Të enjten u përcollën në varrezat e Babicës në Vlorë, Roland Saliu dhe Mirvjen Hyseni.
Të dy u vranë në kafen e hotel Vlora.
Vrasja bëri shumë bujë për shkak të vendit ku ndodhi, paqartësisë pse ndodhi dhe sidomos sepse të dy ishin të rinj.
Roland Saliu ishte mik i familjes Hyseni.
Ai kishte ardhur të sillte një kasetë për televizionin ku Mirvjen Hyseni ishte pronar.
Afër të dyve luante vajza e Mirvjenit, 5-vjeçarja me biçikletë dhe një shoqe e saj.
Sapo është dëgjuar krisma e parë që ka qëlluar Saliun, Mirvjen Hyseni nuk është fshehur, por është ngritur në këmbë sepse ka menduar se i qëlluan vajzën e vogël, pak hapa larg tij.
Aty, ndaj tij, është zbrazur një karikator.
Vajza e vogël ka lënë biçikletën dhe ka vrapuar te i ati.
Ashtu e kanë gjetur, kur krismat mbaruan, mbi kokën e babit, duke i fshirë gjakun, ndërsa ai, me një buzëqeshje në buzë, që e bija nuk kishte pësuar gjë, ka mbyllur sytë, shkruan Dritare.net.
Me atë buzëqeshje për të bijën, e kanë parë, ata që i qenë pranë, kur pak minuta më pas, dha shpirt.
Dje në varrim, vajza e vogël nuk ishte, pasi është e traumatizuar.
Njerëz të afërt kujdeseshin për të voglën, që nuk pranonte të hiqte pantallonat e lojës, se ishin me gjakun e babit.
Policia ende po kërkon për pistat e vrasjeve.
Zbulimi vështirësohet nga mungesa e kamerave në hotel Vlora, pasi pronari Hyseni, nuk kishte të tillë në hotelin e tij.
Uau..shume dhimbshme dhe shume ngushelluese per te ndjerin. Te pakten ka ikur me dashurine e gjithe botes me vete.
I ndrihte shpirti atje ku eshte.
Ligesia vret ne çdo dite ne çdo ore e ne forma te ndryshme por ne nuk shohim se nuk duam te hapim syte e shpirtit pa na prekur ligesia vet ne Na duhet nje gazetar te na e pershkruaj dhimbjen qe te na hape syte por jo te na levize gjymtyret e te reagojme ky eshte trishtim !
Pune skafistesh se ata ndertuan hotele mbasi ju moren paret kinezeve dhe i hidhnin ne det.Vajza e vogel ska faj po ashtu edhe familja, por mos haroni se jane larje hesapesh brenda llojit!
Gëzohuni, o njerëz, se nuk jetojmë më në komunizëm.
Gëzohuni, se nuk prisni më herët në mëngjes në radhë për qumësht, por prisni radhën e zbrazjes së kartikatorëve mbi trupat tuaj—trupa të mbushur ligësi.
jam ne nje mendje me komentuesin zoteri Adam, te lumte,kemi nevoje per GAZETARE ,qe te na rrefeje e jo per “gazetare” te tipit Fevzo qe kur ben intervisten, ben Policin ,te merr ne pyetje (interesaxhinj!!?)