Bregu demokratëve: Mos u ligshtoni me këto tullumbacet e republikës së re, ta harrojnë se mund të më largojnë nga PD

27 Maj 2017, 15:58Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka reaguar sërisht lidhur me faktin që Basha e la jashtë listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Deputetja ka folur për “News24” në lidhje me këtë vendim të kryedemokratit Basha duke thënë se ajo gjithmonë do jetë me PD-në dhe ta  harrojë kushdo që e kalon nëpër mendje se do të largohem.

Më tej ajo u thotë atyrë që besojnë tek PD që të mos ligështohen me ç’po ju shohin sytë me këto tullumbacet e republikës së re, por të jenë të qetë se ditë më të mira do të vijnë dhe për të pasur ditë sa më të mira nesër duhet të fillojmë ta afrojmë atë ditë duke punuar prej sot sa më shumë.

“Dua t’ju them atyre që besojnë te PD që të mos ligështohen sot dhe e them këtë edhe me shqetësimin e komenteve dhe mesazheve që po marr gjithë ditën. Të mos ligështohen me ç’po ju shohin sytë me këto tullumbacet e republikës së re, por të jenë të qetë se ditë më të mira do të vijnë dhe për të pasur ditë sa më të mira nesër duhet të fillojmë ta afrojmë atë ditë duke punuar prej sot sa më shumë. Unë jam në PD dhe do të jem në PD, ta harrojë kushdo që e kalon nëpër mendje se do të largohem”- tha Bregu.

1 komente në “Bregu demokratëve: Mos u ligshtoni me këto tullumbacet e republikës së re, ta harrojnë se mund të më largojnë nga PD”

  1. sadna babul ka bidai says:

    po kush te tha moj se do ikesh aty do presesh mysafire te forte te shtreses suaj respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje