Prapaskenat: Si u dorëzua Basha para Mediut dhe Dukës dhe cili ishte roli i Berishës

26 Maj 2017, 21:30Politika TEMA

Lulzim Basha ka arritur marrëveshjen me Fatmir Mediun dhe Agron Dukën.

Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Agron Duka kanë rënë dakord me Bashën për përfaqësimin në listat e PD-së.

I vetmi qe ka mbetur jashtë është Kreshnik Spahiu.

Si u arrit konsensusi?

Negociatat më të vështira kanë qenë me Fatmir Mediun.

Ky i fundit ka pasur dy takime kokë më kokë sot me Bashën.

Por të dyja takimet ishin të vështira.

Në formë presioni ndaj Partisë Demokratike, Partia Republikane u regjistrua sot në KQZ nën synimin për të garuar e vetme.

Por edhe kjo lëvizje e PR-së rezultoi e kotë, pasi Basha nuk i plotësoi kërkesat e Mediut.

Këtu hyri në lojë ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas takimit pa rezultat që zhvilloi në mesditë me Bashën, Fatmir Mediu menjëherë u nis për në “Aba Center”, aty ku ka zyrën ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas takimit Berisha-Mediu, në orët e pasdites Basha është “detyruar” të arrijë paktin me kreun e PR-së, shkruan Dita.

Edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste e ka arritur paktin me Bashën me anë të presionit.

Ndryshe nga Mediu, Duka duke qenë se ka një parti më të organizuar dhe i sigurtë që mund të merrte deri në dy mandate me daljen vetëm në zgjedhje e nisi presionin ndaj Bashës prej disa ditësh.

Duka nuk ishte i kënaqur vetëm me emrin e tij në listën e sigurtë të PD-së, por kërkonte edhe dy emra të tjerë në listën e PD-së.

Madje Duka deklaroi se nëse do të konkurronte më vete, atëherë PAA nuk do ta përjashtonte një koalicion paszgjedhor me Partinë Socialiste.

Basha duke mos preferuar një rrjedhje votash, ka vendosur të plotësojë edhe kërkesat e Dukës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje