Fier/ Rama: Shqipëria gati për negociatat me BE, na jepni 71 mandate! Sa e luta Lulin, ja e vërteta e koalicionit PS-PD...!

26 Maj 2017, 19:32Politika TEMA

Nga Fieri ku zhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë, kryeministri Edi Rama kërkoi mbështetjen e tyre, që PS të marrë 71 mandate vetëm për të qeverisur.

Ai shtoi se vendi është gati për të hapur negociatat, pasi është hapur rruga për reformën në drejtësi, prandaj nuk duhet të kthehemi pas.

Akuzave të Blushit për paktin mes PS dhe PD, Rama iu përgjigj edhe njëherë duke thënë se ne jemi marrë vesh me PD vetëm për një gjë ‘ja sheshi ja mejdani’ pastaj vendos populli se kush do ta mbajë timonin në 4 vitet e ardhshme.

Reforma në drejtësi më e vështira. Sapo ia kemi hapur rrugën dhe në 25 qershor duhet të vazhdojmë rrugën që kemi hapur, apo të kthehemi në rrugën që ishim?

Mos lejojmë që timonin e qeverisë ta marrin ata që e drejtuan Shqipërinë drejt humnerës dhe na lanë një situatë të vështirë.

Ne kemi hedhur themelet për të ngritur shtëpinë, një shtet serioz. Nëse na vini njerëz në prehër që ti japim makinës me lloj lloj duarsh rruga nuk është e sigurt.

Ne duam të mbajmë timonin e reformave për të bërë shtet. Edhe në marrëveshje ne treguam se njerëzit nuk janë të ndarë kur vjen puna te Shqipëria.

Ne nuk donim të shkelnim Kushtetutën për të shtyrë zgjedhjet përtej afatit të përcaktuar, asnjë shantazh dhe presion dhe asnjë dhënie mundësi që Shqipëria të bëhej gazi i botës, që një grup njerëzish të mbledhur në një cadër që kërkonte të largonte qeverinë.

Shqipëria me zgjedhje pa opozitën nuk do të ishte njëlloj sikur do të jetë pas zgjedhjeve. Karriget i morën dhe tani të shohin zgjedhjet nga brenda.

Sot të gjithë janë të qetë, jemi realisht gati për të hapur negociatat me BE. Ka vetëm një fuqi që mund të bëjë shtetin dhe kjo është vetëm Partia Socialiste dhe nuk ka tjetër, se tjerë nuk ka, Lulin tani që e njoh edhe nga afër harrojeni, vetëm PS.

Ne jemi marrë vesh me PD vetëm për një gjë ‘ja sheshi ja mejdani’ pastaj vendos populli se kush do ta mbajë timonin në 4 vitet e ardhshme” deklaroi ai.

Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur sot përpara qytetarëve të Fierit, se Lulzim Basha,  nuk mund të bëjë shtet.

Kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se në jetën e tij nuk e kishte pritur t’i lutej një njeriu sa i është lutur Bashës për ta takuar.

“Edhe ne s’do donim që PS të fitojë zgjedhje pa kundërshtarë, i donin ato karrige për të kontrolluar zgjedhjet nga brenda, bujrum i morën, le të shohin nga brenda se si sillemi ne nga brenda.

Ne nuk hyjmë tek ata që shkelin ligjin.  Ne nuk bëjmë presione. Ne sa herë kemi hyrë në zgjedhje, e kemi marrë nga zemrat dhe mendjet e njerëzve dhe jo duke futur duart në xhepat e tyre.

U bind dhe Luli dhe të tjerët që nuk mund të na ndryshojne ne rrugen tone, por s’ma merrte mendje që do i lutesha një njeriu siç i jam lutur Lulit për ta takuar,” tha Rama.

1 komente në “Fier/ Rama: Shqipëria gati për negociatat me BE, na jepni 71 mandate! Sa e luta Lulin, ja e vërteta e koalicionit PS-PD…!”

  1. boom says:

    Nuk ka rendesi sa mandate te japim ti nuk ke guxim te perballesh me kriminelet e PD e LSI. Ne te japim voten ti futesh ne burg e ti i fut ne qeveri e i ben presidente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje