PD dhe PR regjistrohen në KQZ për zgjedhjet, i hapet rrugë edhe garës për Bashkinë Kavajë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike dhe ajo Republikane janë regjistruar zyrtarisht në zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), miratoi të premten regjistrimin e këtyre dy forcave politike si subjekte zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

 

PD u regjistrua gjithashtu si subjekt zgjedhor edhe për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kavajë.

Komisioni Zgjedhor regjistroi si subjekt zgjedhor dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim që do të konkurrojë për zgjedhjet për kryebashkiak në Kavajë.

Regjistrimi i dy partive të djathta, PD dhe PR, erdhi pas vendimit të opozitës për futjen e saj në zgjedhje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *