Zyrtare/ Dalin pozicionet dhe emrat e deputeteve nga aleatët e PD, ja kush e kryeson Durrësin

26 Maj 2017, 23:27Politika TEMA

Dita e sotme ka qenë një ditë mjaft intensive për kreun e PD­ Lulzim Basha dhe aleatët e partisë që ai drejton.

Që herët në mëngjes ai nisi të takimet me aleatët për të ndarë marrëveshjen për zgjedhjet e 25 qershorit. Marrëveshja u arrit me 5 aleatë, duke lënë Kreshnik Spahiun jashtë, i cili u tërhoq sot nga politika.

Deri më tani, është konfirmuar Agron Duka i pesti në Durrës nga aleatët.

Përveç kësaj ai ka siguruar edhe 2 mandate të tjera në vende të sigurta, si një në Tiranë dhe një në Fier, përkatësisht Adi Haxhiymeri i 13­-ti dhe Olsi Çukaj i pesti .

Listën e Durrësit e kryeson Oerd Bylykbashi i PD­.

Gjithashtu, sot u zbulua se Vangjel Dule do të garojë në Vlorë, Mediu do jete i pesti në Tiranë së bashku me Dashamir Shehin që garon i 10-­ti. Nard Ndoka do jetë në Shkodër.

Po kështu, Blendi Sulaj i PR do të jetë i 14 në Tiranë ne listen e PD.

Marrëveshja u arrit pas shumë takimesh mes tyre dhe Bashës. I vetmi që dështoi ishte Spahiu, i cili u tërhoq edhe nga politika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje