Thumbimi i Pike: Gjyqtarët ndikuan në fitimin e La Liga

26 Maj 2017, 16:40Sport TEMA

Gerard Pike është rikthyer sërish me deklarata thumbuese në drejtim të Real Madridit që u shpall kampion i “La Liga”, në një kampionat ku gjyqtarët bën shumë gabime.

Në konferencën për shtyp para finales së Copa del Rey, që Barcelona e zhvillon me Alavesin, Gerard Pike u pyet edhe për gjyqtarët, i cili shpreson që sa më parë teknologjia do të fillojë të përdoret, siç ka thënë ai “për t’i minimizuar gabimet”.

“Ata e kanë fituar kampionatin dhe tashmë duhet të hapim faqen tjetër. Mendoj se teknologjia duhet të përdoret sa më pare”, tha Pike

“A mendoni se me teknologjinë Real Madridi do ta kishte më të vështirë të fitonte? Jo, mund të fitonte sërish, por me teknologjinë minimizohen gabimet dhe ndihmohen gjyqtarët në raste vendimtare. Do të kishte më pak gabime”, shtoi Pike.

“E thash edhe më parë, Real Madridi tashmë ka fituar titullin dhe duhet të hapin faqen tjetër, por nganjëherë ndjejmë se jemi penalizuar”, u shpreh më tej Pike.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje