Shqipëria U19, kualifikohet në gjysëmfinalet e “Lazio Cup”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kombëtarja e Shqipërisë U19 ka fituar ndeshjen çerekfinale për turneun “Lazio Cup” diten e sotme ndaj ekipit slloven, Koper me rezultatin 2-1.

Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Patrik Pasha  në minutën e 25-të pjesës së parë dhe Ines Isufi në minutën e 7 të pjesës së dyte.

Ekipi i drejtuar nga trajneri, Erjon Bogdani, e ka dominuar këtë ndeshje cerekfinale duke bërë paraqitjen më të mirë në këtë turne, kujtojme qe kjo është fitorja e dytë radhazi, pasi fituam të enjten ndaj Fiorentines 1-0.

Ditën e shtunë, 27 maj do të luajmë ndeshjen gjysëmfinale ndaj ekipit të Sampdorias, kjo sfidë do të luhet në orën 11:00.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *