Prapaskenat/ Kërkesat e 3 aleatëve ndaj Bashës, Mediu regjistrohet më vete…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ne limitin e fundit te afatit qe i eshte lene PD dhe partive te opozites te regjistrohen ne KQZ dhe dorezojne listat e kandidateve per deputete per zgjedhjet e 25 qershorit, situata nuk eshte fare e qete ne kete kamp.

Nese PS me aleatet e vet i dha nje fund te shpejt kesaj situate, sado me efekte negative apo pozitive qe mund te rezultoje, duke dale te gjithe me vete ne zgjedhje, PD ende vijon tmerrin pa fund te zvarritjes.

Keshtu, gjatë ditës së djeshme, kreu i PD-­së Basha mbylli marrëveshjen me disa nga kryetarët e partive aleate ndërkohë që dita e sotme do të jetë vendimtare për disa të tjera.

Kreu i LZHK-­së, Dashamir Shehi, nuk do të regjistrohet në zgjedhje me forcën e tij politike, por do të kandidojë në listat e PD-së në qarkun e Tiranës në listë fituese, ndërkohë që nga forca e tij politike pritet të ketë edhe tre emra në lista jo fituese.

Edhe me kreun e PDK, Nard Ndoka, kreu i PD­, Basha ka arritur një marrëveshje që ky i fundit të jetë pjesë e listave fituese të demokratëve në Shkodër.

Më shumë pretendime dhe pa një marrëveshje duket se janë kreu i PR, Fatmir Mediu, kreu i PAA­, Agron Duka dhe kreu i PBDNJ­ Vangjel Dule.

Raportohet se Partia Republikane do të regjistrohet më vete në zgjedhjet e 25 qershorit. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga burime brenda opozitës, sipas të cilave, PR-ja do të konkurrojë me listën e saj të kandidatëve në 12 qarqet e vendit.

Ky është një zhvillim i orëve të vona dhe deri tani nuk ka një deklaratë nga palët, por mësohet se negociatat mes Bashës dhe Mediut nuk kanë përfunduar me një marrëveshje.

Burime jozyrtare thonë se republikanët kanë kërkuar 2 vende të sigurta në listën e demokratëve. Njëri, kryetari Mediu dhe tjetri, një kandidat në Tiranë, që mesa duket, Basha nuk e ka lëshuar.

Republikanët janë aleati kryesor i Partisë Demokratike dhe në zgjedhjet e fundit politike morën rreth 55 mijë vota në rang kombëtar.

Ndërkohë, pritet të mësohet sesi do të mbyllet marrëveshja me agrarët e Agron Dukës, që kanë kërkuar 3 vende të sigurta në listën e Partisë Demokratike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Prapaskenat/ Kërkesat e 3 aleatëve ndaj Bashës, Mediu regjistrohet më vete…”

  1. Fatmir Lohja says:

    Pazaret e ” Republikes Re.”Neser dalin konfliktet humoristike te paleve.

  2. Alfred says:

    Kjo eshte republika e re e lulit me saline me medine. !!?

  3. cold shoulder says:

    Rrofte kolicioni Edscobar-Bisha-Muta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *