Marrëveshja në udhëkryq, PD tenton të sabotojë Vetting-un. Ja tre alibitë

Opozita shqiptare vijon rezistencën kundër Vetingut. Partia Demokratike, në mbledhjen e dytë të komisionit ad hoc, ka demostruar mungesë vullneti për të verifikuar në një kohë sa më të shkurtër dosjet e 193 kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për të shërbyer në organet e Vetingut, duke provokuar kësisoj prishjen e marrëveshjes politike Rama-Basha.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në komisionin e posaçëm parlamentar kanë paraqitur dje tre kërkesa, zbatimi i të cilave konsiston në shtyrjen e ngritjes së organeve të Vetingut, ndoshta edhe pas zgjedhjeve të 25 Qershorit. Tre kërkesat kanë ardhur një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi ish-kryeministrin Sali Berisha se do të prishë marrëveshjen politike nëse zvarrit Vetingun përtej muajit maj.

Kërkesat janë artikuluar nga përfaqësuesit e PD në komision Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi. Deputeti Noka tha se pas ditës së shtunë, asnjë nga deputetët e opozitës, nuk kanë më kohë për të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit, për shkak të angazhimit në fushatë. Ai propozoi që komisioni të mblidhen natën deri në mëngjes, propozim që u hodh poshtë nga përfaqësuesit e mazhorancës.

Ndërkaq, deputeti Bylykbashi kërkoi që komisioni t’u kërkonte informacion me shkrim dhe dokumentacion shtesë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Avokatit të Popullit për kandidatët që kanë marrë rekomandim negativ si dhe për kandidatët e skualifikuar pasi nuk plotësojnë kriteret formale.

Anëtarja e komisionit, Vasilika Hysi tha se kjo kërkesë ishte e panevojshme pasi të gjitha informacionet ishin në dosjen e aplikantit, i cili ka marrë rekomandim pozitiv apo negativ.

Së treti, demokratët kërkuan që të shqyrtonin dosjet e të gjithë kandidatëve si dhe të zhvillimin seanca dëgjimore, pavarësisht vlerësimeve të ONM dhe Avokatit të Popullit. Kërkesa e fundit gjeti darkodësinë e socialistëve, edhe pse e kundërshtuan në fillim.

Jo mbledhje ditën

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha dje se anëtarët e PD nuk janë të gatshëm për të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit gjatë ditës. “Çdo njëri nga ne sot është deputet. Kjo është një periudhë fushate. Ne jemi në fushatë. Ndaj unë propozoj që të gjitha seancat t’i zhvillojmë darkave, natën deri në mëngjes. Sepse unë ditën jam në fushatë, zonjë. Jam gati të rri nga darka deri në mëngjes këtu të bëj detyrën, por do të bëj edhe detyrën time atje pranë qytetarëve. Ndaj, të gjitha mbledhjet e këtij komisioni unë propozoj t’i bëjmë pas orës 20:00 të darkës. Por, nga mëngjesi deri në orën tetë të darkës në jemi në fushatë”, tha Noka.

Paralajmërimi i kryeministrit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar tre ditë më parë Sali Berishën se nëse bllokon sërish Vetingun marrëveshja prishet. Rama ka kërkuar që anëtarët e dy komisioneve të Vetingut të zgjidhen deri në fund të majit. “Sali Berisha paska thënë mbrëmë se mund ta bllokojë sërish Vetingun. Sali, nëse PD nuk do ta zhbllokojë me votat e deputetëve të saj që bashkë me deputetët tanë duhet të përzgjedhin anëtarët e dy komisioneve të Vetingut, brenda Majit, marrëveshja është e prishur. Vetingu është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshjen”, ka pohuar Rama.

Tre kerkesat e PD

Komisioni të mblidhet pas orës 20:00 deri në mëngjes për shkak të angazhimit në fushatë (refuzuar)

Informacion ONM dhe Avokatit të Popullit për vlerësimin e kandidatëve (refuzuar)

Shqyrtim të dosjeve dhe seanca dëgjimore me edhe me kandidatët që kanë marrë rekomandim negativ. Shqyrtimi i të gjithë kandidatëve (pranuar)

LSI nuk merr pjese ne komision

Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, nuk ka marrë pjesë dje në asnjërën nga mbledhjet e tre komisioneve parlamentare për ngritjen e organeve të Vetingut. Nuk dihen arsyet se mungesës së përfaqësuesit të LSI, por ditët e fundit, kjo parti, ka shprehur disa shqetësim dhe dyshime mbi marrëveshjen politike Rama-Meta. Ndërkaq, vota e LSI ka një rëndësi përcaktuese në komisionet që do të zgjedhin anëtarët e organeve të Vetingut.(Shqiptarja.com)

 

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Marrëveshja në udhëkryq, PD tenton të sabotojë Vetting-un. Ja tre alibitë”

  1. pedro i ri says:

    Derisa ta varrosim me duart tona ,, nuk duhet ti besojme kriminelit SB

    1. PPSH says:

      Cka merziteni kot, punet e mira bahen kadale kadale. Pse me fushata si ne kohen e Dulles?
      Ne fund te fundit besim, qetesi e dashuri nga treshja Rama-Basha-Meta, harruat ju.

    2. Argita_B says:

      Mjaft me parrulla populiste, Edi Rama nese do te ishte per drejtesi, nuk do te kishte zgjedhur si aleat kryesor Ilir Meten, nuk do kishte lene per vite me rradhe minister te shendetesise Ilir Beqen, i cili firmosi me dhjetra koncesione dhe tendera abuziv, ndermjet te tjerash ate te dializes, koncesion mbi 100 milion dollare me nje kompani sapo te krijuar dhe pa asnje mjek ne kete fushe ne bordin e tij..
      Keta tallen me popullin, po mire ja bejne, se te gjithe pasi i shajne, po keta votojne.

  2. Lennard says:

    Duket hapur qe as LSI dhe as PD nuk e do Vetingun.Ku ishim asgjekundi!!!!.Pra del se Rama ka gabuar duke bere marreveshje me Zagaret e PD ,nderkaq del dhe surrati i vertete i LSI-Bandite pa kapucon ,nuk kane frike te vjedhin dhe ne mes te dites!!.Vaj VATANI e MJERE MILETI, Cfare do te beje Tashti Dovleti????

  3. mimi says:

    Pra vërtetohet (çdo ditë e më shumë), se Vetingu, është një farsë akoma dhe një përrallë e bukur (si të gjtha përrallat e tjera, prodhim vëndi apo importi, që “i hanë” shqiptarët…) për fukarenjtë mediokër dhe injorantë, që e hanë “me sy mbyllur”, sapunin për djathë… Do kalojnë shumë e shumë vite, duke pritur Vetingun dhe atëhere…do shpiket një përrallë e re…dhe jeta vazhdon…”ata jetuan të lumtur dhe ne akoma më të lumtur”…???!!! Shpellari-makiavel-skizofren i Viçidolit, do jetojë i lumtur deri në pleqërinë e thellë, duke ngrënë të vjedhurat dhe duke u tallur me fukarenjtë pa shtyllë kurrizore, që do presin (në pambarim), dënimin e tij nga “Drejtësia”….Hahahahahahahahaaaaaa…..!!!!!!!!!!! (e qeshura e Salës…)

  4. Studenti says:

    Z. Kryeministër, si një nga të rinjtë e këtij vendi, do ju lutesha shumë që i një minutë e më parë, t’i dalësh zot këtij vendi.
    Ke mandatin dhe besimin e një milion shqiptarëve që të votuan në 2013, për t’a çuar të paktën në pension shpellarin Sali Berisha, për të mos thënë edhe në burg këtë tradhëtar të kombit i cili furnizoi serbët me naftë, shiti detin tek grekët, këtë kriminel që bëri 97-ën, që ka shkatërruar shtetin në 1991, 1992, 1998, 2008 dhe 2011.
    Populli shqiptar nuk e dëshiron më kriminelin S.Berisha jo më në pushtet por as në televizor mundësisht, duke vjell vetëm vrer për këdo dhe për çdo gjë.
    Nëse ndodh një gjë e tillë, dije mirë se brezat do ju mallkojnë, pasi pjella e tij është edhe në keqe se vetë krimineli shpellari Sali Berisha.
    V

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *