, duke mos u kursyer ti vendosë dhe epitetin spurdhjak.
Reagimi i Edi Martini:

“Bakaj, po kërkoj “Facebook”-un tënd por nuk po arrij ta gjej sepse një foto profili e ke të Tiranës, një të Partizanit e një të Dinamos, por nuk pashë asnjë foto të origjinës tënde. Dëgjo këtu more spurdhjak i vogël. Kam 5 muaj që të kam kritikuar por ti nuk e gjete burrërinë të ktheje përgjigje por tani që ike ke filluar të flasë e kjo është pjesë e karakterit tënd bastard. Nuk je gjë tjetër vetëm një palaço i vogël në duart e atyre që të blejnë e të shesin sa herë kanë nevojë. E pra ti more spurdhjak nuk je gjë tjetër veç një pjesë e imoralitetit të futbollisteve si puna jote. Ti nuk ma ke borxh vetëm mua por komplet Shkodrës. Mua njerëzit më njohin mirë dhe e dinë kush jam more palaço. Mendova se kishe burrëri të heshtje, por ti jo, ti je aq bastard e imoral o burracak, sa që kur ikën flet. Edhe pa ty do t’ia dalim more kalë troje.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje