VIDEO/ Basha fle me makthe nga “Vetting”-u, Rama thirrje demokraëve të mendohen më 25 qershor. “Reklamë” falas Dormeos!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ëndrra që nuk të lënë të zgjohesh i quan kryeministri Edi Rama, zgjedhjet, vettingun si dhe raportin me ndërkombëtarët.

Por këto, nuk janë makthe të tijat, por të liderit të opozitës Lulzim Basha. Kryeministri duket se ka angazhuar stafin e tij për të bërë një video-montazh ironik kundër Partisë Demokratike.

Një person që ironizohet të jetë kreu I PD-së Lulzim Basha është në gjumë dhe shikon ëndrra me vettingun, zgjedhjet dhe ndërkombëtarët që kalojnë mbi cadrën ku opozita shqiptare protestoi për tre muaj kundër qeverisë.

Video është ndërtuar në formën e një reklame satirike, për dyshek Dormeo, që sipas Ramës, ka cilësi për gjumë të shëndetshëm. Kështu – shkruan Rama – “nuk ja vlen me u zgju. Republika e ëndrrave që s’të lënë të zgjohesh”, shkruhet në video.

Ndërsa postimin Rama e ka shoqëruar me një status, ku referuar gjendjes së PD-së që ai shfaq, i bën thirrje demokratëve që të mendohen për kë të votojnë më 25 qershor, në zgjedhjet parlamentare që mbahen në Shqipëri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *