Pas marrëveshjes Rama-Basha, “zbutet” edhe Adriatik Llalla. Pushon hetimet për çadrën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Duket se marrëveshja mes Edi Ramës dhe kreut demokrat, Lulzim Basha do të ndikojë edhe në hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës për dyshimet e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, pas vendosjes së çadrës së demokrateve për 90 ditë përpara Kryeministrise.

Një burim i tha Top Channel se gjatë kësaj kohe prokurorët kanë kryer verifikimet përkatëse dhe po diskutojnë t’i mbyllin hetimet duke i pushuar.

Argumenti kryesor i prokurorëve pritet të jetë mungesa e faktit penal. Bëhet fjalë për kallëzimin e depozituar nga policia e kryeqytetit në datën 18 shkurt, pikërisht ditën kur në bulevard u ngrit çadra e opozitës.

Në të  njëjtën ditë, Policia e Tiranës referoi në organin e akuzës për procedim penal, organizatorët e protestës Enno Bozdo dhe Arben Ristani.

Sipas policisë, ata dyshoheshin për veprën e protestës së paligjshme pasi nuk ishin vënë në dijeni Drejtorinë e Policisë Tiranë për instalimin e çadrës. Pas 90 ditëve në bulevard, çadra u hoq prej andej me daten 18 maj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Pas marrëveshjes Rama-Basha, “zbutet” edhe Adriatik Llalla. Pushon hetimet për çadrën”

  1. Tirana says:

    Kjo do te thote se ligjet shkelen me dashje. Nerstese ata qe ngriten cadren ne kundershtim me ligjin per tubimet duhen denuar sips ligjit. Ligji denon shkeljet e nuk niset se cili u pajtua e cili jo. Pse kur dy njerez ia falin njeri tjetrit gabimet u thuhet : Jo. ligji do veproi se kini thyer rregullat. Ne kete raste pse pushohet ceshtja? Derisa eshte shkelur ligji,personat duhen denuar sipas nenit qe i takon. Po dihet se cila eshte drejtesia te ne.. Aferim prokurori…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *