Koalicion me PD apo LSI në opozitë, Kryemadhi: Rama arrogant. Basha? Më shumë kam muhabet me bashkëshorten e tij…!

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se arritja e marrëveshjes PS-PD ka favorizuar LSI-në në një intervistë në televizionin “News 24”.

Ajo foli gjithashtu për koalicionet e mundshme pas 25 qershorit.

Partia e parë, e dytë dhe e tretë do të ndahen me një deri në dy deputetë, unë jam e bindur që do jem e para”, tha ajo.

Koalicioni PD-PS pas zgjedhjeve, çfarë mendoni?

E para do të them që nëse qytetarët vendosin të dali në opozitë, unë them që LSI, do jetë në opozitë dhe jo e kapur, ne do të jemi një opozitë e vertëtë.

A do bëni koalicion me PD?

E vendosin qytetarët, unë nuk jam e gatshme, por raportet i vendosin qytetarët. Ne do të zgjedhim një parti që na përputhet programi. PD është parti e djathtë, PS jep koncesione, vetëm kryeministri na ka mbetur pa u dhënë me koncesion.

Çmendim keni për Bashën?

Për aq sa kemi ndenjur, unë më shumë kam muhabet me bashkëshorten e Bashës. Di të them që unë mendoj që Bashës ju dha një shasn i madh për ta fuqizuar PD, shpresoj tja arrijë qëllimit të tij.

Ne na duhen parti të forta, qeveri të forta dhe të kthejnë besimin. I duhet një punë e madhe për ta administruar PD.

Do ti duhet vendit një kryeministër si Edi Rama?

Vendi ka nevojë për një politikan të përulur, jo për arrogant

A keni nje notë për qeverinë?

Nota për qeverinë është 5 me paterica që të kalojë së bëjmë sevap. Të marrim një shembull konkrret, Ministria e Bujqësisë, u zhvesh nga të gjitha, sot subvecionet në buqësi janë as si në kohën më të tmerrshme të vendit.

Tregu shqiptar sot dominohet nga tregu Maqedonas dhe i Kosovës.

Duhet të zhveshim politikën nga oligarkët. Jam penduar që kam votuar reformën në arsim, sepse ma ka kërkuar Ilir Meta, sepse Rama i tha Metës për aktet nënligjore.

I kërkojmë ndjesë qytetareve për votimin e ligjit të arsimit të lartë. Ja kam kërkuar qytetareve edhe në takime.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Koalicion me PD apo LSI në opozitë, Kryemadhi: Rama arrogant. Basha? Më shumë kam muhabet me bashkëshorten e tij…!”

  1. Kujtimi says:

    Kjo plera ben mire ta mbylli ate goj qe e ka si BYTH
    LSI DHE PD DUHET TE NDESHKOEN ME VOTEN E POPULLIT
    JAN NJE

  2. Durrsaku says:

    Ju duhen votat e të rinjve, prandaj kritikoni reformën në arsimin e lartë. Për ty dhe tët shoq, politika është mashtrim i votuesve dhe jo përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të atij grupi që përfaqëson. Merita e vetme e juaja është hipokrizia pa kufi.

  3. boom says:

    Burri yt e ka vendin ne burg e jo ne krye te shtetit. Familje e qelbet hajdutesh.

  4. Donalda says:

    Kejo eshte fatkeqesi kombetare me kete klase politikane qe nuk tregojne pjekuri. Ju flet b…para gojes.po femra nga natyra eshte me e embel.po skini faj e donit ramen si berisha tu bente nene e babe.nuk doni shtet ju se shtetin e molet mire.si nuk te vjen turp qe thua ka shance basha te forcoje PD aq shume ju Jane erresuar syte nga dhjami qe nuk shikoni krimet e bashes apo jeni brenda vete.

  5. KARAXHIC +SHEQERE =SALI says:

    kjo eshte me te vertet debile..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *