Thirrja e zyrtarit të Bashës për listat e PD: Boll 27 vjet me të njëjtat fytyra, të vjetrit të ikin...!

26 Maj 2017, 12:10Politika TEMA

Kreu i Departamentit të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban në PD, Besnik Aliaj, ka kërkuar të mos i bëhet presion për zgjedhjet e kandidatëve për deputetë ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Sipas anëtarit të kryesisë së PD­së, ka ardhur koha t’u hapet rrugë të rinjve, duke u bërë thirrje të vjetërve në PD të largohen dhe të shohin punën e tyre.

O zotërinj lëruani rrugën të rinjve të pastër me shkollë dhe me përvoja suksesi. Hapni rrugën njerëzve të rinj të talentuar. Boll o njerëz, s’e kuptoni që populli është mërzit me të njëjtat fytyra!

Duan fytyra të reja! Djem e vajza të reja që rrezatojnë dije e pozitivitet! Të pakompromentuar, jo servilë, jo sahanlëpirës, të pakalcifikuar, pakonsumuar, paakuzuar! Nuk flas për kalamaj. Por me përvojë e pa konsum. Të rinj në mendje e shpirt! Boll o njerëz se e bëtë baltë. Ikni në punë private.

Shikoni punët tuaja. Jepni ndonjë ndihmë të sinqertë të korrigjoni sa mundeni mëkatet! Boll! Lëreni Kryetarin të zgjedhë ekipin që do dhe nesër t’i japim meritat e fitores ose përgjegjësitë e humbjes”, shkruan anëtari i kryesisë së PD.

Aliaj i kujton kastës së vjetër se duhet t’i jepet fund me të njëjtat fytyra dhe se fitorja e PDsë vjen vetëm përmes qarkullimit të elitave.

“Demokracia nuk është baras me ju! 27 vjet të njëjtat fytyra! Boll! S’e kuptoni që fitorja e PD dhe Shqipërisë vjen vetëm nga ripërtëritja dhe qarkullimi i elitave jo nga riciklimi i mbetjeve politike! Turp e faqe e zezë!

Në 1992 e 2005 fituam vetëm se u hapëm ndaj të rinjve! S’e mësuat akoma mësimin! Këtu fillon ndryshimi”, shkruan Aliaj.

4 komente në “Thirrja e zyrtarit të Bashës për listat e PD: Boll 27 vjet me të njëjtat fytyra, të vjetrit të ikin…!”

  1. Faro says:

    Po ky udherrefyes ku e fut veten?
    Apo nuk e di?!

  2. lumi says:

    Hiqni Saliun nga lista dhe do jem i pari ate dite qe do anetaresohem ne PD (deri tani jam sanjanes)

  3. iliri says:

    Po ky eshte nje nga fytyrat qe kemi mbi 15 vjet qe e shofim te PD!!

  4. Kujt i kerkon fytyra te reja? says:

    Fytyra me e vjeter ne PD eshte vete Basha. A e kupton z. Aliaj se disa njerez, si rasti i z. Basha lindin pleq, sepse nuk jane te afte te qullosin asgje te mire, por vec tu ngjiten si kulper te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje