Fatos Lubonja: Ja kë duan të eliminojnë Rama dhe Basha

Fatos Lubonja ka analizuar sot situatën politike në vend, që nga marrëveshja PD-PS dhe debatet mes aleatëve të opozitës për zgjedhjet e 25 qershorit.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Lubonja pohoi se synimi i dy forcave të mëdha politike, PS-PD, ishte eliminimi i LSI-së.

Po ashtu, Lubonja theksoi se tezat që janë folur këto ditë për një koalicion të mundshëm mes PS-PD, sipas tij është një mashtrim i madh.

“Koalicioni PS-PD është një mashtrim i madh që përdoret për të gënjyer ndërkombëtaret. Pra na shihni se ne jemi të pjekur tani dhe na fusni në Evropë. Mendoj se është një mashtrim i madh dhe nuk asgjë premtuese”, tha Lubonja.

Ai shtoi se:

“Kemi një lloj paqartësie se sa ky projekt i dy partive të mëdha synon për t’i nxjerr jashtë loje partitë e vogla.

A duhet Shqipëria të ketë vetëm dy parti të mëdha, pra a duhet të shkojmë tek modeli amerikan?

Modeli amerikan nuk ka një lider të përjetshëm. Ky model është tjerët gjë. Unë them se jo. Kjo është loja e dy të mëdhave, për të eliminuar të voglat. Duke filluan nga LSI. Deri sa eliminuan LSI, të voglat janë më lehtë”, tha Lubonja.

Nga ana tjetër analisti nënvizoi se politika shqiptare ‘prodhon’ mosmarrëveshje dhe pabesi.

Mosmarrëveshjet dhe pabesi është e gjithë politika shqiptare. E para ndaj elektoratit.

Një mosmarrëveshje me këta aleatët e vegjël nuk na çudit.

Ashtu siç nuk na çudit që të gjendet një marrëveshje. Këto e kanë kthyer në biznes politikën. Pluralizëm pa vizione të ndryshme për vendin dhe me konfliktualitet, nevojë për të ndarë tortën”, pohoi ai.

Lubonja u ndal dhe tek listat e PD-së me kandidatët për deputetë, që pritet të prezantohen mbrëmjen e sotme.

“PD ishte në çadër me një premtim, kontestim, denoncim, të gjitha bashkë. Nga denoncimi tek premtimi. Denoncimi për Republikën e Vjetër dhe premtimin për Republikën e Re. Në atë çadër krijonte përshtypje për një lëvizje popullore që nuk ishte thjesht militantizëm. Shpesh herë janë akuzuar dhe mediat, që janë fokusuar tek Basha, dhe jo tek figurat e reja. Në këtë aspekt, çadra dështoi në kuptim e qeverisë teknike”, tha Lubonja.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Fatos Lubonja: Ja kë duan të eliminojnë Rama dhe Basha”

  1. NYC says:

    Nuk eshte ide e keqe eleminimi i LSI. LSI eshte me e poshter se PD se hedh gurin e fsheh doren

    1. Kujtimi says:

      Po LSI ka munduar shum Qeverin
      KA qene po aq penges sa PD
      PO KY LUBONJA NJE LEGEN BUR SI FINKE
      NUK DESH BABAN JO TE DOI TE TJERET

  2. arbereshi says:

    Nuk jam i sigurt se kush eshte plehra me i madh Saliu apo Lubonja por jam i sigurt se njerez me plehra se keta te dy nuk ka.

  3. butrinti says:

    KY ESHTE NJE TRUSHTERP QE VETQUHET OSE E DUAN TE QUHET ANA===LIST. I THONI KETIJ QE KURR NUK KA PER TE PATUR KOALICION PD+PS. NUK MUND TE BASHKQEVERISIN DY FORCA TE KUNDERTA NJERA ANTISHQIPTARE DHE TJETRA ME KEMBE NE KETO TROJE NJERA SHKATERRUSE TJETRA NE LUFTE PER TE BERE SHTET ETJ ETJ ETJ. HARROJENII KETE PASTAJ LULIN E PATET KATERVJET NE TIRANE DHE ……..

  4. Tralala says:

    Perse duhet LSI more Fatos? Vec per pushtet dhe vjedhje. Kjo parti qeveris dhe nuk jep llogari. Cfare pergjegjsie mban LSI per gjyqtaret e korruptuar, mqse ministrat e Drejtesise kane qene te LSI-s? Asgje, sikur te mos kete qene ne pushtet.

  5. Lalai says:

    Sa te mjere jeni ju nje pjese e komentuesve!!!!
    Lubonja mund te jete Djall,po thote te verteten ….po kujt ja thote….qorrave!!!
    Grupi Djallit,Sali,Basha,Meta,Rama!!!

  6. miri says:

    O Fatos, gjithmone i rreshtuar gabin dhe ne dem te interesave shqiptare. Nuk ka njeri me te lig se ti …a e di pse? Ti spiunove babain tend ne sigurimin e shtetit madje godite edhe Kadarene pa te bere asgje….. thjesht nga ligesia dhe zilia qe te ka mbytur.
    Turpi ka fytyren tende per te gjithe ata qe se kane njohur akoma.

  7. Faik says:

    Në se dikush kerkon tè dije emrin shkencor te firaunit , ai quhet Fatos Lubonja !

Lini një Përgjigje te Kujtimi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *