Rama shuan zërat për një koalicion PD-PS pas zgjedhjeve dhe tregon si si e njohu Bashën, pasi e takoi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij në Fier, ka shuar spekulimet për një koalicion të mundshëm PD-PS pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Mos dëgjoni fare ato që do qeverisin bashkë.

Ne jemi marrë vesh vetëm për një gjë: Ja sheshi ja mejdani, pastaj do vendos populli se kush do mbajë timonin 4 viteve të ardhshme”, tha Rama.

Ai ndërkohë ka ironizuar Lulzim Bashën, duke thënë se pas takimeve, tani e njeh më mirë.

Tani që e njoh dhe nga afër Lulin, ju them harrojeni.

Ka vetëm një fuqi që mund ta bëjë deri në fund shtetin, amanetin e rilindësve dhe dëshmorëve, atyre që dhanë jetën për vendin, dhe kjo është vetëm PS,” tha Rama.

Rama tha ndër të tjera se në jetën e tij nuk e kishte pritur t’i lutej një njeriu sa i është lutur Bashës për ta takuar.

“Edhe ne s’do donim që PS të fitojë zgjedhje pa kundërshtarë, i donin ato karrige për të kontrolluar zgjedhjet nga brenda, bujrum i morën, le të shohin nga brenda se si sillemi ne nga brenda. Ne nuk hyjmë tek ata që shkelin ligjin. 

Ne nuk bëjmë presione. Ne sa herë kemi hyrë në zgjedhje, e kemi marrë nga zemrat dhe mendjet e njerëzve dhe jo duke futur duart në xhepat e tyre.

U bind dhe Luli dhe të tjerët që nuk mund të na, s’ma merrte mendje që do i lutesha një njeriu siç i jam lutur Lulit për ta takuar,” tha Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama shuan zërat për një koalicion PD-PS pas zgjedhjeve dhe tregon si si e njohu Bashën, pasi e takoi”

  1. zi says:

    Ke haruar amanetin e atyre mijrave qe rane,
    ne keto vite [demokracie].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *