REPLIKAT/ Berisha kapet me sheshin “Skënderbej, qytetarët: Lulushi nuk bëri asgjë për 4 vjet

26 Maj 2017, 09:55Sociale TEMA
REPLIKAT/ Berisha kapet me sheshin “Skënderbej, qytetarët:

Në pak ditë, faqja në Facebook e ish kryeministrit Sali Berisha ka marrë ndoshta dozën më të madhe të komenteve negative.

Herën e parë, ndjekësit e tij vërshuan me kritika për fotomontazhin e trenit në formë penisi, kurse sot një tjetër postim i Berishës ka thyer rekordin e negativitetit, sapo ai postoi një foto ku kritikonte sheshin e gjithë shqiptarëve, sheshin “Skënderbej”.

Por ndryshe nga pritshmëritë që Berisha kishte prej ndjekësve të tij në Facebook që të kritikonin sheshin, ata e kanë masakruar sërish me komente negative, duke përgëzuar punën e Bashkisë së Tiranës për projektin e realizuar.

Me dhjetëra komente të cilat kanë mundur që t’i shpëtojnë filtrave që ka vendosur stafi që I administron profilin në Facebook,  shumë prej tyre e kritikojnë se gjatë katër viteve të drejtimit të Bashkisë së Tiranës prej Bashës, sheshi u katandis si mos më keq.

Por nuk kanë munguar as batutat ndaj tij. Një prej miqve virtualë të Berishës ndihet i gëzuar duke i kërkuar ish-kryeministrit që të mos mërzitet, pasi tashmë të gjithë militantët e PD do të kenë një shesh dinjitoz për t’u mbledhur në mitingje ashtu si dikur.

Një tjetër komentues, i kujton ish-kreut të qeverisë që aty ka edhe gurë nga Tropoja, dhe për këtë i kërkon të tregojë më tepër respekt për atë shesh.

6 komente në “REPLIKAT/ Berisha kapet me sheshin “Skënderbej, qytetarët: Lulushi nuk bëri asgjë për 4 vjet”

  1. Populli says:

    C’merreni me kete kerme, mbetje.

    1. Bledi says:

      C’merreni me kete kerme e mbetje qe liberalizoi vizat e na futi ne NATO. Merruni me ate te gjatin qe na nderoi ne NATO me veshjen e tij trendy, ashtu si dikur me gjethen e fikut ne plazh.

      1. Nik says:

        C’merreni me kete kerme qe:

        1. Shiti nafte tek Serbet te vrisnin Kosovaret
        2. Dogji Shqiperine ne 97
        3. Shkaterroi ushtrine e Shtetit Shqiptar
        4. Shaketerroi uzinat e fabrikat
        5. Coi vendin ne lufte civile
        6. Tentoi te merrte me dhune pushtetin ne 98
        7. Vrau popullin ne demostrate

        Ik ore Bled trapi

  2. Arber Iliri says:

    E keqja dhe cudia eshte qe ky personifikim i negativitetit dhe se keqes eshte prezent cdo dite ne media.Marrezi dhe dobesi e mediave.Ky njeri duhet te lutet me dal ne media dhe edhe me pagu e mos botohet.Pa dinjitet e karakter qe llimi i tij eshte vetem me qene prezent.I lodhi njerezit se sa per mua mashtrues e idiote si ky jo qe si lexoj por as i degjoj se ndroj kanalin.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Per shqiptaret duhet “Sheshi Skenderbe”, jo livadhi per te penguar tubimet !

  4. Mitrush says:

    Nuk e kuptoj Pse duhet share dicka e bukur, kur bukur ine nje objekti nuk ja ka dhene injoranca dhe mosdija , por dakortesia e nje diskutimi konstruktiv te artitekteve me taban. Pse duhet te pranojme politike kundershtaresh( me behet mire mua neqoftese ti vret LOPEN e vllait tim ). Pse more ish kryeminister vetem cdo gje e jotja te duket e mire? Bere nje procke kur more pushtetin ne 2005, i vure shkelmin rrethrrotullimit te zogu i Zi me vlere rreth 1.5 milion dollar dhe Pse, sepse Po endertonte kundershtari yt, Edvin Kristaq Rama, sic ke qejf ti thuash ti, dhe qytetaret vuajne per te kaluar tani aty. Mjafte i bete keq me nje politike te poshter ketij vendi, te cilin, meqenese me veprimet e juaja nuk e keni quajtur realisht si vendin tuaj, i q.. nonen, duke e rrjepur ate dhe duke u pasuruar ne menyren me te pangopur te mundeshme. Mjaftememjafteme jepuni kohe sot e tutje qe te ndjejne edhe te tjeret pak qetesi shpirterore large cdo ankthi te ligesise politike apo friskes per te ndjelle vllavrsje, te cilen Edhe bashkejetesa jone e shkelqyer fetare e ka flakur me kohe jasht cdo mundesi per te jetuar me ne. Beni veprime pa fjale te teperta, pa sharje dhe kercenime, fitojani zemren populli tim me begatine qe do jepni, pushtetin merreni per popullin dhe Asoka per vete, sepse Po mendova per te jesh i sigurt qe per ty ka ardue shume here me mire, Megjithate, Zoti na bekofte te gjitheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje